U arrestua për blerje votash, lihet në burg kandidati i Berishës e Metës për Himarën! Fredi Beleri: S'kam lidhje me akuzat! Dosja kalon në SPAK

13 Maj 2023, 09:52| Përditesimi: 13 Maj 2023, 23:14

  • Share

Fredi Beleri, i akuzuar për blerje të 8 votave për 40 mijë lekë, do të qëndroj në masën e sigurisë “arrest në burg”, dhënë nga Gjykata e Vlorës, e cila pas vendimit shpalli mos kompetencë dhe dosja hetimore tashmë kalon në SPAK. Në burg është lënë edhe Pandeli Kokaveshi i akuzuar si bashkëpunëtor i Belerit në blerjen e votave të qytetarëve në Himarë. E pranishme në seancë ishte edhe ambasadorja greke në Tiranë, Konstantina Kamitsi. Report Tv mëson se në sallën e gjyqit, kandidati i Berishës dhe Metës që kërkon një mandat në Himarë, deklaroi se nuk ka lidhje me akuzën. Beleri pretendoi para trupës gjykuese se në lokal, momentin kur u arrestua nga agjentët e policisë, ishte me të afërm të tij dhe se me lekët nuk kishin qëllim blerjen e votave.

Avokati i tij, pas përfundimit të seancës deklaroi se arrestimi ishte i paligjshëm dhe sipas tij gjithçka është montuar politikisht. Po me të njëjtën retorike ishte edhe kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule i cili hodhi akuzat në drejtim të kryeministrit Edi Rama, për të cilin tha se është ai që e ka motivuar dhe ekzekutuar procesin kundër Fredi Belerit.

Më herët, burime nga akuza e Vlorës i thanë Report Tv se vetë Fredi Beleri pretendoi se nuk ishte në gjendje të mirë shëndetësore prej problemeve me diabetin dhe disa sëmundje të tjera, duke kërkuar vlerësim nga mjekët për pamundësinë sipas tij të qëndrimit në qeli. Ndërkohë, i arrestuari tjetër bashkë me Belerin, Pandeli Kokaveshi, është shtruar në QSUT në Tiranë, pas pretendimeve të problemeve me zemrën, ku edhe më herët i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale. Për këtë arsye masa për të do të jepet në ambientet e spitalit.

Në dosjen hetimore nr. 489, thuhet se anëtarët e Shtabit Elektoral të Fredi Beleri, dyshohet se blinin vota kundrejt vlerave të ndryshme në lekë dhe euro. Policia identifikoi një person që i ishte kërkuar nga Beleri vota kundrejt shumave të parave, të cilit i kërkoi bashkëpunim. Beleri dhe personi në fjalë kanë pasur komunikime personale dhe kur janë takuar ky i fundit i ka thënë se kishte 13 njerëz për të votuar, por duhet të ofronte diçka, pasi njerëzit kërkojnë se janë në kushte të vështira ekonomike, dhe nuk kanë përkrahje. Në përgjigje Beleri i ka thënë të sjell listën e emrave për t’i parë ku votojnë. Fillimisht Beleri i thotë qytetarit që të jap 100 euro dhe, sipas tij, nëse dalim mirë po të jap edhe 300 euro shtesë më vonë.

Pasi ranë dakord që të bliheshin votat me 50 euro, personi i infiltruar i vuri në dispozicion Belerit listën me 13 emra që ishin të gatshëm ta votonin, nëse ai paguante. Beleri i thotë të infiltruarit se për të marë porosinë (shumën financiare), do kontaktohej në telefon nga një miku i tij. Në dosje thuhet se e gjitha komunikimi mes qytetarit dhe Belerit është përgjuar me autorizim nga prokuroria.

Më pas në dosje përshkruhet takimi i qytetarit me Pandeli Kokaveshi, të cilët nga tavolina ku ishin ulur ne lokalin qe njihet si pronë e Belerit, zhvendosen në tualet, me frikën e pergjimit. Kokaveshi i ka thënë simpantizantit, se  nga lista me 13 emra, 5 i kishte paguar, ndaj do të jepte para vetëm për 8 prej tyre . Policia sekuestroi 8 copë kartëmonedha 5000 lekëshe që dyshohet se ishin për të blerë vota në Himarë. Pas arrestimit, në Policinë e Vlorës u shoqëruan dhjetëra qytetarë nga Himara, të cilët pohuan se ishin kontaktuar nga Beleri dhe njerëzit e tij për t’ua blerë votën.

