Politikë

Rama: Starmer, vizitë zyrtare në Shqipëri! Nesër gongu zyrtar i fushatës! Do shohim kush zbret e kush bie më 11 maj! ‘Parashikon’ rezultatin: Do e shënoj sërish te lokali në Kuç

10 Prill, 08:22| Përditesimi: 10 Prill, 11:20

  • Share

TIRANË- Jo vetëm presidentin francez Emmanuel Macron, por për herë të parë Shqipëria do të presë në një vizitë zyrtare një kryeministër britanik. Në komunikimin live me ndjekësit, kryeministri Edi Rama bëri me dije se homologu i tij britanik, Keir Starmer do të vijë për një vizitë zyrtare në Tiranë, para samitit të Komunitetit Politik Europian që do të mbahet në vendin tonë më 16 maj.

Rama tha se për herë të dytë në Shqipëri kthehet në një vizitë zyrtare edhe presidenti francez Emmanuel Macron, vizitë që do të përkojë në mes të muajit maj, në ditët kur në Tiranë zhvillohet edhe samiti, në të cilin do të marrin pjesë liderët më të rëndësishëm të Evropës.

"Të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë. Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale. Hera e parë që vjen një kryeministër britanik. Hera e parë që një president i Francës, do të vijë përsëri dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë.", tha Rama. 

Duke u ndalur te situata e brendshme, Rama tha se nesër do të bjerë gongu zyrtar i fushatës për zgjedhjet e 11 Majit. Kreu i qeverisë u shpreh se do të nisin një cikël takimesh me fuqinë e tyre kryesore, që janë gratë dhe vajzat.

"Nesër është dita e rënies së gongut zyrtar të fushatës së 11 majit dhe ndryshe nga të gjitha herët e tjera, nesër do ta nisim fushatën zyrtare me një cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë dhe natyrisht që në këtë cikël takimesh që do të zhvillohen në të njëjtën kohë, ne do të jemi së bashku me fuqinë tonë kryesore që janë gratë dhe vajzat.”, tha Rama.

Kryeministri nuk kurseu ironinë edhe ndaj këshilltarit amerikan të PD, Chris LaCivita, teksa një komentues e pyeti se “sherifi po zbret në qytet’. Rama tha se zgjedhjet po afrohen dhe do të shihet qartë se kush do të zbresë dhe kush do të bjerë më 11 Maj, duke shprehur edhe njëherë bindjen e triumfit të partisë së tij.

“Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, u shpreh shkurtimisht kryeministri Rama.

Rama shënjestroi edhe partitë e reja, të cilave iu referohet si “moçalishte”. Sipas tij, si Sali Berisha dhe as këto parti të reja nuk mund të bëjnë më mirë sesa PS për vendin, pasi edhe ata sillen me të njëjtën mënyrë dhe me të njëjtën gjuhë si e shkuara.

“Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak.”, tha Rama.

Në fund, në përgjigje të një pyetjeje nëse do të marrë 77 deputetë, Rama solli në vëmendje “Memorandumin e Kuçit”, teksa tha se mund të marrin më shumë se kaq, dhe se rezultatin do ta shkruajë te lokali si në vitin 2021.

"Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë."

Ora 09:21
‘Kurrë mos votofshi për mua dhe PS’- Rama për Berishën: Si mund të shkohet pas një të roituri që i fiket llamba tre herë në ditë?! 77 deputetë? Mundet edhe më shumë

 

Kryeministri Edi Rama thotë se qytetarët nuk duhet të votojnë kurrsesi për Sali Berishën ndërsa bëri edhe një “parashikim” të rezultatit që pritet të marrë më 11 Maj. Në përgjigje të një pyetjeje nëse do të marrë 77 deputetë, Rama tha se mund të jenë edhe më shumë se kaq.

Kreu i qeverisë theksoi gjithashtu se rezultatin do ta shkruajë në lokalin në Kuç si në vitin 2021.

“Pse si, ngaqë ky vend po vdes për bukë, është zero, narkoshtet. Si mund t’i hani këto idiotësira. Ore mos votoni kurrë për mua e PS, por si mund të shkoni pas një të urituri që i fiket llampa tre herë në dit tanimë se edhe mosha bën të veten. Që i ka sjellë këtij vendi halle, rrëmuja e turbullira. Se kuptoj se çfarë kërkoni? Doni më mirë e më shumë është normal. Rrini në shtëpi por të dalësh e të hedhësh votën në kënetë uaa. Do të fitosh 77 deputetë? Nuk e dimë, mund të jenë edhe më shumë. Do ta shkruaj atje te lokali në Kuç ku herën e kaluar kam lënë rezultatin. Do të shkoj prapë dhe do të shkruaj rezultatin më 11 Maj. I keni parë çdo natë celulat e PS. Ne punojmë ditë natë, jemi me njerëzit, komunikojmë. Nuk është këtu populli, sa veta po na ndjekin live.", u shpreh Rama.

