Politikë
Top 24

Thirrja e Haradinajt në Hagë, reagon Rama: Sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë

20 Korrik 2019, 13:41| Përditesimi: 20 Korrik 2019, 14:37

  • Share

Kryeministri i vendit, Edi Rama një ditë pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti si kryeministër i Kosovës ka reaguar duke thënë se ftesat në Hagë për protagonistët e UÇK janë një sfidë e re.

Rama shkruan se tashmë kjo sfidë do të provojë deri në fund pafajësinë e tyre. Në fund të reagimit të tij Rama ka shkruar se ndër të tjera kjo është një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë.

"Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë."  shkruan kryeministri Rama.

Haradinaj pritet që të paraqitet në gjykatën Speciale të Hagës ku do të intervistohet në lidhje me Luftën për çlirimin e Kosovës. Kjo nuk është hera e parë për Haradinajn që paraqitet në Hagë pasi ai u thirr në 2005 nga Tribunali Ndërkombëtar Penal për ish-Jugosllavinë me seli në Hagë. Haradinaj, në atë kohë, u akuzua për krime kundër njerëzimit dhe shkelje të ligjeve ose zakoneve të luftës. Megjithatë për shkak të mungesës së provave bindëse, 'Rambo' u lirua në prill të 2008-ës. Po kështu ai u  shpall përsëri i pafajshëm në vitin 2012. Por jo vetëm kaq pasi Haradinaj ka patur edhe ndalesa të tjera për shkak të një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.

/G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mirditor: 20/07/2019 18:45

    Shqiptaret ta dinë se europeo është e pa besë. Ma mire se e duan shqiptaret shqiperine nuk na duan të huajt

    Përgjigju
  • Daku: 20/07/2019 17:46

    Une do ta votoja Ramushin per President te Shqiperise se madhe...eshte i vetmi politikan patriot qe gjithmone ka ven atdheun para interesave partiake dhe personale. Forca Rambo...Shqiperia eshte me ty!!!

    Përgjigju
  • Ops: 20/07/2019 15:00

    Opa babloku serb foli pak ? Pjelle e soros , Vucic , etc

    Përgjigju
    • Arbëri: 20/07/2019 17:18

      Mendo më pas para se të shprehesh, Përndryshe nuk ke lidhje me të vërteten...!!!

  • Valter: 20/07/2019 14:59

    Kryeministri Rama ne Shqiperi edhe munde te jete i mire a po i keq per popullin e shqiperise,dhe ata kete do te vleresojne me vote..por qka u duhet z.Rama te perzihet ne punet e Kosoves duke na quajtur ne ,se paku 85-90% te popullates,"gomar"..duke u referue se kush e quane Hashim Thaqin tradhetare..eshte gomar..nje fjalor rrugaqesh,delikvent dhe jashtemase shizofrenik..une si kosovare nuk munde te votoj ne shqiperi ,,athere perse Rama me qune mua dhe populuqiqin si armikun shekullore i Kosovarve por jo dhe i Thaqit dhe Rames lin e kosoves gomar..??Une personalisht nuk dua te zbrese ne ate nivel fjalori dhe edukate familjare duke e quajtur Edi Ramen ashtu a po keshtu por le te vlereson populli i shqiperise kete gjuhe shizofrene dhe bashkpunimin vellazeror me tradhetarin Thaqi dhe V

    Përgjigju
  • TA VE LALA SONE: 20/07/2019 14:09

    Nuk ka turp më të madh dhe diskretitim për tribunalin e bythës Hag . Kto ndyrsira meren me Ramush Haradinajn që mbrojti vëndin e tij luftoi për atdheun e tij. E sërbët që bën genoncid barbar të pa par jan ëngjëj si kta ëngjëjt e tribunalit tëHagës. Jan tamam binjak të dy palët haga e sërbët.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?