TIRANË- Një grup i trafikut të armëve nga Kosova drejt Shqipërisë u godit pas një hetimi 5 mujor nga Antitrafiqet e Tiranës. Operacioni i koduar “Puzzle” çoi në pranga në total 10 anëtarë të grupit të trafikut të armëve. 8 të rinj u arrestuan ditën e sotme, ndërsa 2 të tjerë ishin arrestuar në kuadër të këtij hetimi më datë 1 prill. Ndërkohë, 2 persona janë shpallur në kërkim, të cilët siguronin armët në Kosovë dhe qytete të Shqipërisë dhe më pas i sillnin në Tiranë.
Dy të arrestuarit më 1 Prill, u kapën me 2 armë zjarri të dyshuara të trafikuara nga Kosova. Ndërsa hetimet për këtë grup kanë vijuar duke çuar në arrestime të reja. Operacioni u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë.
Policia bëri të mundur sekuestrimin e 14 armëve zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se dyshohet se grupi kriminal i trafikut të armëve ka një bazë në Burrel, për të cilën vijojnë kërkimet. Anëtarët e grupit i sillnin armët nga Kosova me makina rasti, të cilat janë dokumentuar, por dyshimet janë edhe për përdorim të autobusëve të linjave.
Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro. Armët do të ekspertohen në laborator nëse janë përdorur më herët në krime të tjera.
Pamje të reja janë publikuar nga operacioni “Puzzle” ku u godit një rrjet i trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, me qëllim shitjen e tyre.
Për dokumentimin e shitjes së tyre, Antitrafiqet e Tiranës përdorën dron dhe përgjues.
Në këtë video të siguruar nga policia dallohet qartë shkëmbimi i armëve dhe se si trafikantët bien në kurth në një blerje të simuluar.
Grupi kriminal i trafikut të armëve i goditur nga Antitrafiqet e Tiranës i sillte armët nga Kosova me makina rasti siç edhe shihet nga video e mësipërme, por megjithatë dyshohet se mund të kenë përdorur edhe autobusë të linjave.
Gjatë këtij operacionit 10 persona ranë në pranga ndërsa u sekuestruan 14 armë zjarri (12 armë zjarri pistoletë, njëra prej tyre me silenciator dhe 2 automatik), 2077 fara kanabisi, krehra e municion luftarak, 3 automjete, dhe 8 aparate celular.
Armët zakonisht shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro.
Grupi kriminal i trafikut të armëve i goditur nga Antitrafiqet e Tiranës i sillte armët nga Kosova me makina rasti, të cilat janë dokumentuar, por dyshimet janë edhe për përdorim të autobusëve të linjave. Pistoletat e kapura shiteshin në disa qytete, përfshirë Tiranën, Shkodrën dhe me gjerë me 1500-2500 euro copë. Njëra prej tyre, me silenciator, do të shitej të paktën 3000 euro.
Për dokumentimin e veprimtarisë kriminale u kryen edhe blerje të simuluara. Operacioni për arrestimin e personave të përfshirë në trafik armësh u zhvillua në 2 lokale, në Vorë dhe Laprakë në Tiranë. Nga hetimet e deritanishme, hetuesit dyshojnë se grupi ka një bazë në Burrel, për të cilën vijojnë kërkimet. Armët do të ekspertohen në laborator nëse janë përdorur më herët në krime të tjera.
Njoftimi i policisë:
DVP Tiranë/Punë hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri.
Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Puzzle”, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë.
Sekuestrohen 14 armë zjarri (12 pistoleta, njëra prej tyre me silenciator, dhe 2 automatikë), 2077 fara cannabisi, krehra dhe municion luftarak, 3 automjete dhe 8 celularë.
Gjatë periudhës hetimore janë identifikuar 12 shtetas që trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë. 10 prej tyre janë vënë në pranga, ndërsa 2 janë shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën Operacionale të DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vijim të punës hetimore dhe operacionale për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të armëve, pas një hetimi 5-mujor me metoda proaktive, kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Puzzle”.
Në kuadër të operacionit bazuar në informacionet e siguruara nga hetimi për disa shtetas që dyshohej se trafikonin armë zjarri, kryesisht nga Kosova në Tiranë, me qëllim shitjen, janë vënë në pranga shtetasit: E. T., 32 vjeç, L. H., 21 vjeç, F. B., 26 vjeç, R. H., 21 vjeç, V. M., 23 vjeç, K. F., 18 vjeç, G. M., 22 vjeç dhe A. Sh., 23 vjeç. Gjithashtu, u shpallën në kërkim shtetasit R. K., 41 vjeç dhe A. N., 24 vjeç.
Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin armë zjarri kryesisht në Kosovë por dhe në qytete të ndryshme të Shqipërisë, i sillnin ato në Tiranë, për t’i shitur.
Gjatë periudhës hetimore, në kuadër të këtij procedimi, më datë 01.04.2025, janë ndaluar shtetasit A. P dhe K. P., pasi u kapën në flagrancë me 2 armë zjarri, të dyshuara të trafikuara nga Kosova, me qëllim shitjen në Tiranë.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së shtetasit K. F, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan 2077 fara cannabisi.
Punohet për kapjen e shtetasve në kërkim dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës po bashkëpunojnë intensivisht me autoritet policore kosovare për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Publikohen pamjet e operacionit “Puzzle”, në kuadër të të cilit u vunë në pranga 10 persona ndërsa u shpallën në kërkim dy të tjerë për trafik armësh nga Kosova drejt Shqipërisë.
Në pamje shihet teksa policia, për të kapur njërin prej tyre, ndërhyn në një lokal ku ai ndodhet.
Një tjetër ndalohet teksa ndodhet në ambient të jashtëm. ‘Policia, policia shtrihu përtokë…”, dëgjohet të thotë një efektiv.
Policia ka ndarë edhe pamjet e armëve të sekuestruar, dhe bëhet fjalë për 12 pistoleta, një silenciator dhe dy automatikë.
Komente
