TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka pritur këtë të enjte presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa, i cili ka ardhur në Shqipëri në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Europian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Pas një takimi "kokë më kokë" në kryeministri, Rama dhe Costa mbajtën një konferencë të përbashkët për shtyp, ku kreu i KE-së tha se fitorja e Partisë Socialiste në zgjedhjet e 11 majit ishte një mesazh i qartë drejtuar Brukselit për dëshirën e palëkundur të shqiptarëve për anëtarësimin e vendit në Bashkimin Europian.
"Procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimior është investimi i duhur dhe e kemi ne në dorë ta bëjmë këtë proces deri në fund. Shqipëria është në rrugën e duhur për BE-në. Rezultati i zgjedhjeve ka shprehur dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Urime për këtë fitore mbresëlënëse",- tha Costa ndër të tjera.
Po ashtu, zyrtari i lartë i Unionit theksoi qartë se nëse Shqipëria vazhdon punën për mbylljen e kapitujve me këtë përkushtim që po demostron aktualisht, anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ndodhë para vitit 2030.
"Pse jo më para vitit 2030, që do të thotë nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate në të njëjtin ritëm, është e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar brenda 2030 dhe kjo varet nga ju, nëse do të vazhdoni me të njëjtin ritëm",- tha Costa.
Nga ana tjetër, kryeministri Rama rikonfirmoi përqëndrimin e shtetit shqiptar në mbylljen e negociatave brenda 2027, duke e cilësuar si një plan ambicioz por edhe mundësi të jashtëzakonshme për të ardhmen e Shqipërisë.
"Presidenti i KE është përsëri në Tiranë dhe është një kënaqësi e veçantë për ne dhe, ndoshta edhe personalisht, është kënaqësi që të ritakohem me presidentin, i cili është një mik i dashur dhe shumë i mençur, i dashur. Antonio, shumë faleminderit. Ne jemi këtu sot pasi presidenti ka vizituar të gjithë rajonin dhe është ndalur në Tiranë edhe për faktin që nesër do të jetë i pranishëm në takimin në Samitin e Komunitetit Politik Europian. Natyrisht që diskutuam për të dyja aspektet që na lidhin me Këshillin Europian dhe Bashkimin Europian: për aspektin e procesit tonë të rrugës drejt anëtarësimit, që po ecën shumë mirë. Sot Shqipëria është zyrtarisht në tryezën e negociatave, me 16 kapituj të hapur, 8 të tjerë do të hapen ditët në vijim, synojmë t’i hapim të gjitha brenda këtij viti, dhe siç e kam ndarë edhe publikisht gjatë gjithë fushatës, plani i përbashkët me BE dhe i mbështetur me vendet anëtare është të mbyllim negociatat brenda 2027. Është një plan ambicioz, por një mundësi e jashtëzakonshme për ne, pasi janë rreshtuar yjet në një farë mënyre dhe BE sot, si asnjëherë më parë, është shumë i dëshiruar të pranojë anëtarë të rinj, por natyrisht bazuar në meritë dhe rezultat. Aspekti tjetër për të cilin folëm me Presidentin është ecuria në tërësi e rajonit, dhe kjo është arsyeja pse BE është në një gatishmëri më të lartë për të pranuar edhe anëtarë të tjerë. Ftoj të gjithë kolegët e rajonit, miqtë e mi, që të mos e humbasin këtë moment që historia na e ka sjellë në derë dhe ta shfrytëzojmë maksimalisht këtë gatishmëri të BE-së, pa harruar që historia e ka treguar se procesi i zgjerimit mund të shpejtohet në këtë moment dhe të ngadalësohet nëse humbim vite",-tha Rama në fillim të fjalës së tij.
Një falënderim drejtuesi i lartë i BE e kishte për një dhuratë të veçantë të kryeministrit.
“Kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të Ballkanit”
Antonio Costa u prit në kryeministri nga Edi Rama këtë të enjte në kuadër të samitit të Komunitetit Politik Evropian që do të zhvillohet ditën e nesërme në Tiranë.
Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës me presidentin e Këshillit të Evropës nuk i kurseu batutat me Federica Mogherinin, për të cilën tha se “nuk e kupton pse nuk po aplikon për pasaportë shqiptare”.
Rama e konsideroi Federica Mogherinin si një shqiptare nga Italia, ndërsa me nota humori u shpreh se “po pret qe te marre pasaporten evropiane te Shqiperise”.
