Largimi i menjëhershëm i pushuesve nga bregdeti i Shëngjinit është shoqëruar me trafik të rënduar dhe kaos në lëvizje. Situatë më problematike është krijuar në rrugën që lidh Shëngjinin dhe aksin drejt Milotit.
Trafiku i rënduar ka nisur që prej orës 18:00 dhe pritet të vijojë deri në orët e mbrëmjes, duke sjell shpesh herë dhe bllokim total të qarkullimit. Problematikë e njëjtë është çdo fundjavë në këto akse rrugore, pasi rrugët e ngushta dhe pa standarte nuk e përballojnë fluksin e lartë të automjeteve. Kjo fundjavë e fundit e muajit qershor solli mijëra pushues ne plazhet e Lezhës.
Lajmi kryesor:
Pushuesit kthehen nga plazhi! Trafik kilometrik në Shëngjin, bllokohet qarkullimi! Fluks automjetesh në Vlorë dhe në aksin Durrës-Tiranë! Akset më problematike
//ReportTv.al