Laçi - Egnatia

Sport

Superliga luhet në dy ditë, spikat Egnatia - Tirana! Agjenda e javës së 30-të, flasin protagonistët

14 Mars, 13:54| Përditesimi: 14 Mars, 16:07

  • Share

Superliga shqiptare e futbollit është duke përgatitur ndeshjet e raundit të 30-të. Pesë duelet janë të ndara të shtunën dhe të dielën, në orare të ndryshme.

Vllaznia do të presë Skënderbeun në “Loro Boriçi” të shtunën në orën 18:00, ndërsa në po të njëjtën orë Egnatia kryesuese do të përballet me Tiranën në stadiumin “Arena Egnatia”.

Bylis - Laçi është sfida hapëse e të dielës. Ballshiotët presin në shtëpi ekipin e Laçit në orën 15:00. Duke nisur nga ora 18:00 do të zhvillohen dy ndeshjet e tjera të javës së 30-të. Teuta do të udhëtojë drejt “Arenës së Demave”, aty ku do të përballet me Partizanin, ndërsa AF Elbasani do të luajë kundër Dinamos në “Elbasan Arena”.

Para ndeshjes për mediet folën trajnerët e Vllaznisë dhe Tiranës. Thomas Brdaric nuk kërkon ta shohë Skënderbeun nga renditje, teksa Bledi Shkëmbi motivon të tijtë që do përballen me kryesuesit e Egnatias.

"Nuk mendoj se bëhet fjalë për nënvlerësim, kjo është në varësi të faktit sesa janë të përgatitur psikologjikisht lojtarët. Por nëse ke një anë psikologjike të dobët dhe i nënvlerëson të tjerët, atëherë është faji yt. Objektivi jonë është ta përgatisim si duhet ndeshjen, të bëjmë presingun tonë dhe të implementojmë idetë tona tek lojtarët për ta fituar këtë ndeshje", tha Brdaric i Vllaznisë.

"'Lufta' vijon, këtë javë kemi një kundërshtar të fortë, me një skuadër që nuk ka prishur atë që po ndërton dhe për mënyrën si luan, kërkon respektin maksimal. Jemi përgatitur, shpresojmë shumë që të kemi edhe fatin me vete. Në fakt kemi probleme fizike, vijon Abah dhe Rafa, sot është stërvitja e fundit për të parë kush mundet dhe kush jo", tha trajneri i Tiranës, Shkëmbi.

Superliga, raundi 30-të:

E shtunë, 15 mars 2025

18:00 Vllaznia - Skënderbeu

18:00 Egnatia - Tirana

E diel, 16 mars 2025

15:00 Bylis - Laçi

18:00 Partizani - Teuta

18:00 AF Elbasani - Dinamo

Renditja:

Ora 16:05
Tirana rrezikon mbijetesën, Shkëmbi para Egnatias: 'Lufta' vijon, kundërshtari me lojtarë që bëjnë diferencën


Egnatia - Tirana është një nga sfidat e raundit të 30-të në Superligë. Ndeshja merr jetë të shtunën e 15 marsit në orën 18:00 në "Egnatia Arena" të Rrogozhinës.

Sfida është komentuar edhe nga trajneri Bledi Shkëmbi i Tiranës, që motivoi të tijtë duke thënë se "lufta" për të arritur objektivin minimal vijon. Korçari u ndal edhe te dëmtimi i Abah dhe Rafa.

Sa i takon rivalëve, Shkëmbi vlerësoi Egnatian dhe tha se kanë elementë që bëjnë diferencën.

“Në fakt mund ta quajmë pozitiv barazimin, 'lufta' vijon, këtë javë kemi një kundërshtar të fortë, me një skuadër që nuk ka prishur atë që po ndërton dhe për mënyrën si luan, kërkon respektin maksimal.

Jemi përgatitur, shpresojmë shumë që të kemi edhe fatin me vete. Në fakt kemi probleme fizike, vijon Abah dhe Rafa, sot është stërvitja e fundit për të parë kush mundet dhe kush jo, e kam thënë shumë herë që nuk duhet të ketë justifikim, atyre që iu jepet mundësia të japin maksimumin.

E kam thënë gjithmonë që ka presion, ndryshojnë objektivat, është te të dyja skuadrat, duhet të bëjmë maksimumin për të kaluar këtë situatën ku jemi. Egnatia është më e qetë, lufton për vendin e parë, i falen dhe gabimet, ne nuk e kemi atë luks dhe duhet të jemi shumë të përqëndruar.

Tirana duhet të jetë më e përqëndruar se në çdo ndeshje, në të dyja fazat e lojës, te rastet që krijojmë, te rastet që mbrojmë duhet të jemi të përqëndruar pasi Egnatia ka lojtarë që bëjnë diferencën dhe të ndëshkojnë nga momenti në moment”, tha Bledi Shkëmbi për mediat.

Me 53 pikë Egnatia kryeson Superligën, ndërsa Tirana me 30 pikë ndodhet në pozitën e tetë dhe rrezikon qëndrimin në elitë.

Ora 15:08
Përballen me Skënderbeun, Brdaric: Mos i shohim nga renditja, Vllaznia në fushë për tri pikë


SHKODËR - Vllaznia dhe Skënderbeu luajnë të shtunën e 15 marsit në "Loro Boriçi" të Shkodrës për raundin e 30-të të Superligës, ndeshje që merr jetë në orën 18:00.

Në prag të takimit për mediet foli Thomas Brdaric, trajneri i Vllaznisë. Ai u ndal te aspekti psikologjik dhe përqëndrimi për kundërshtarin që kanë përballë, paçka vendit që mban në tabelën e klasifikimit.

“Nesër është për t’u luajtur një ndeshje për të cilën duhet të jemi sa më të përgatitur, por mendoj se nuk ka shumë lidhje se në cilin vend renditet në kampionat kundërshtari jonë i rradhës. Nuk ka rëndësi nëse ndodhet në fund, në mes të tabelës apo në vendet e para, ne kemi të njëjtin plan për ndeshje ashtu si çdo herë tjetër dhe do të futemi në fushë vetëm për fitore.

Prandaj edhe për ndeshjen e nesërme nuk ndryshon asgjë në këtë drejtim. Nuk mendoj se bëhet fjalë për nënvlerësim, kjo është në varësi të faktit sesa janë të përgatitur psikologjikisht lojtarët.

Por nëse ke një anë psikologjike të dobët dhe i nënvlerëson të tjerët, atëherë është faji yt. Objektivi jonë është ta përgatisim si duhet ndeshjen, të bëjmë presingun tonë dhe të implementojmë idetë tona tek lojtarët për ta fituar këtë ndeshje", tha trajneri i Vllaznisë mes të tjerash.

Me 50 pikë Vllaznia mban vendin e tretë, ndërsa Skënderbeu me 27 pikë renditet në vendin e fundit.

S.Dh/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Zgjedhjet e 11 majit, cila listë e kandidatëve iu bind më shumë?