“E fundit është që më vjen mirë që këtu kemi edhe një mike të shtrenjtë, Federica Mogherinin, më saktë një ish mike, sepse tani është ‘skipëtarte’ nga Italia.
Që nuk e kuptoj pse nuk e ka bërë aplikimin për pasaportë evropiane, vetëm pret një justifikim të parë pasaportën evropiane të Shqipërisë”, tha Rama.
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, rrëfeu gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama se ky i fundit e kishte ndihmuar për të kuptuar historinë e Shqipërisë dhe Ballkanit duke i dhuruar një novelë të shkruar nga shkrimtarja shqiptare Lea Ypi.
“Kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novelë fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të Ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë”,- tha Costa.
Presidenti i Komisionit Europian, Antonio Costa, theksoi edhe njëherë vendimin e BE-së për zgjerimin e pakthyeshëm në 6 vendet e Ballkanit Perëndimor dhe jo vetëm.
Teksa i përgjigjej pyetjes së një prej gazetarëve në lidhje me ecurinë e negociatave në Malin e Zi, ai e përshkroi mes fabulash, historish dhe batutash, duke nënvizuar se tashmë në dy vitet e fundit shumë gjëra kanë ndryshuar në Europë dhe qasja e BE-së gjithashtu ndaj vendeve të Ballkanit e më gjerë.
Ai theksoi se Shqipërinë e duan në BE, por e njëjta ofertë qëndronte edhe për Ukrainën, Moldavinë, Gjeorgjinë nëse ato do të dëshironin të ishin pjesë.
Dhe për ta ilustruar e bëri nëpërmjet dhuratës që kryeministri Edi Rama i kishte bërë kohë më parë, një dizanj të kanoçes së coca-cola, që i kujtonte Shqipërinë e izoluar të kohës së diktaturës dhe ëndrrës së saj për t’u bërë pjesë e BE-së. Dhe konfirmoi se sa herë shkon në zyrë punon që kjo ëndërr të kthehej në realitet për shqiptarët.
Fjala e Antonio Costa:
“Po përjetojmë moment të veçanta sot dhe në këto momente të veçanta më shumë se kurrë kemi nevojë të përshpejtojmë bashkimin e Europës dhe BE-së, ndaj kjo na sjell në këto momente edhe për Ukrainën, Gjeorgjinë, Moldavinë nëse ata duan të bëhen pjesë, por edhe Ballkani Perëndimor që edhe më parë e ka shprehur dëshirën të anëtarësohen. Dëshira ime është që 6 vendet e Ballkanit Perëndimor të ecin përpara me plotësimin e kritereve, negociatave, për ndryshimin që do sjellë, ndryshon mendësinë, edhe për mënyrën se si funksionojmë, sepse edhe unë vij nga një vend që është bërë anëtar vetëm para 40 vitesh, por kjo është mënyra e duhur për të ecur para. Unë vizitova vendet e rajonit ballkanik në të 6 vendet dhe e finalizova këtu te ju, pavarësisht problemeve dypalëshe ndonjëherë, apo edhe atyre historike, gjithsesi dëshira e përbashkët është anëtarësimi në BE.
Ajo që ju them është se Besoni te BE, dëgjojeni BE-në, ne kemi angazhim të qartë, e ky është momenti i duhur për të arritur rezultatet dhe duhet ta përdorni këtë çast. Kemi qenë edhe këtu kur kemi dëgjuar Edi Ramën teksa thoshte se “askush nuk ju beson më për BE sepse është thënë shumë herë”, por ajo që ka ndodhur dy vitet e fundit, si ka ndryshuar edhe BE, mendësia dhe qasja, edhe Edi Rama beson tani në një gjë që nuk e besonte para disa vitesh. Dhe kjo është duke ndodhur, madje edhe për mua përsa i përket Besë në Ballkanin perëndimor sa herë shkoj në zyrë shoh një kanoçe coca-cola që e ka dizenjuar Edi Rama vetë, por jo vetëm se e ka dezinjuar ai, por edhe kur isha në zyrën e tij më dha një libër nga një shqiptare e madhe në portugalisht, Lea Ypi, e lexova librin nga Tirana në Lisbon, u apasionova nga libri dhe është novel fantastike për të kuptuar historinë e vendit tuaj dhe të ballkanit. Unë ua kam dhuruar si dhuratë krishtlindjesh atë libër liderëve ballkanikë.
