Foto: Pistoleta e zbuluar brenda një qeseje

Kronikë

Tentativa e vetëvrasjes në Vlorë, gjendet pistoleta me të cilën 17-vjeçarja qëlloi veten në shtëpinë e gjyshërve

17 Korrik, 14:55| Përditesimi: 17 Korrik, 15:04

  • Share

Tre ditë pas ngjarjes së rëndë në Vlorë ku një 17-vjeçare tentoi vetëvrasjen, uniformat blu kanë gjetur armën e zjarrit tip pistoletë.

Arma dyshohet se është përdorur nga 17-vjeçarja, me të cilën qëlloi veten në kokë, duke mbetur e plagosur.

Pistoleta u gjet brenda një qeseje dhe ishte hedhur mes një grumbulli materialesh të ndryshme shtëpiake pranë banesës së gjyshërve të 17-vjeçares.

Krimi ndodhi në shtëpinë e gjyshërve të adoleshentes, e për këtë arsye, gjyshi i 17-vjeçares është nën hetim në gjendje të lirë për armëmbajtje pa leje.

Po kështu, sipas policisë, arma ishte fshehur nga familjarët e vajzës pas ngjarjes së rëndë.

Ndërsa babai i 17-vjeçares është arrestuar dhe sot u la në “arrest në burg” nga Gjykata e Vlorës, për dhunë në familje. Kjo pasi dyshohet se vajza e ndërmorri aktin ekstrem pas dhunës nga babai dhe konflikteve të vazhdueshme me të.

Sa i përket 17-vjeçares, ajo ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Njoftimi i Policisë Vlorë:

Vlorë/Gjendet dhe sekuestrohet arma e zjarrit që dyshohet se u përdor nga 17-vjeçarja në tentativën për vetëvrasje.

Në vijim të hetimeve për ngjarjen e ndodhur më datë 14.07.2025, në lagjen “Kushtrimi”, ku një 17-vjeçare mbeti e plagosur rëndë pas tentativës për vetëvrasje me armë zjarri, u bë e mundur gjetja dhe sekuestrimi, në cilësinë e provës materiale, i armës së zjarrit pistoletë, e cila ishte hedhur në një vend grumbullimi materialesh të ndryshme shtëpiake, pranë banesës së gjyshërve të të miturës dhe ndodhej brenda një qeseje plastike.

Arma e sekuestruar do t’i dërgohet Institutit të Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme, me qëllim dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet shtesë iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

V.GJ /ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?