Pazaret për blerjen e votave çuan në pranga kandidatin e koalicionit Berisha- Meta për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri një ditë më parë (12 maj) . Ai u arrestua bashkë me truprojën e tij Panajot Kokoveshi, pasi një agjent i infiltruar i policisë, përgjoi momentin kur bashkëpunëtorët e Belerit dhanë 40 mijë lekë për votat e 8 personave. Kartmonedhat u sekuestruan ndërsa pas arrestimit, disa qytetarë nga Himara thanë se Beleri u ka ofruar deri në 10 mijë lekë për votë, por ato nuk i kanë marrë.

1683972783_lekefredibeleri.jpg

Ora 18:10
Me sytë e mbyllur i mbështetur për muri, del foto-ja e Fredi Belerit gjatë seancës në gjykatën e Vlorës

1683994116_fredibeleri.jpg

Report TV ka siguruar një foto të Fredi Belerit gjatë seancës gjyqësore të mbajtur ditën e sotme ku u la në burg për blerje votash në Himarë.

Me sytë e mbyllur, Beleri duket i mbështetur për muri gjatë kohës që zhvillohet seanca në gjykatë.

Ora 17:34
U kap me Fredi Belerin duke blerë vota në Himarë, gjykata e Vlorës lë në burg Pandeli Kokaveshin! Avokati: Do ankimojmë vendimin

 

Gjykata e Vlorës ka caktuar masën e arrestit me burg edhe për bashkëpunëtorin e Fredi Belerit, Pandeli Kokaveshi, i cili aktualisht ndodhet i shtruar në QSUT për shkak të problemeve me zemrën. Sipas policisë, Kokaveshi është bashkëpunëtor i Fredi Belerin në blerjen e votave në Himarë.

Avokati mbrojtës i Kokaveshit kërkoi një masë më të lehtë sigurie duke marrë parasysh edhe gjendjen jo të mirë shëndetësore të tij. 

Ora 17:15
Gjykata la në burg Fredi Belerin, reagon Berisha: Akt stalinist i Ramës për të siguruar kontrollin mafioz mbi pronat e banorëve të Himarës

1683563698_16722306306400berisharama184.jpg

Kreu i Rithemelimit, Sali Berisha e ka quajtur një akt stalinist të Ramës, vendimin e gjykatës së Vlorës për lënien në burg të Fredi Belerit. Në reagimin e bërë, Berisha shkruan se Rama ka urdhëuar burgosjen e Belerit për të mbajtur nën kontroll të plotë trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Më tej, Berisha u ka bërë thirrje banorëve të Himarës për të dalë masivisht në votime dhe të votojnë për kandidatin e tij dhe të Metës në këtë bashki.

“Akt stalinist i Edi Ramës. Ai, për interesa të tij mafioze, urdhëron mbajtjen në burg të kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” të rrëmbyer në mesnatë nga narkopolicia, Fredi Bejleri për të siguruar kështu vazhdimin e kontrollit të tij mafioz, të plotë mbi trojet dhe tokat e banorëve të Himarës.

Duke dënuar me forcën më të madhe këtë akt të shëmtuar policesk, ju bëj thirrje banorëve të Bashkisë Himarë, të dalin të gjithë në votime dhe të votojnë për mbrojtjen e pronave të tyre nga Edi Rama dhe banda e tij në bashkinë e Himarës”-thuhet në reagimin e Berishës.

Ora 14:03
VIDEO/ ‘Do të fitojmë o Fredito’, incidenti kur Beleri po linte ambientet gjykatës në Vlorë! Qytetari: Ik more qen bir qeni, çfarë do fitoni

 

Fredi Bleri është dërguar në paraburgim në Tiranë pas vendimit të Gjykatës së Vlorës për ta lënë në burg e për t’ja kaluar dosjen SPAK-ut.