Ora 09:14
‘Ndërtuam aleancat më të forta ndonjëherë’, Rama njofton vizitën e Keir Starmer: Kryeministri britanik do të vijë para samitit

Kryeministri Edi Rama njoftoi se kryeministri britanik Keir Starmer do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Shqipëri para Samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të mbahet me 16 maj në Tiranë.

Kreu i qeverisë tha se do të jetë hera e parë që një kryeministër britanik do të zhvillojë një vizitë zyrtare në vendin tonë, përveç vizitës bilaterale së Tony Blair në qytetin e Kukësit.  

Rama tha se vendi ynë ka arritur të krijojë aleancat më të forta ndonjëherë.

“Këtë vend e ndërtuam dhe po e ndërtojmë së bashku me shumë njerëz, dhe falë aleancave që kemi ndërtuar. Kemi ndërtuar aleancat më të fortat që ka pasur Shqipëria ndonjëherë, më të fortat të Perëndimit, qoftë në Lindje, qoftë me botën demokratike perëndimore apo me atë arabe. Qoftë me BE, apo Turqinë, me SHBA, me Emiratet e Bashkuara, kështu që kanë ndihmuar dhe ndikuar. Nuk i ka pasur Shqipëria këto aleanca, i ka pasur në letër dhe teorike. Të shohësh vizitat që bëhen sa e sa krerë shtetesh kanë ardhur për herë të parë. Pas një muaji do të vijë në vizitën e parë zyrtare, e ka kërkuar të vijë përpara samitit kryeministri britanik. Asnjëherë nuk ka ardhur një kryeministër britanik për një vizitë zyrtare, ka ardhur vetëm njëherë Tony Blair për të shkuar në Kukës, ishte vizitë bilaterale. Hera e parë që vjen një kryeministër britanik. Hera e parë që një president i Francës, do të vijë përsëri dhe ka pasur plot të tjerë që kanë ardhur për herë të parë.", tha Rama. 

Ora 09:05
‘Këneta, zero shanse të bindë shumicën’, Rama: Cili mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi apo moçalishtet e reja që flasin të njëjtën gjuhë

Kryeministri Edi Rama tha se dikur në Shqipëri numëroheshin me gishta turistët dhe se ata pak që vinin, flisnin keq për vendin. Në komunikimin me ndjekësit në Facebook, kreu i qeverisë shtoi se këneta do ta ketë të vështirë të bindë shumicën se nuk është kënetë, dhe se asnjë prej tyre nuk mund t’i bëjë gjërat më mirë se ai dhe PS.

Sipas Ramës, edhe partitë e reja, të cilave iu referohet si “moçalishte”, kanë të njëjtën gjuhë si të Sali Berishës.

“Lavdi zotit vinin shqiptarë nga Kosova dhe RMV që mbanin të gjallë turizmit, se të huajt numëroheshin me gishtat e dorës dhe flisnin keq për Shqipërinë për llumin që ishte këtu. Kjo zero zero zero, në fakt është zero shanset që ka këneta që të bindi shumicën që nuk është kënetë. Prandaj vetëm humb, humb, humb. Unë e kuptoj se pse ata që janë në krye të punëve të kënetës, pse bufi i kënetës meritojnë të humbin. Pse meriton ti të humbësh, të rrish ti atje dhe të bëhesh qesharak.

Pse një shqiptarë i zakonshëm duhet të rrijë në një pozitë qesharake dhe të mbyllë sytë dhe të mos shikojë gjërat që duken. Nuk po them që të mos qesharak, të biesh dakord me mua. Por faktet janë fakte. Mund të ishin gjërat më mirë, por kush është këtu që mund t’i bëjë gjërat më mirë? Bufi i kënetës apo moçalishtet e reja që bëjnë të njëjtat lloje zotimesh, të njëjtën gjuhë, të njëjtat metode, mllef e mllef. Nuk ka. E ke mundësinë të mos bëhesh qesharak.”, tha Rama.

Ora 09:00
‘Noc rrokun do marrësh’, Rama i përgjigjet komentuesit: Prisni edhe 30 ditë, do dilni shumë të të trishtuar më 11 maj

 

Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi në rrjetet sociale, i cili i tha se më 11 maj do marrë noc rrokun. Kreu i qeverisë i tha se duhet të presin edhe 30 ditë për të parë rezultatin e zgjedhjeve, duke theksuar se më 11 maj do të dalin të trishtuar.

