TIRANË- Tirana u trondit pasditen e sotme nga vrasja e një gjyqtari brenda sallës së gjyqit në Apelin e Tiranës. Gjyqtari Astrit Kalaja, me një karrierë 32-vjeçare në sistemin e drejtësisë, ishte në krye të detyrës, duke shqyrtuar një çështje pronash, kur një nga personat palë në proces ka qëlluar me armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë që ishin në gjyq. Fatkeqësisht, gjyqtari Kalaja nuk i ka mbijetuar dot plagëve dhe ka humbur jetën brenda në sallën e gjyqit.
Të plagosur kanë mbetur babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj. Njëri prej tyre, i është nënshtruar një operacioni, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Forca të shumta policie mbërritën në vendin e ngjarjes dhe arrestuan autorin e dyshuar Elvis Shkambi, 30 vjeç, duke i sekuestruar edhe armën e krimit
“Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces). Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën”, informoi Policia e Tiranës.
Dinamika e ngjarjes
Gjyqi për çështjen e pronave nisi rreth orës 14:00 të mesditës së sotme, 6 tetor. Seanca në Apelin e Tiranës zgjati për rreth 1 orë e gjysmë, ndërsa në fund të saj gjyqtari shpalli vendimin. Gjon Shkambi, xhaxhai i autorit, humbi gjyqin, pasi gjyqtari Kalaja vendosi në favor të palës tjetër. Autori i cili ka qenë me armë me vete në sallën e gjyqit, duket qartë se e kishte një plan të mirëmenduar, dhe sapo është shpallur vendimi ka qëlluar më armë në drejtim të tij dhe dy personave të tjerë.
Autori Elvis Shkambi ka pranuar autorësinë e krimit, ndërsa mbetet e paqartë se si i riu arriti që të futej brenda në sallën e gjyqit i armatosur, duke ngritur kështu alarmin për një dështim të masave të sigurisë në një prej institucioneve më të rëndësishme të drejtësisë. Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private dhe jo nga Policia e Shtetit. Burimet i thanë Report Tv dhe Shqiptarja.com se dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia.
Motivi i ngjarjes
Familjarë të autorit Elvis Shkambi janë prej vitesh në proces gjyqësor për një pronë në Shkodër. Xhaxhai i tij, Gjon Shkambi, pretendonte një truall në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.
Konflikti për pronën zvarritet gjyqeve prej disa vitesh tashmë, madje Gjon Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe nëpër media. Sipas pretendimit të xhaxhait të tij vite më parë, Gjon Shkambit, ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit. Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.
Lajmi në përditësim....
Gjyqtari Astrit Kalaja
Report Tv zbardh detaje të reja nga vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja. Autori Elvis Shkambi ka qenë brenda në sallë në seancën gjyqësore që ka nisur rreth orës 14:00, ku vetë ai ishte palë në një gjyq për çështje pronash.
Gjyqtari ka dhënë vendim në favor të të plagosurve, dhe jo të tij. Pas përfundimit të vendimit gjyqtari ka dalë në korridor ku është qëlluar nga autori. Ky i fundit menjëherë armën ia ka dhënë rojës së sigurisë së gjykatës. Pas kësaj ai ka dalë te dera e gjykatës ku i ka thënë patrullës së policisë që unë jam autori.
30-vjeçari Elvis Shkambi, i cili vrau gjyqtarin e Apelit, Astrit Kalaja, ka pranuar autorësinë, bëjnë me dije burime për gazetarin e Report Tv, Sokol Dema.
Policia e Tiranës ka njoftuar se ka sekuestruar armën që u qëllua për vdekje gjyqtari Astrit Kalaja.
Blutë gjithashtu theksojnë se autori i dyshuar Elvis Shkambi u kap menjëherë pas krimit ddhe ndodhet në ambientet e Drejtorisë Vendore e Policisë Tiranë.
"Rreth orës 15:40, në ambientet e Gjykasekuestrohet arma e krimittës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, gjatë një procesi gjyqësor, dyshohet se shtetasi E. Sh., 30 vjeç (palë në proces) ka qëlluar me armë zjarri drejt gjyqtarit, shtetasit A. K., dhe shtetasve R. K., 65 vjeç dhe E. K., 45 vjeç, atë e bir (pala tjetër në proces).
Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A. K. dhe janë plagosur shtetasit R. K. dhe E. K, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Shërbimet e Policisë me marrjen e njoftimit kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e DVP Tiranë, të autorit të dyshuar, shtetasin E. Sh., si dhe kanë sekuestruar armën e krimit.
Në vijim do të jepet informacion më i plotë për ngjarjen", njoftoi sot policia.
Një person i vrarë dhe dy të tjerë të plagosur është bilanci i ngjarjes së rëndë të ndodhur në Gjykatën e Juridiksionit të Përgjithshëm të Apelit në Tiranë.