Ndërkohë teksa po dilte me furgon policie nga ambientet e gjykatës, një qytetar dëgjohet t’i thotë Belerit se ‘do të fitojmë Fredito’.

Por pas kësaj një tjetër i është kthyer i irrituar duke u shprehur: Ik more qen bir qeni çfarë do të fitoni!

Ora 13:40
VIDEO/Fredi Beleri u la në burg, Vangjel Dule: Procesi i ekzekutuar me urdhër të Edi Ramës

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri u la në brug me urdhër të Edi Ramës.

‘Dëshiroj t’ju falënderoj për interesimin e vazhdueshëm që tregoni. Jeni dëshmitar i një procesi parodi në të gjitha fazat dhe etapat e tij. Është një proces i motivuar edhe ekzekutuar në urdhrat dhe porositë e Edi Ramës. Pengmarrja e Belerit vazhdon. Do ta lirojë në mënyrë triumfale vota e nesërme e himarjotëve.'- tha Dule.

Ora 13:35
VIDEO/ Fredi Beleri u la në burg, avokati: Është sulm politik dhe e montuar! Nuk iu kap asgjë në flagrancë

Pasi gjykata e Vlorës la në burg Fredi Belerin, avokati i kandidatit të Berishës e Metës për kryetar bashkie për Himarën, Geni Gjyzari u shpreh se ky është një sulm politik dhe i montuar.

‘E vlerësuan arrestin në flagrancë si të ligjshme! Brenda 10 ditësh do të behet vlefshmëria në SPAK. Për 10 ditë vlerësimi i masës së sigurisë në SPAK. Është sulm politik dhe e montuar. Nuk u provua në asnjë moment as ekzistenca e listave, ishte duke dalë jashtë lokalit. Nuk iu gjet asgjë në flagrancë. Absolutisht se cenon përkundrazi e ka forcuar më shumë.’- tha avokati.

Ora 13:24
Fredi Beleri në gjykatë: Nuk kam lidhje me akuzën, lekët nuk i kisha për të blerë vota

 

Në sallën e gjyqit Fredi Beleri ka deklaruar se nuk ka lidhje me akuzën. Ai ka thënë se ishte me të afërmit e tij dhe se lekët nuk i kishte për të blerë vota.

‘Nuk kam lidhje me akuzën, isha me të afërmit e mi, lekët nuk i kisha për të blerë vota!’- mësohet se ka thënë Fredi Beleri në sallën e gjyqit.

Ora 13:10
Përfundon seanca për Fredi Belerin, Gjykata e Vlorës lë në burg kandidatin e Berishës e të Metës për Himarën

 

Gjykata Vlorës ka dhënë sot masën e sigurisë për  Fredi Belerin, të cilin trupa gjykuese e la në burg. Kandidati i Sali Berishës e Ilir Metës u arrestua për blerje votash në Himarë. Ai dyshohet se ka blerë 8 vota me nga 50 mijë lekë. Beleri u arrestua vetëm dy para zgjedhjeve, ndërsa dosja i ka kaluar SPAK. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale akuzën e 'korrupsionit aktiv në zgjedhjet',

Ora 12:16
Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë, Report Tv siguron foton e parave të sekuestruara

1683972783_lekefredibeleri.jpg

Report Tv ka siguruar foton e parave të sekuestruara që do të përdorte Fredi Beleri për të blerë vota. Fredi Beleri u kap duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë.

Ora 12:04
Arrestimi i Fredi Belerit, KQZ: Vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij do jetë në fletën e votimit

1683884371_fredibeleri.jpg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, pas arrestimit të tij për akuzën për blerje votash, ka sqaruar se emri i tij do të vijojë të jetë në fletën e votimit.

“Në përgjigje të interesit të përfaqësuesve të medias mbi ndalimin/arrestimin e kandidatit për kryetar të Bashkisë Himarë, Dhionisios Alfred Petro Beleri, mbështetur nga koalicioni "Bashkë Fitojmë", Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sqaron se në kuptim të Kodit Zgjedhor, si dhe të Ligjit nr. 138/2015 "Për garantimin e integritetit të personave që zgjidhen, emërohen, ose ushtrojnë funksione publike", ai vazhdon të jetë kandidat dhe emri i tij mbetet në fletën e votimit”, shkruan KQZ.