Një nga momentet e veçanta ishte kur diskutohej për kanoçen e coca-col-ës për kohën kur Shqipëria ishte e izoluar shumë vite më parë dhe sa herë e shoh atë kanoçe, mendoj t’i japim fund izolimit dhe të përmbyllim bashkimin e këtyre vendeve me BE-në”.
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa, tha gjatë një konference të përbashkët për shtyp me kryeministrin Edi Rama në Tiranë, se nëse Shqipëria vazhdon punën për mbylljen e kapitujve me këtë përkushtim që po demostron aktualisht, anëtarësimi në Bashkimin Europian mund të ndodhë para vitit 2030.
“Unë nuk është se po kërkoj ndonjë gjë, ndonjë datë në vetvete, por ne do të shikojmë dita-ditës se çfarë po bën Shqipëria dhe sapo të kemi përfunduar procesin, në ato momente Shqipëria do bëhet shtet anëtar i BE, pse jo më para vitit 2030, që do të thotë nëse Shqipëria do të vijojë me këto rezultate në të njëjtin ritëm, është e mundur që Shqipëria të bëhet shtet anëtar brenda 2030 dhe kjo varet nga ju, nëse do të vazhdoni me të njëjtin ritëm. Unë jam i sigurt që muajt në vijim dhe dy vitet në vijim, jam i sigurt që do bëni një punë të shkëlqyer”,- tha Costa.
Presidenti i Këshillit Europian, Antonio Costa foli me superlativa për Shqipërinë, ecurinë institucionale me reformat deri tani për rrugën drjet BE-së, kryeministrin Edi Rama dhe fitoren e zgjedhjeve, si dhe hapjen e Kolegjit Europian në Tiranë.
Ai pati vetëm fjalë të mira, kurse për anëtarësimin u shpreh i sigurt, duke thënë se tani nuk ëhstë e rëndësishme të pyetet se si dhe pse, por kur do anëtarësohet.
Costa shprehu besimin te Shqipëria se ritmi do jetë i lartë dhe anëtarësimi të ndodhë edhe më përpara afatit, teksa konfirmoi se vendimi i BE-së për zgjerimin në rajon është përfundimtar dhe i pandryshueshëm. Ai tha se besonte se “Shqipëria do bëhet anëtar i BE-së me patjetër”.
“I dashur Edi, faleminderit për mikëpritjen kaq të ngrohtë. Është kënaqësi për mua ta përmbyll turin tim në 6 vendet e rajonit këtu në Tiranë. Procesi i zgjerimit të Ballkanit Perëndimior është investimi i duhur dhe e kemi ne në dorë ta bëjmë këtë proces deri në fund. Shqipëria është në rrugën e duhur për BE-në. Rezultati i zgjedhjeve shprehur dëshirën e shqiptarëve për anëtarësimin në BE. Urime për këtë fitore mbresëlënëse. Anëtarësimi është i mundur nuk bëhet fjalë pse, por kur. Ju e dini se si bëhet. Ju inkurajoj t’i mbani sytë te ky objektiv dhe t’i shkoni deri në fund Sundimi i ligjit lufta kunsër korrupsionit dhe reformat. Thellim bashkëpunimit tonë për sigurinë dhe mbrojtjen. Dialogu mes BE dhe Shqipërisë para ca muajsh është shembull i mirë dhe ky është gur i rëndësishëm me këtë samit me 40 lider, kjo është hera e parë që bëhet në këtë vend jashtë BE-së dhe me padurim pres ditën e nesërme për të parë arritjet e mëtejshme.
Përgëzoj edhe Mogherinin për iniciativën, nismën, realizimin këtu të Kolegjit të Europës, uroj edhe studentët e vitit të parë që marrin pjesë këtu. Më vjen shumë keq që nuk do kem kohë të vij te Kolegji dhe shpreh kënaqësinë që ju shoh këtu. Europa nuk do të thotë vetëm begati, apo vetëm vlera, Europa ka nevojë edhe për fytyrën tonë të përbashkët për të ardhmen e përbashkët, ndaj është kënaqësi që shoh këtu vitin e parë të studentëve sepse pas themeluesve e etërve të BE-së ky është moment i rëndësishëm, si në 1992 për një hap tjetër të rëndësishëm. Dhe fatmirësisht ju keni këmbë të forta dhe të gjata për ta bërë këtë hap”, tha Costa.
Komente
