‘Tempulli 2’/ 'A ke zero treshe?', Report Tv zbardh përgjimet, si ra shpërndarësi i drogës në grackën e agjentit të infiltruar

25 Janar, 11:05| Përditesimi: 25 Janar, 20:52

  • Share

Përpos dijenisë nga agjentët e Antidrogës se individë të caktuar janë shpërndarës të lëndëve narkotike me doza, të cilët e kishin kthyer në treg edhe prej 20 vitesh, asgjë nuk i është lënë rastësisë në operacionin “Tempulli 2”, duke përdorur edhe blerjen e drogës përmes veprimeve simuluese, për të siguruar prova faktike të veprimtarisë kriminale.

Të gjitha urdhër-ekzekutimet në Tiranë janë të provuara me blerje të simuluara, në disa prej tyre jo vetëm një por edhe dy herë. I tillë është rasti i 28-vjeçarit Rubens Huqi, i cili ra në pranga pasi u provua se kishte bërë “kërdinë” në shitje kokaine në bazën e tij të aktivitetit, kryesisht në Rrugën e Durrësit. Agjentit të infiltruar “X”, Huqi përpiqet t’i bëj reklamë mallit të tij, aq sa e quan edhe “yll”, komunikimin e të cilëve Report Tv ka arritur të siguroj.

Takimi mes tyre ka ndodhur rreth orës 21:45 të 03 nëntorit të vitit të shkuar, edhe pse, në fakt, Rubensi e la në pritje më shumë se ç’ duhet djalin që nuk kishte asnjë ide se po i bënte gropën.

Rubens Huqi: O vlla me makinë isha e lashë në lagje se do iki një shoku im për një porosi e ti e di si janë or burr.
Agjenti: Ej po ti kam një orë tu prit or burr me rob shpie.
Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.

Por, nëse Rubensi e ka “yll”, Besjon Tafa nga ana tjetër e ka “super tritol” mallin.

Besjon Tafa: O vllai këtë e ke super tritol, nuk e di çar ke pi mrom, as ku e ke pi?
Agjenti: Ma jep ta shof...
Besjon Tafa: Kaq di me të thon vllai jot, se të gjithë për të veten thonë që e kanë të mirë.
Agjenti: Po pra po!

Kjo mënyrë dokumentimi e shitjes së lëndës narkotike ka funksionuar për operacionin “Tempulli 1” në fillim të vjeshtës 2023, pasi të gjithë vijojnë të jenë në masën “arrest në burg”. Ndërkohë, nëse Gjykata e Tiranës liroi vetëm 2 gra nga totali i masave të dhënë të mërkurën, në Korçë gjykata la në burg 11 të parët që dolën para togave të zeza, njëjtë si në Vlorë dhe në Durrës.

Përgjimet

Rubens Huqi: A ta ka lënë Mizi kët numrin ty?

Agjenti: Aaa?

Rubens Huqi: Igli ta ka lën kët numrin?

Agjenti: Po, car bone ti?

Rubens Huqi: Hic... (Nuk kuptohet)... se u ngatërrova në mjes me mizin anej

Agjenti: A

Rubens Huqi: Jo mo e kom lon një pronari unë o vlla po se di.

Agjenti: Jo dje po pardje isha unë. Dje dje

Rubens Huqi: Dentisti? A ta ka dhënë ai dentist?

Agjenti: Igli pra.

Rubens Huqi: Po ai të jep se... (Nuk kuptohet).

Agjenti: Po sis po a të thash Igli.

Rubens Huqi: Po pra ik hajt, notën.

Agjenti: Hajt

Rubens Huqi: Ma boj hallall... (nuk kuptohet)...

Agjenti: Ku...(nuk kuptohet)... S'ishe me makinë?

Rubens Huqi: O vlla me makinë isha e lashë në lagje se. Do iki një shoku im për një porosi e ti e di si janë or burr thon ktu.

Agjenti: Ej po ti kam një orë tu prit or burr me rob shpie.

Rubens Huqi: Tani pret gjys ore. Po për zotin bona nji tjetër se e di që ke një orë se e di kur ke shkrujt po her tjetër lajmëro gjys ore para.

Agjenti: po po mor po e kisha dhe me nxitim zero treshe e ke?

Rubens Huqi: Zero katshe

Agjenti: Zero katshe?

Rubens Huqi: Zero katshe e ke yll... (nuk kuptohet)...mos do me ngel më shumë. Ika lac

Agjenti: Mir vlla.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • polici: 25/01/2024 16:17

    JO.JO.NUK KAM ZERO TRESHE,, POR KAN NJE CIFTE PRANGASH TE REJA FRINGO...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?