Ora 11:55
Arrestimi i Fredi Belerit, kreu i PBDNJ, Vangjel Dule: S’ka asnjë arsye ta mbajnë në qeli! Duan të rrëmbejnë bashkinë e Himarës

Kreu i PBDNJ-së Vangjel Dule u shpreh se Fredi Beleri duhet të lirohet menjëherë. 

Dule e cilësoi procesin gjyqësor ndaj Fredi Belerit një parodi ndërsa theksoi se vendimi ka qenë i paralajmëruar. Qëllimi, sipas tij, është që të rrëmbehet përfaqësimi politik i komunitetit të bashkisë së Himarës.

Po ashtu, Dule theksoi se nuk ka asnjë arsye politike apo juridike që Beleri dhe Pandeli Kokoveshi të vijojnë të qëndrojnë të ndaluar.

‘E kërkon logjika nga çdo optikë qoftë ajo që të lirohet menjëherë. Avokatët janë njohur dhe qëndrimin zyrtar mund ta shprehin ta. Ishte një vendim i paralajmëruara. Kemi një proces parodi, qëllimi ëhstë një dhe i vetëm të rrëmbejnë përfaqësimin e Himarës.’- tha Dule.

Ora 11:28
VIDEO/ Po mbahet seanca për Fredi Beleri, ambasadorja greke mbërrin në gjykatën e Vlorës

 

Në gjykatën e Vlorës po mbahet seanca për Fredi Belerin i arrestuar për blerje votash.

Ndërkohë në ambientet e gjykatës së Vlorës ka mbërritur edhe ambasadorja e Greqisë Konstantina Kamitsi, e cila pasi ka komunikuar me avokatin e Belerit ka hyrë serish në makinë, pasi po merret leje për të hyrë në ambientet e gjykatës.

Ora 11:11
VIDEO/Në burg për blerje votash, mbërrin në Gjykatën e Vlorës Fredi Beleri

 

Kandidati i koalicionit Berisha-Meta për Himarën, Fredi Bleri ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Vlorës. Ditën e sotme, do të mbahet seanca dhe Beleri do të njihet me masën e sigurisë. Ai u arrestua në Himarë dhe akuzohet për blerje votash.

Ora 09:45
Pirro Dhima mbron Fredi Belerin: Mos e ul kokën

Fredi Belerin, kandidatin e Berisha-Meta për Bashkinë e Himarës, e ka mbrojtur edhe ish-kampioni olimpik i Peshëngritjes, sportisti me origjinë shqiptare Pirro Dhima.  Në një mesazh në Tëitter, Dhima i kërkon që të mos e ulë kokën, edhe pse në fakt u arrestua me dyshimet e forta se po blinte vota.

“Disa prej nesh patën fatin e rëndë dhe të errët të rritjes nga frika e pasojave të fjalës së lirë dhe nën shkeljen e vazhdueshme të të drejtave tona. Sot, ne refuzojmë të ulim kokën ndaj sjelljeve që dëmtojnë demokracinë dhe dëmtojnë shtetin e së drejtës. #Beleri” shkruan Dhima, i cili si peshnëgritës ka garuar për ngjyrat e flamurit grek.

Dhima ishte edhe pak kohë më parë në Himarë në krah të kryeministrit grek Mitsotakis ku u pritën nga Beleri.

 

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 14/05/2023 01:31

    Ne fakt ky as qe duhej te lejohej te kandidonte,sepse ka pasur disa histori me drejtesine.Persona te tjere per krime me te lehta jane djegur per ceshtje formulari,ketij ja dine te gjitha e te gjithe e prape u lejua.Dhe sa per Pirron qe na i paska dale ne krah dhe i jep kurajo duke ngateruar kohen e regjimin dhe arsyen, F.U. Pirro Dhima!!!

    Përgjigju
  • Gripi: 13/05/2023 20:40

    Duhen anulluar zgjedjjet ne Himare. Te hiqet emri i ketij pseudo greku nga progonati ne fleten e votimit.

