Foto ilustruese

Lifestyle

Tre ushqime që veprojnë si antidepresantë për shëndetin tonë

8 Shkurt, 15:29| Përditesimi: 8 Shkurt, 15:31

  • Share

Një periudhë stresi intensiv mund të bëjë që dikush t’i drejtohet ushqimit si një mënyrë për të lehtësuar stresin.

Sipas ekspertëve ushqimet e mëposhtme veprojnë si antidepresantë më vete dhe janë të mira për t’u konsumuar jo vetëm kur nuk ndiheni mirë.

Avokado
Ky frut përmban, ndër të tjera, luteinë, beta-karoten, vitaminë E dhe acid folik dhe mbron trupin tonë nga stresi intensiv. Ai është gjithashtu i pasur me yndyrë, përkatësisht yndyrna të dobishme mono të pangopura.

Arra
Arrat, përveçse janë një ushqim me vlera ushqyese që i sjellin dobi trurit tonë në mënyra të ndryshme, mund të na japin edhe gjumë të qetë. Së pari, ato përmbajnë melatonin, e cila duket se rrit përqendrimin e këtij hormoni në gjak.

Çaji jeshil
Çaji jeshil është vërtetuar shkencërisht se ndikon në nivelet e serotoninës në tru, të cilat janë përgjegjëse për humorin tonë të mirë.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A është veprim i duhur nga SPAK arrestimi i Veliajt 3 muaj para zgjedhjeve?