Kronikë

Dorëheqjet në Kadastrën e Vlorës, Lame: Raste të tilla në Durrës, Lezhë, Elbasan e Shkodër, kanë rënë piramidat e vjetra

9 Tetor 2019, 16:19| Përditesimi: 9 Tetor 2019, 19:12

  • Share

ELBASAN- Kreu i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame ka komentuar dorëheqjet e njëpasnjëshme në Vlorë, ku sipas tij është një tregues i qartë se sot paligjshmërinë nuk e mbron askush. Nga Elbasani, pyetjes së bërë nga gazetari i Report Tv, Aldo Kozarja, se përse Kadastra e Vlorës nuk "po gjen paqe", ku vetëm brenda 1 muaji janë dorëhequr 3 drejtorë, Lame iu përgjigj me paralajmërimin se Vlora nuk do të jetë qyteti i vetëm. Këto deklarata, Lame i bëri teksa shpërndau tapitë për 134 familje në Elbasan.

"Probleme si ky i Vlorës do të dëgjoni në shumë qytete t tjera. Do të dëgjoni në Elbasan, Shkodër, Sarandë, ndoshta dhe në Lezhë. Nuk gjen në Vlorë durim, për një arsye shumë të thjesht kanë rënë piramidat e vjetra të ndërhyrjes së pushtetit dhe nuk ka asnjë që të mbrojë paligjshmëri", tha Lame.

Pas dorëheqjes së 'bordit', konkretisht të drejtoreshës së këtij institucioni, Elona Hodaj dhe zv/drejtorit, Krenar Xhemali, Kadastra e Vlorës do funksionojë me drejtues të komanduar. Hodaj dhe Xhemali dhanë dorëheqjen më 8 tetor dhe shkak është bërë një vendim i Gjykatës së Lartë për një pronë në bregdet në Jalë.  Në datën 11 shtator zbarkoi në këtë institucion anti-krimi ekonomik, ndërsa në hetim u  vendosur 23 punonjës, pasi akuzohen se kanë tjetërsuar pronën e një personi në Jalë duke ia kaluar një tjetri Report Tv siguroi edhe një urdhër, që ish-drejtori Almadhi në 25 qershor 2019 lëshoi për një hetim për 21 specialistë lidhur me tjetërsimin kësaj prone. Mes specialistëve të hetuar ishte dhe Alteo NazerajKy i fundit u emërua më pas drejtor, po dha dorëheqjen dhe në vendin e tij erdhi Hodaj.

Ndërkohë edhe në Durrës, ish-kreu i Kadastrës, Liridon Pula është në burg për shpërdorim detyre.

B.K./G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dejon: 10/10/2019 07:05

    Aty te hipoteka e vlores jane te gjithe me probleme hiq Pjero evgjitin qe eshte per burg pa gjyq fare

    Përgjigju
  • Vlora live: 09/10/2019 23:14

    Po si mund te flasesh ti per korupsion kur ti je krye i koruptuar perdor punonjesit per veprime te pa ligjeshme dhe kete gje e ke kthyer ne model pune

    Përgjigju
  • erisi: 09/10/2019 20:59

    Ti je korruptuar se gjith te korruptuarit ore mashtrus.Hallexhinjt te shkruajn per zgjidhje hallesh dhe ti i kerkon hipotekes se Shkodres dokuentacionin dhe je aq i pa djallzuar sa nuk e kupton qe ata te dergojn cfar duan se nuk ka idiot qe te dergon letra per ti ber gropen vetes.Ti je kryemashtrusi dhe kryehajduti i pronave.

    Përgjigju
  • Anila: 09/10/2019 18:01

    Ndoshta dhe ne Lezhe thua? Po jo mor maskara se je ti ai qe e vure ne Lezhe ne Shkoder ne gjithe Shqiperine njerez te pakualifikuar. Ajo e Vlores qe ka dhene dorheqjen e ka dhene se nuk duron presionin qe ju i atribuoni!i jepni nje vend pune pastaj i shfrytzoni per te firmosur cfare urdheroni ju. Ne Lezhe kane vijuar ndertimet per gjate bregtetit te Shengjinit dhe Reres se Hedhur, dhe ju rrini e beni sehir.Pse duhet t ju besoj populli?!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A e keni të qartë se si duhet të votoni më 11 maj?