VLORË- Tuneli i Llogorasë u hap pasditen e djeshme për qarkullim. Ky aks pritet të lehtësojë trafikun për në jug, ndërsa shkurton distancën në vetëm 7 minuta nga Dukati në Palasë.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë një video në Facebook me përshtypjet e qytetarëve, ndërsa ata shprehen se është një rrugë me standarde dhe se do shkurtojë distancën për të shkuar në jug.
“Tuneli më i mirë në të gjithë Europën. Kam shëtit gjithë Europën po si ky tunel s’kemi pa.
Shumë rrugë e mirë, me standarde. Jemi të kënaqur se ne banojmë këtu dhe do e kemi të lehtë tani.
Vepër e madhe, ta gëzojnë shqiptarët. Edhe të huaj bashkë me ne.
Rruga shumë e bukur, shkurton kohë, distancën për të shkuar në jug.
Shyqyr që erdhi kjo ditë sot, ta gëzojmë se kemi vuajtur gjithë jetën.
Shkurton shumë distancën”, shprehen qytetarët.
Ky tunel, me gjatësi 5.5 km më i gjati në Ballkan, shkurton distancën nga Dukati në Palasë, nga 30 minuta në 7-8 minuta. Ndërkohë, nga Vlora në Palasë që nëse dikur bëhej për 1 orë, tashmë ajo do realizohet për 20 minuta. Tuneli përveçse shkurton distancën, do të ketë impakt të madh në uljen e trafikut sidomos në sezonin veror, dhe do të ketë një shpejtësi të lejuar 50 – 80 km/orë.
Aktualisht është hapur vetëm njëri krah i tunelit. Pas mbylljes së sezonit turistik do të nisë puna për krahun tjetër dhe pritet që në vitin 2025 qarkullimi do jetë i hapur në të dyja krahët. Tuneli i Llogarasë këtë sezon do të jetë i hapur për kalimtarët pa pagesë, ndërsa nga viti i ardhshëm tarifa për të kaluar do të jetë 5 euro.
Ja sa te kalojne zgjedhjet e 2025 e 5 euro do paguajme si ceco. Cfare e gjeti tunelin e krrabes qe nuk ka tarife?!
Përgjigju