Politikë

Trump konfirmoi vazhdimësinë për ‘non gratat’ në Ballkan, Berisha i shmanget pyetjes: Si të mos e shpallë zonë të rrezikshme? Kartele po, Ramaduro po...

25 Qershor, 13:22| Përditesimi: 25 Qershor, 15:38

  • Share

Një ditë pasi Donald Trump shtyu me një vit urdhrin ekzekutiv për gjendjen emergjente në Ballkanin Perëndimor, ku përmenden edhe individët e korruptuar, Sali Berisha iu shmang pyetjes që iu adresua.

Në njoftim, përmendeshin edhe individë që kanë minuar sundimin e ligjit dhe demokracinë, si një referencë për politikanët që janë shpallur non grata, mes të cilëve është edhe Sali Berisha. Por teksa u pyet për këtë vendim të administratës amerikane, Berisha nuk e gjen fajin te non grata, por deklaroi se SHBA nuk e kanë me të, por sipas tij një vendim i tillë ka ardhur për shkak të karteleve të drogës dhe qeverisë Rama. 

“Ramaduro. Çfarë komenti tjetër do. Tre ditë para kryeministri i Shqipërisë nga media kryesore numër një e SHBA u damkos Ramaduro. Tre javë më parë një zyrtar i lartë i departamentit të drejtësisë solli këtu mesazhin e ministrit të drejtësisë së SHBA, apo prokurorit të përgjithshëm, me të cilin kërkon që Shqipëria të merret me kartelet e saj të drogës. Por për këtë bien këeto kambana? A është folur ndonjëherë për kartele droge? Nuk është folur kurrë. A është cilësuar ndonjëherë Rama Ramaduro, unë e kam cilësuar Noriega. Epiteti im bëri nuk ngjiti Ramaduro në vend. E kapi dhe e shpalli media nr. 1 e botës. Pra si të mos e shpallë Trump Ballkanin një zonë të rrezikshme, kartelet po, Ramaduro po. Të gjitha së bashku.”, u shpreh Berisha.

Në konferencën e sotme, Berisha vijoi me akuzat për farsë elektorale, teksa publikoi një video, që siç u shpreh ai, tregon blerjen e votave në zonën e Freskut në Tiranë.  Sipas tij, personat që shfaqen në video kanë dhënë leje legalizimi dhe certifikata pronësie në këmbim të votës për PS-në. Ndër të tjera, Berisha u shpreh se në të gjithë vendin, në harkun kohor të ndaluar me ligj para dhe pas zgjedhjeve, janë dhënë rreth 6 mijë legalizime.

“Pra, ky është një shembull i përdorimit të shtetit partiak, shtetit elektoral për të blerë vota nëpërmjet ushtrimit të paligjshëm të fuqisë ekzekutive. Këto janë vetëm njëri aspekt, aspekte të tjera do paraqiten në ditët e ardhshme, të cilat kanë të bëjnë me certifikatat e pronësisë, kanë të bëjnë me lejet e ndërtimit, të cilat janë të pafundme. Është bërë një vërshim i madh dhe një mori e pafundme leje ndërtimi, meremetimesh, ndërtimesh në fshat, por edhe në qytete, të cilat do paraqiten në ditët që do vijnë.”, u shpreh Berisha.

I pyetur se pse nuk kanë “dokumentuar” tren bullgar në qarqe të tjera si në Elbasan, Berisha tha se kanë pasur probleme me dorëzimine e videove nga ana e KQZ-së.

“Nuk janë marrë akoma videot, sepse ka pasur probleme me dorëzimin e videove nga KQZ, qarqeve që kanë kërkuar videot. Tani janë dorëzuar atje sepse kërkonin depozita të mëdha me kapacitete të mëdha për marrjen e videove, dhe tani sapo të dorëzohen nga KQZ, do fillojë shqyrtimi i tyre.”, u shpreh Berisha.

Ora 13:41
Emërimi i ish-kreut të PD së Vlorës në krye të Kadastrës, Berisha: Një demokrat s’do e bënte kurrë, shkoi te partia e krimit

 

Në konferencën për mediat, Sali Berisha u pyet edhe për emërimin e Genc Deromemaj në krye të Kadastrës së Vlorës. Deromemaj ka mbajtur postin e kreut të PD në Vlorë ndërsa së fundmi ishte vetëm anëtar i partisë.  

Berisha tha se Deromemaj i kishte dërguar një mesazh 10 ditë më parë se do të largohej nga partia, ndërsa shtoi me ironi se ai bëri zgjedhjen e tij, duke marrë një post që një demokrat nuk do e merrte kurrë.

"Ky person me një karrierë në PD, po që janë gjëra të zakonshme këto, nuk janë të jashtëzakonshme që njerëzit ndërrojnë parti si ky, para 10 ditëve ka dërguar një mesazh ku më informon se do largohet nga aktiviteti politik përgjithmonë. Në fakt nuk ka pasur një aktivitet, për arsye të veta, nuk e di domethënë. Por kjo është një zgjedhje e tij dhe unë personalisht e kam thënë dhe e përsëris prapë, thelbin e lirisë e konsideroj të drejtën e zgjedhjes së njeriut. Ai ka bërë një zgjedhje, ka marrë një funksion, ka marrë një post, të cilin një demokrat nuk e merrte kurrë, por zgjedhja është e tij", u shpreh Berisha.

I pyetur nëse i frikësohet ikjeve nga PD, Berisha tha se s’ka dijeni të lëvizjeve të tjera. Sipas Berishës, Deromemaj zgjodhi të shkonte te partia e krimit.

“Nuk kam dijeni për asnjë rast tjetër. Nuk kam dijeni, por rasti i tij është evident. Nuk më njoftoi se do merrte një funksion në një vend ku rrinë nga 3 muaj zakonisht, në Vlorë. Por është zgjedhja e tij, kaq është ajo. Investimin ai e ka pasur në PD, se si gjeti këtë vlerësim të lartë nga partia e krimit, është puna e tij, nuk kam dijeni.”, shtoi ai.

Xh.D/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Arbeni: 25/06/2025 17:24

    Sali rrumpalla,ai iku e të la pëndët ty kriminel.Ti e di mirë se si u zgjodh kryerar i PD-s për Vlorën smokthiinjoti.Me përdhunë të kryesuar nga muli i nokës dhe disa halabak që dërgove në Vlorë për të hequr nga detyra e kryetarit të PD Moisi Meminaj,megjithëse ai arriti rezultatin më të mirë për PD e Vlorës .Por po të jesh shpellar e kriminel,hajdut e i korruptuar e non grata do largohen njerziz nga ty.Sali ka mbetur kosherja bosh se bletët po largohen për mos tu kthyer më.Bya,bye sali Viçidoli.

    Përgjigju
  • A...Zh: 25/06/2025 15:31

    Po t'i krahasosh me SB, kriminelet duken engjej!

    Përgjigju
  • Balli: 25/06/2025 14:54

    Papa SPIUNI ...

    Përgjigju
  • osua: 25/06/2025 13:55

    o sali o Zagoll Kabellua, po pse mendjen tende do marr ai!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A mendoni se rinumërimi i pothuajse gjysmës së votave është farsë e kotë?