Një nga ankesat më të zakonshme të atyre që përpiqen të humbin peshë është se vazhdimisht ndihen të uritur, kështu që shpesh konsumojnë ushqime jo të shëndetshme.
Por cilët janë faktorët që ndikojnë në ndjesisnë e urisë së vazhdueshme?
Mungesa e gjumit
Tek shumë njerëz mungesa e gjumit mund të çojë në një rritje të ndjenjës së urisë dhe kjo për shkak se hormonet natyrore të trupit janë të çrregulluara. Kështu, si rezultat, ata mund të ndjejnë papritur një paaftësi për t’i rezistuar ushqimeve të shijshme, duke rezultuar në shtim në peshë.
Marrja e pamjaftueshme e ujit
Pirja e ujit është thelbësorë për të frenuar oreksin e dikujt për ushqim pasi shkakton ngopje. Sipas hulumtimeve të kryera, femrat që kanë konsumuar gjysmë litër ujë 30 minuta para drekës, pas një periudhe prej tetë javësh, kanë ulur ndjesinë e urisë së tepërt dhe kanë humbur peshë.
Marrja e lartë e sheqerit
Studime të ndryshme kanë konfirmuar se marrja e tepërt e sheqerit duket se rrit oreksin, pikërisht sepse shkakton më shumë prodhim të grelinës. Pra, me uljen e marrjes së sheqerit, zvogëlohet edhe dëshira e vazhdueshme për të ngrënë.