Donald Trump

Bota

Trump shpall marrëveshje mes Iranit dhe Izraelit për një armëpushim 12-orësh: Më pas, lufta do të quhet e përfunduar

24 Qershor, 00:20| Përditesimi: 24 Qershor, 01:33

  • Share

Presidenti i SHBA, Donald Trump, shpalli marrëveshjen e armëpushimit Iran-Izrael: "Fillon brenda 6 orësh". Me një postim në rrjetet sociale, Trump shkruan se marrëveshja do të përfshijë një "armëpushim të plotë" për 12 orë, pas së cilës lufta midis dy vendeve "do të konsiderohet e përfunduar".

Nëse marrëveshja do të respektohet nga të dyja palët, atëherë ky do të ishte fundi i një lufte 12-ditore mes Izraelit dhe Iranit, të cilët kanë shkëmbyer sulme të shumta. Në postimin e tij, Trump dha detajet e armëpushimit duke shkruar: “Irani do të nisë armëpushimin dhe, në përfundim të orës së dymbëdhjetë, Izraeli do të fillojë armëpushimin e tij. Në përfundim të 24 orëve, fundi zyrtar i luftës 12-ditore do të përshëndetet nga e gjithë bota.”

Trump shtoi: “Gjatë secilit armëpushim, pala tjetër do të mbajë një qëndrim paqësor dhe respektues.” Dhe në fund: “Duke supozuar se gjithçka do të ecë sipas planit – dhe kështu do të ndodhë – dëshiroj të përgëzoj të dy vendet për qëndresën, guximin dhe mençurinë e treguar për t’i dhënë fund asaj që duhet quajtur ‘lufta e 12 ditëve’.”

Marrëveshja për armëpushim vjen pas hakmarrjes së Iranit për sulmin e SHBA, duke shënjestruar bazat amerikane në Katar dhe Irak. Trump dhe zëvendëspresidenti Vance diskutuan propozimin për armëpushim mes Izraelit dhe Iranit me emirin e Katarit, pas sulmeve iraniane ndaj bazave amerikane në Doha. Kryeministri i Katarit arriti të sigurojë dakordësinë e Iranit përmes një telefonate me Teheranin. Ndërkohë, Teherani ka konfirmuar se ka pranuar armëpushimin, por nga Izraeli nuk ka ende asnjë reagim.

Postimi i plotë i Donald Trump:

URIME TË GJITHËVE! Është arritur plotësisht një marrëveshje mes Izraelit dhe Iranit për një NDALIM TË PLOTË DHE TË GJITHANSHEM TË LUFTIMIT (që do të hyjë në fuqi përafërsisht pas 6 orësh, sapo Izraeli dhe Irani të kenë përfunduar dhe mbyllur misionet e tyre përfundimtare në zhvillim!), për një periudhë 12-orëshe, pas së cilës Lufta do të konsiderohet E MBARUAR! Zyrtarisht, Irani do të nisë NDALIMIN E LUFTIMIT dhe, pas orës së 12-të, Izraeli do të nisë NDALIMIN E TIJ, ndërsa pas orës së 24-t, një FUND ZYRTAR i LUFTËS 12-DITORE do të përshëndetet nga e gjithë bota. Gjatë secilës periudhë NDALIMI TË LUFTIMIT, pala tjetër do të qëndrojë PAQËSORE dhe ME RESPEKT.

Duke marrë si të mirëqenë që gjithçka do të shkojë siç duhet – dhe ashtu do të shkojë – dua të përgëzoj të dy vendet, Izraelin dhe Iranin, për Qëndresën, Guximin dhe Inteligjencën që treguan për ta përmbyllur atë që duhet quajtur “LUFTA 12-DITORE”. Kjo ishte një luftë që mund të kishte zgjatur me vite dhe të shkatërronte të gjithë Lindjen e Mesme, por nuk ndodhi – dhe nuk do të ndodhë kurrë!

