Politikë

Rama ultimatum zaptuesve në Lungomare të Vlorës: 48 orë kohë për t’u kthyer trotuaret qytetarëve! 21 Dhjetori ‘tokë e xanum’, hiqni barrikadat, gjoba ose ndjekje penale

5 Korrik, 13:03| Përditesimi: 5 Korrik, 17:32

  • Share

TIRANË- Një ditë pasi lajmëroi aksionin për lirimin e hapësirave publike, kryeministri Edi Rama u bën edhe njëherë thirrje zaptuesve që të reflektojnë para se autoritetet të zbresin në terren. Kreu i qeverisë ka marrë në duar rastet e para, pasi u dha deputetëve porosi që të evidentojnë çdo problematikë të qytetarëve të Tiranës.

Rama ka ndarë disa foto nga zaptimi i hapësirave publike në zonën e “21 dhjetorit” në kryeqytet, krahas së cilave shkruan se kjo është situatë klasike “toke të xanun”. Edhe njëherë kërkon lirimin e hapësirave publike, ndërsa zaptuesve u kujton se nëse nuk do të veprojnë vetë do të përballen me gjoba ose hetim penal.

“Situatë klasike “toke të xanun” në Tiranë, tek 21 Dhjetori - kush nuk do t’i tërheqë vetë nga hapësira publike e përbashkët barrikadat që u ka ngritur njerëzve me gjithëfarësoj objektesh, që nga tavolinat dhe frigoriferët në trotuarë e deri tek muret apo trarët e “doganave” rreth pallateve, do të ballafaqohet jo vetëm me gjobat përkatëse po edhe me ndjekjet përkatëse penale për shkatërrim të pronës publike, cënim të shëndetit e sigurisë fizike së qytetarëve dhe me radhë…”, shkruan Rama.

Kreu i qeverisë shkruan se është koha që shumica të marrë atë që i takon dhe pakica të kthejë mbrapsht atë që nuk i takon.

“Koha për t’u bërë bashkë që të gjithë në emër të bashkëjetesës në të njëjtën lagje; shumica duke marrë mbrapsht atë që i takon dhe pakica duke kthyer mbrapsht atë që nuk i takon”, shkruan Rama.

Më i ashpër është me rastin e Vlorës, ku brenda 48 orëve kërkon lirim të hapësirave publike në Lungomare dhe heqjen e strukturave të paligjshme. Në të kundërtën, Rama u thotë zaptuesve se nga e hëna nuk do të kenë asgjë në dorë. Ndërsa ka ndarë disa foto nga zaptimi në Lungomare, kryeministri shkruan se ky zaptim i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”.

Sipas tij, janë zaptuar trotuaret dhe hapësirat e përbashkëta, nën justifikimin se prona u përket ndërtuesve të pallateve, ndërkohë që në realitet u takon të gjithë banorëve. E gjithë kjo, Rama thotë se ka ndodhur nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite.

“Ky lloj zaptimi në Lungomaren e bukur të Vlorës, i përket një kategorie të re të quajtur “Pergolatë”, e cila i paraprin kërkesës për legalizim me teorinë skandaloze që toka ka pronar ndërtuesin e pallatit, ndërkohë që jo, toka rreth pallatit ka pronarë të gjithë banorët, njësoj si të gjitha mjediset e përbashkëta! Halli me këto “pergolatat” vlonjate është se janë shtrirë edhe matanë zonës së paraparë nga projekti për vendosje çadrash e karrigesh për shërbimet dhe si në rastin e shenjuar në foto, janë hapur edhe anash pallateve duke rrëmbyer trotuaret, nën sytë e mbyllur të inspektorëve e të drejtuesve të bashkisë në vite! Tani thirrja ime për të tërë zaptuesit e trotuareve në Lungomare është: Keni 48 orë kohë për t’u kthyer qytetarëve dhe turistëve trotuarët e tyre dhe për t’i larguar të gjitha llojet e hekurishteve, betonëve, duke i tërhequr “pergolatat” në vijën e parashikuar nga projekti i Lungomares! Nga e hëna nuk do keni më asgjë në dorë”, shkruan Rama.

Në një tjetër postim, kryeministri Rama ka ndarë denoncimin e një qytetari, i cili i ka dërguar një foto nga zaptimi i hapësirës publike në një kompleks pallatesh në njësinë numër tre në Tiranë. Krahas fotos Rama shkruan: “Barrikada tipike që duhen shkulur nga vetë ngulësit e tyre, përpara se sa bashkë me shkuljen t’u mbetet në dorë edhe fatura e gjobës, bashkë me ndjekjen penale”.

“Mirëdita kryeministër! Duke marrë shkas nga aksioni që keni nisur për zaptimin e hapësirave publike nga bizneset, bashkëngjitur po ju dërgoj një video të kompleksit ASL në Tiranë, në krah të spitalit të Neurokirurgjisë, njësia nr.3, ku për ne si banorë të kompleksit është e vështirë lëvizja për shkak se lokalet e kanë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe në hapësirën e përbashkët të pallatit. Video që do ju dërgoj e tregon qarte këtë situate”, thuhet në denoncimin e qytetarit.

Aksioni u paralajmërua një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, i cili u ka lënë deputetëve dy javë kohë që të evidentojnë rastet në terren. Nëse nga bizneset dhe qytetarët nuk do të ketë reflektim, në mesin e muajit korrik do të nisë aksioni për lirimin e hapësirave publike.

SI.E./E.H/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taniuzgjovengagjumiogjigand: 05/07/2025 20:54

    Ti i ke lejuar keto 12 vite e njerezit prape te votojne qe te bejne te tilla gjera sipas qejfit.

