Kronikë

Vajza tentoi vetëvrasjen me armë, Gjykata e Vlorës lë në burg babain e 17-vjeçares

17 Korrik, 10:35| Përditesimi: 17 Korrik, 10:40

  • Share

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e sigurise arrest në burg për babain e 17-vjeçares që tentoi vetëvrasjen me armë 3 ditë më parë në Vlorë.

I ati akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje” dhe “Shkaktim i vetëvrasjes”.

Gjatë seancës është kërkuar një masë më e lehtë sigurie për 43-vjeçarin, por gjyqtari Bevil Beqiraj ka pranuar kërkesën e Prokurorisë duke përcaktuar masën shtrënguese arrest në burg.

Ngjarja e rëndë ndodhi vetëm pak ditë më parë në Vlorë, ndërsa 17-vjeçarja qëlloi veten me pistoletë në kokë në banesën e gjyshit të saj.

Adoleshentja ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë.

Nën hetim për ngjarjen është edhe gjyshi i vajzës, i cili akuzohet për armëmbajtje pa leje, ndërsa policia vijon kërkimet për gjetjen e armës. Sipas uniformave blu, arma dyshohet të jetë fshehur nga familjarët pas krimit.

V.GJ /E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?