Zoti e bekoftë Izraelin, Zoti e bekoftë Iranin, Zoti e bekoftë Lindjen e Mesme, Zoti i bekoftë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe ZOTI E BEKOFTË BOTËN!

DONALD J. TRUMP

PRESIDENT I SHTETEVE TË BASHKUARA TË AMERIKËS

Lufta intensive mes Iranit dhe Izralit nisi pas një sulmi të këtij të fundit, i cili u zhvillua në mënyrë kirugjikale duke eliminuar një pjesë të madhe të zinxhirit komandues të ushtrisë iraniane. Me kalimin e ditëve, dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara, media amerikane New York Times raportoi se Lideri Suprem i Iranit kishte caktuar 3 kandidatë për pasimin e tij në krye të regjimit, në rast se do të eliminohej.

Ora 01:10
Teherani konfirmon se ka pranuar armëpushimin

1750704709_Irandrapeauteheran760.jpg

Teherani ka konfirmuar se ka pranuar armëpushimin me Izraelin, i ndërmjetësuar nga Katari dhe propozuar nga Shtetet e Bashkuara.

Ora 01:03
Vance: Irani nuk mund të ndërtojë më armë bërthamore

1750174887_jdvance.JPG

Ndërsa Trump shpall armëpushimin mes Iranit dhe Izraelit, në një intervistë për Fox News, zv.presidenti amerikan Vance deklaron se Irani tani është i paaftë të ndërtojë një armë bërthamore me pajisjet që ka, “sepse i kemi shkatërruar”.

Ora 00:57
Trump e sheh armëpushimin Izrael-Iran si dëshmi të suksesit të strategjisë së tij

1750586459_donaldtrump.jpg

Njoftimi i Donald Trump për një armëpushim, nëse do të qëndrojë, pritet të shpallet nga administrata si një nga fitoret më të mëdha në politikën e jashtme të kësaj Shtëpie të Bardhë. Premtimet e mëdha për t’i dhënë fund luftërave në Ukrainë dhe Gaza deri më tani kanë mbetur pa rezultat.

Së fundmi, Trump ka pretenduar se ka ndërprerë përplasjet mes Republikës Demokratike të Kongos, një konflikt larg vëmendjes së shumicës së amerikanëve, si dhe përballjet mes Pakistanit dhe Indisë.

Megjithatë, një fund i luftimeve në Lindjen e Mesme do të përbënte një arritje konkrete për presidentin dhe aleatët e tij, veçanërisht nëse kjo do të shoqërohej me përfundimin e programit bërthamor të Iranit, diçka që nuk arritën ta realizojnë as ish-presidentët Clinton, Bush, Obama apo Biden.

Ende nuk kemi një reagim nga Izraeli apo Irani lidhur me postimin e tij dhe nuk ka asnjë garanci se luftimeve do t’u jepet fund, apo se armëpushimi do të qëndrojë.

Nuk ka aktivitete publike të planifikuara për presidentin sonte, ndaj është e mundur që të mos e dëgjojmë të flasë drejtpërdrejt për këtë çështje.

Por teksa nesër ai niset drejt Holandës për samitin e NATO-s, ka gjasa që ta paraqesë këtë si një dëshmi se strategjia e tij, sado e paqartë që u duk për shumëkënd, ka funksionuar./BBC

Ora 00:38
Izraeli vijon sulmet, shpërthime të fuqishme në Teheran

1750697235_iran.jpg

Një seri shpërthimesh të fuqishme kanë tronditur kryeqytetin iranian, sipas raportimeve nga korrespondentët e AFP në vendngjarje. Shpërthimet ndodhën pasi ushtria izraelite kishte urdhëruar evakuimin e banorëve nga një zonë në qendër të Teheranit, duke publikuar një hartë që tregonte zonën e evakuimit, e cila përfshinte një pjesë të Distriktit 7.

K.M/SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria mbështet SHBA-në pas sulmit ndaj Iranit, si e vlerësoni?