    Përgjigju
  • Liku: 05/07/2025 19:37

    Polica bashkiake i ka lejuar mbasi ka marre para

    Përgjigju
  • Vlora: 05/07/2025 19:04

    Po parkimet ne rruge qe zihen me karige, vazo me lule e deri tek tabela parkim i rezervuar per dyqanin. Vlora nje geto te fortesh edhe ish skafistesh te shnderuar ne pseodo biznesmen. Vetem gjobat mund ta zgjidhin kete problem. Ndryshe sot i hiqni, neser i vene perseri.

    Përgjigju
  • jimi: 05/07/2025 17:47

    ti i ke zvogeluar trotuaret ne tirane edi rama...trotuari tek rruga fortuzve,,tek tirana e re ishin te gjeta dhe ti i ngushtove....po ti a do mbash pergjegjesi per keto krime...

    Përgjigju
  • Vlonjati: 05/07/2025 17:16

    Hapni parkimin te moli I plazhit te ri I zaptuar nga trafikantet e drogës dhe kurave,nqs nuk hap ate parkim dhe nuk liron molin e vlonjatve je nje I dështuar koke e kembe ti dhe kryekari yt I bashkise.

    Përgjigju
  • 313: 05/07/2025 16:59

    Po ka lezet o vlla drejtoret e vlores te gjithe bark derra. Kto jan drejtora trash xhepin trash barkun te faleminderit o shtet.

    Përgjigju
  • Or tej: 05/07/2025 16:45

    Nuk e kuptoj pse u dashka dhene 48ore kohe ultimatum dhe jo te gjobiten apo denohen direkt or teeeejjjjj

    Përgjigju
  • S p a --- K: 05/07/2025 16:45

    Ore majmun mjaft u more me bashkitë po shiko kabinetin e ministrave hajdute dhe putana. Tre cerekun e ministrave e ke ne Spak o shejtan

    Përgjigju
  • dori: 05/07/2025 16:38

    Mirë këta që i kanë zaptuar por po ata që e kanë për detyrë të mos i lejojnë përse nuk penalizmin sepse sigurisht që kanë marë ryshfet....

    Përgjigju
  • Emig: 05/07/2025 16:10

    Nje aksion i domosdoshem edhe pse i vonuar nga zoti Rama, por kryeministri duhet ta kete te qarte se, nuk ka zgjidhje te problematikave te qytetareve nese ai vete nuk angazhohet direkt. Ne vecanti strukturat e pushtetit vendor korruptohen nga biznesi , ndaj strukturat perkatese qendrore duhet te jene te ashpra ne zbatimin e ligjit. Shume mire qe u shkarkuan te gjithe drejtoret ne bashkine e Vlpres, por keshtu eshte mbushur kupa e duhet vepruar edhe ne bashki te tjera. Vecoj ketu Bashkine POGRADEC, nja zone turistike ku hapesirat publike buze liqenit jane sa te pushtuara edhe te shemtuara, duke shkateruar bukurine e buze liqenit.

    Përgjigju
  • ridi: 05/07/2025 15:31

    Dil nje xhiro nga astiri edhe do e shohesh ska as trotuar vetem zgjatime lokalesh.Me mire von se kure o mret

    Përgjigju
  • Beni: 05/07/2025 14:54

    Gjithe shqiperia eshte toke e xanun se i kane dhene leje lali eri me shoke jane bere milardere duke dhene leje shfrytzimi.. Tashi shyqyr u kujtove ti zontni ! Ishalla e mban fjalen por per cdo lagje e cep Jo me menyre klientelizimi.. 9 katshe e 21 e shkolla baletit tregu elektrik brryli Treni, stadiumi, blloku, tirana re, astiri, zogu zi, eshte nami kudo Toke e xanun me militant e gangster gjoja...

    Përgjigju
  • Ani: 05/07/2025 14:50

    Z Kryeminister, kaloni nje here na square 21, kan blere 40 metra dyqan she kan rrethuar 200 metra shesh, sheshin qe banoret e kan blere me %e perbashket, 1 here e kan bler banoret 1 here ja shet lokaleve ndertusi

    Përgjigju
  • Vlora: 05/07/2025 14:40

    Ke per te dështuar, ashtu siç ke dështuar deri tani. Nuk bëhet shteti me aksione. Vetë i ke lënë, tani nuk i mbledh dot edhe të duash sepse nuk te pyet njeri. Je bere si një idiot i dobishëm për "elitën" e ligjet e shtetit janë për fukarenjte e per ata qe nuk kane lidhje. Kur do vij ajo ditë që Shqiptarët do të dijne si të vet qeverisen?Çfarë zhgënjimi edhe Rama, 35 vjet anarki e çmenduri.

    Përgjigju
  • Ska problem: 05/07/2025 14:10

    Ore njeri ke harruar qe ke 12 vjet + 12 vjet qe je ne Tirane i pari vendit si ka mundesi u xu toka . Nuk zen kush toke lulishte po nuk pati suport politik ke pare ndonje Tianas apo Durrsak te xa toke por jane konet e partise qe pasi u bien dhembet e qumshtit duan mish . Mos bej moralistin por shih klyshet qe nuk pjerdhin me . Zbriti kantnaria n’qytet Atdheu ne rrezik .

    Përgjigju
  • miri: 05/07/2025 13:37

    24 vite ne pushtetin vendor te tiranes edhe qendror. tani u kujtove nejse ma mire vone fare sa hic o sulltan

    Përgjigju
  • Ben: 05/07/2025 13:31

    Ketu te 21-shi, eshte rasti me flagrant se si i kane zone robve rrugen,hapsiren publike etj.

    Përgjigju
    • Luli: 05/07/2025 15:27

      Tash qe ja u more voten, merrju edhe shpirtin se e meritojne,taktike e bukur fill mas zgjedhjeve e ne sezon turistik,te lumte pronari i Shqiperise

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?