Lionel Messi u shpall dje për herë të tetë fituesi i "Topit të Artë", duke lënë pas Cristiano Ronaldon me vetëm pesë të tillë. Në votimin e France Football, Messi la pas Haaland dhe Mbappe.
Duket se jo të gjithë janë të mendimit se "Pleshti" e ka merituar trofeun më të rëndësishëm individual në futboll. Lothar Mathues, legjenda e Gjermanisë dhe fituesi i këtij trofeu më 1990 mendon se këtë vit e meritonte Haaland dhe se ky çmim ishte një farsë.
"Në gjithë vitin Haaland ka bërë më mirë se Messi. Trofeu nuk është i merituar. Ky është demonstrimi se Botërori vlen më shumë se gjithçka. Sipas meje askush nuk ka bërë më mirë se Haaland, ai ka qenë më i miri në 12 muajt e fundit. Fitoi tituj të rëndësishëm me Cityn me rekord golash. Votimi është një farse, edhe pse unë gjithmonë kam qenë tifoz i Messit", tha Mathues.
Mathaus e fitoi Topin e Artë në 1990 duke arritur para Schilaci dhe Brehme. Në atë periudhë ndodhte shpesh që ky çmim shkonte për një lojtar të kampionatit italian. Në 1987 e fitoi Gullit me Milanin, në 1998 dhe 1989 Van Basten, edhe ai nën kontratë me kuqezinjtë dhe në 1990 Mathaus me Interin.