Hetimet për tjetërsimin e pronave në Dhërmi kanë çuar në pranga sot edhe topografin e Bashkisë Himarë. Mësohet se është arrestuar Elton Marko, 41 vjeç, me detyrë topograf pranë Bashkisë Himarë, i cili dyshohet se ka falsifikuar formularin e Aktit të Marrjes së Tokës në Pronësi, të cilin e ka përdorur për regjistrimin e një pasurie në fshatin Dhërmi dhe më pas e ka shitur tek persona të tjerë.
Kujtojmë se më herët, nën dyshimin e falsifikimit të dokumenteve dhe tjetërsimit të pronave në Dhërmi, u arrestuan Ddrejtori i administrimit e mbrojtjes së tokës në Vlorë, Bardhyl Gjika, specialisti i kësaj drejtorie, Kreshnik Mino dhe ish-kreu i kadastrës së Vlorës Klodjan Troci. Gjika dhe Troci ndodhen në burg, ndërsa Mino u la nga gjykata në arrest shtëpie. Sipas hetimeve, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kanë falsifikuar dokumente arkivorë të pronësisë, si tapi pronësie apo përdorimi për banorë të fshatrave Himarë e Dhërmi, etj. të Bashkisë Himarë.
Për një numër të konsiderueshëm praktikash, ata kanë bërë 'një sy qorr', ku ndonëse janë konstatuar dokumente pronësorë me ndërhyrje, i kanë njehsuar ato, duke i konfirmuar dhe përcjellë personave ose institucioneve kërkuese.
Ndërkohë, për shkak të frikës nga drejtësia si pasojë e shkeljeve të shumta të bëra, ata inskenuan edhe një vjedhje në zyrat e këshillit të qarkut në Vlorë ku u morën dy dosje për pronat në Dhërmi, skemë që u zbulua më pas nga policia, duke nxjerrë në dritë historinë e falsifikimeve dhe tjetërsimit të pronave që vijonte prej 3 vitesh, që nga 2019.
me pronat eshte bere skandal.... te shkretet ish pronaret ... ja mbivendosen token me 7501 ...me AMTP te fallsifikuara.. si ky rasti lart... dhe hipoteka i thote shko ne gjyq ta zgjidhesh??? Ne vend ti arrestojne edhe punonjesit e ish hipotekes edhe vete fshataret apo kryekomunaret ???? Ka ndonje zgjidhje per kete katraure??? Apo ne Dhermi jane interesa te tjera dhe duhen goditur abuzuesit???
PërgjigjuJane hedhur akuza ndaj familjes Marko nga nje zonje. Aty kryesori eshte kryeplaku i fshatit Aleks Marko. Nga ai kalojne gjithe abuzimet me prona ...
Përgjigju