Autori Elvis Shkambi 30 vjeç, tashmë i arrestuar dhe arma e të cilit është sekuestruar, ka patur një konflikt për pronën në gjyq. Xhaxhai i tij pretendonte një pronë në zonën e Shkodrës, sipas të cilit ia kishin uzurpuar.
Konflikti për pronën zvarritet gjyqeve prej disa vitesh tashmë, madje Gjon Shkambi e kishte denoncuar historinë edhe nëpër media.
Sipas pretendimit të xhaxhait të tij, Gjon Shkambit, ai thoshte se kishte fituar në Shkallën e Parë, ndërsa Apeli ia ka kthyer për rigjykim, pasi në dosje i mungonin dy proces-verbale dhe akti i ekspertimit.
Ai pretendon se pala tjetër me dokumente të falsifikuara vazhdon të qëndrojë në ndërtesën e Gjonit.
Prona për të cilën bëhet fjalë është Shkolla e Rezervave në Shkodër, pronësinë e të cilës e pretendon familja Shkambi. Në atë godinë banojnë edhe 30 familje të tjera, të cilat Gjon Shkambi (xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit) kërkonte të nxirreshin jashtë, sepse sipas tij, qëndronin aty pa të drejtë, e kishin zaptuar dhe shfrytëzonin pronën e tij.
Gjyqi për pronën mendohet të ketë qenë edhe shkak i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja, ku mbetën të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir,të cilët ishin pala tjetër në këtë proces gjyqësor për pronën.
Rakip dhe Ervis Kurtaj, janë babë e bir që mbetën të plagosur pasi një person qëlloi me armë brenda në sallën e gjyqit në Apelin e Tiranës, bëjnë me dije burime për Report Tv. I vdekur mbeti gjyqtari Astrit Kalaja.
Një vrasje me armë brenda Gjykatës së Apelit Tiranë ka tronditur sot vendin, ku mbeti i vrarë gjyqtari Astrit Kalaja.
Ngjarja konsiderohet tepër e rëndë, pasi kanë dështuar të gjitha masat e sigurisë brenda gjykatës, se si është e mundur që autori Elvis Shkambi u fut i armatosur brenda gjykatës.
Ajo që dihet deri më tani është fakti që Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm ruhet nga polici private.
Siç bëhet me dije nga burimet për Shqiptarja.com, dyshohet se nuk kanë funksionuar detektorët metalikë, duke mos kapur armën, që tashmë është sekuestruar nga policia. Edhe autori është arrestuar.
Dy prokurorë të SPAK kanë mbërritur në ambientet e Apelit të Tiranës, për të hetuar vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja.
Astrit Kalaja
Gjyqtari Astrit Kalaja i cili u qëllua për vdekje ditën e sotme gjatë një seance gjyqësore në Gjykatën e Apelit të Juridksionit të Përgjithshëm në Tiranë, është emëruar si gjyqtari në vitin 1993.
Gjyqtari i karrirerës Kalaja gjatë jetës së tij ka shërbyer edhe si Zv.Kryetar i Gjykatës së Apelit Shkodër, gjyqtar pranë kësaj gjykate dhe gjyqtar pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër.
Kalaja u konfrmua në detyrë në vitin 2019 duke kaluar procesin e Vettingut.
Gjyqtari Astrit Kalaja
Elvis Shkambi, 30 vjeç, është autori vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja. Ai është futur i armatosur në sallën e gjyqit dhe ka qëlluar drejt gjyqtarit.
Gjyqtari i Gjykatës i Gjykatës së Apelit të Tiranës, Astrit Kalaja, ndërroi jetë pasi u qëllua me armë. Sipas informacioneve Kalaja ishte pa shenja jete kur mbërriti në Spitalin e Traumës.
Gjyqtari Kalaja mbeti i plagosur rëndë fillimisht nga sulmi me armë brenda gjykatës, e ndërroi jetë në spital.
Dy persona të tjerë kanë mbetur gjithashtu të plagosur nga sulmi me armë në Gjykatën e Apelit Tiranë.
Shqiptarja.com mëson se përveç gjyqtarit Astrit Kalaja i cili ishte objekt i sulmit nga autori i armatosur, kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e bir, të cilët ishin palë në procesin gjyqësor.
Që të tre janë paraqitur në spital. Megjithatë, dy të plagosurit e tjerë mësohet se ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë, autori është arrestuar dhe arma i është sekuestruar.
Komente

SHTET PA SHTET...PARA FUTJES NE GJYKATE DUHET TE KONTROLLOHEN NJEREZIT PER ARME...SIC E KA BOTA...VENDOSET NJE PERSON DHE APARATURA PER ZBULIM METALESH..SIC JANE NE AEROPORT...
Përgjigju