“Mos e cysni nocin se sa më shumë e cysni aq më shumë do t’iu dhëmbë më 11 maj. Mos e cysni se do të dilni shumë të trishtuar nga 11 maji. Ju keni të drejtën të mendoni ashtu siç mendoni, keni të drejtën të ëndërroni se më 11 maj do keni popullin me vete. Ju me popullin dhe shumicën e popullit shqiptar nuk keni përputhje me mënyrën si i shihni gjërat. Populli shqiptar nuk kthehet më mbrapa. Prisni, duroni 30 ditë dhe pastaj do ta shihni se kujt do t’i trokasë noci te dera. Kujt do ti shfaqet”, tha Rama.

Ora 08:53
‘Sherifi do zbresë në qytet’, Rama ironizon LaCivitan: Erdhën zgjedhjet, do shohim kush do zbresë e kush do bjerë

Kryeministri Edi Rama, në bashkëbisedimin me ndjekësit në rrjete sociale, komentoi edhe drejtuesin e fushatës së PD, Chris LaCivita.

Në përgjigje të një komentuesi që i shkroi se ‘sherifi po zbret në qytet’, lidhur me fushatën që pritet të hapë PD të premten, kreu i qeverisë tha me ironi se do shihet se kush do të zbresë dhe kush do të bjerë për zgjedhje.

“Nuk po bëj asnjë koment sepse erdhën zgjedhjet e do ta shohësh kush do të zbresë e kush do të bjerë”, u shpreh shkurtimisht kryeministri Rama.

Ora 08:41
‘Paga mesatare është rritur dy herë’, Rama: Janarin që vjen, minimalja do të shkojë 500 euro

Kryeministri Edi Rama thotë se paga  minimale do të shkojë 500 euro janarin e vitit që vjen. Në komunikimin me ndjekësit live  në rrjete sociale, kreu i qeverisë iu përgjigj një komentuesi që i shkruante se kishte premtuar rritje pagash, por nuk ka bërë gjë.

Sipas Ramës, paga mesatare e përgjithshme është rritur dy herë.

“Nëse ka një gjë që është shumë evidente, është pikërisht rritja e vazhdueshme e pagave në Shqipëri që ka impaktuar fort edhe rritjen e pagave në sektorin privat, ku sot ne kemi një pagë mesatare të kombinuar me sektorët publikë dhe sektorin privat, 830 euro. Kur ne morëm detyrën, paga mesatare në sektorin publik ishte 372 euro në vitin 2024 u mbyll viti sipas INSTAT dhe jo sipas meje, me një pagë mesatare 1000 euro.

Ndërsa bazuar në këtë, është shumë e qartë që paga mesatare në Shqipëri vitin 2030 do të jetë 1250 euro në sektorin publik dhe  1000 euro paga e kombinuar, që do të thotë që jemi në kushtet kur paga mesatare e përgjithshme e kemi rritur më shumë se sa dy herë e gjysmë. Ok? Kështu që nuk e di se për çfarë flet kur flet për rrogat siç i quan ti ose pagat siç i them unë, por jemi pikërisht në këto shifra dhe arsyeja pse ne votohemi masivisht, është se kur unë i them gjerat që janë atje në realitet, atje në realitet ka një numër të madh njerëzish që ato gjëra i kanë para syve, i kanë të prekshme, pra kur unë them që paga minimale për shembull ishte 157 euro, dhe është 400 euro atëherë ata që e kanë pagën minimale e dinë shumë mirë se çfarë flas apo kur them që ne në qershor do t’u përcjellim kompanive që paga minimale do të bëhet 500 euro  në janarin e ardhshëm se do një fazë, natyrisht ambientimi me një risi për të bërë planet e veta të reja çdo kompani, njerëzit e dinë, ata që i marrin këto paga e dinë.”, u shpreh Rama.

Xh.D/I.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arben: 10/04/2025 10:32

    Jo vetem 77 por 140! PS duhet te eleminoje perfundimisht kundershtaret e Shqiperise ne keto zgjedhje! Sepse Shqiperia eshte Edi Rama dhe Edi Rama eshte Shqiperia! Nuk ka vend per te tjere!

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 10/04/2025 09:35

    E përgëzoi KM E.Rama për DURIMIN, QETËSINË,SAKTËSINË..në përgjigjen e pyetjeve TENDENCIOZE të militantëve Berishist..të cilët pyesin,Mallkojnë,Urrejnë,Shpifin me të njëjtën GJUHË SHPELLARI.! Unë-besoi edhe 90 % e popullit e ka ndar mëndjen që në 11 MAJI do votojnë PS & E.RAMËN që po kërkon të radhiti Shqipërinë në BE dhe JO PD & TË KORRUPTUARIN E MADH DHE MINUESIN E DEMOKRACISË SB,i cili ka dal hapur KUNDËR SHBA,BE PËR DEEJTËSINË E RE,etj.!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Fushata për 11 majin, a i besoni premtimet e partive politike?