    Përgjigju
  • Dil Sali: 13/05/2023 15:53

    Dil Sali e thuaj që ky arrestim ishte urdhër i Erdoganit dhe Edi Rama me të krishterët e Fan Nolit e zbatuan. Po pse të krishterët e Nolit nuk janë më Janullatosin nga Yunanistani? Kush na e bëri peshqesh atë? Pse u pranua? Dilni Sali se erdh Enveri.

    Përgjigju
  • Alb: 13/05/2023 15:19

    Rreciku i shqiptare ne greqi. Se ne, ne shqipnin so e rrujme grekun

    Përgjigju
  • Ethem Lalaj: 13/05/2023 14:00

    Terroristi Beleri duhej në burg me kohë për 2 vrasjet në Peshkëi dhe përçudnimin e postës kufitare.Por drejtësia Fashiste Greke e fali.Edhe drejtësia e Sb e fali për Greqi zinin e Himarës etj. Beleri zbaton politikën e qeverive GREKE FASHISTE NDAJ SHQIPËTSRVE DHE SHQIPËRISË me pretendime territoriale mëse 100 vjeçare.Akoma nuk po heq ligjin e luftës dhe të drejtën ÇAME. Qeveria Greke nuk njeh Kosovën si Shtet për turp të saj. Qeveria Greke përkëdheljet nga BE si dele manare ashtu si dhe të Sërbisë.Pasi në BE predominon e DJATHTA EKSTREMISTE. SPAK nuk duhet të liroi terroristin Beleri në asnjë mënyrë.Pavarsisht se i kërcënon SaliSërbi fatkeqsi Kombëtare 32 vjeçare..! Greku ka vrar mbi 117 Shqipëtar të lirë dhe në burgje dhe Qevetit Shqipëtare nuk jan ndier fare.. Mbi 800.000 Shqipëtar Greqia i ka detyruar të ndryshojnë EMRA DHE MBIEMRA..Për ti numëruar si popullsi Greke.Ndaj popullsia Shqipëtare po rrudhet.

    Përgjigju
  • Babuli Ta nguli: 13/05/2023 13:28

    O Arbënor ose Arbëror e hëngri qeni grek jevgjit që e ka vën tradhtari krinineli hajdut Sali Bajga dhe spiuni Ilir Metaj. Tani Fredi do kapi sapunin o Arbënor merhumi. Po Sali bajga më mir të kishte vu ty kandidat o Arbënor se sa vuni Fredin. Sado që ti o Arbënor je analfabet po je besniku Sali Bajgës o Arbënor loqevari komplet rrot ari.

    Përgjigju
  • Maskarenj: 13/05/2023 13:01

    Fredi u godit nga pala kundershtare por ne fakt keta jane te gjithe Freder pa perjashtim , plera te ndyre qe genjejne te varfrit me nje thes miell per ti mar voten . Pse nuk jepni ju qe Rama u dha pensionisteve 5000 leje te reja shtese tani para votimeve ? A nuk eshte dhe kjo blerje votash madje me keq se eshte e bere me leket e taksapaguesve . Duhet te ndeshkohen te gjithe pa perjashtim se jane plera te vertete

    Përgjigju
    • Skrapari: 13/05/2023 15:42

      O ti... maskara..po ke gjak shqiptari! Nuk po bëhet fjalë se kush hajdut do drejtojë në himarë i kuq apo blu por po vihet në diskutim një pjesë territori shqiptar i lakmuar nga qarqet shovinste greke për ta deklarur si minoritet grek! Njësoj si dropulli! Dhe për të realizuar kêt qeveritë dhe kisha greke vazhdimisht kanë mbështetur bollanot e tyre dhe sot i zgjedhuri i tyre është beleri, njeriu që ka duart me gjak nga masakra e peshkëpisë! Mjafton të shohësh reagimin e qeverisë greke për ngjarjen që të kuptosh se helenizimi i jugut të shqipërisë ështē një projekt...ose, lëre fare, shko e zërë frymën me nanjë lengjere me brumë dhe numëro thasët e mjellit të fushatës!.

  • Like: 13/05/2023 12:59

    Duhet te ishte ne burg me kohe gjakprishuri! Aktivitet i hapur antishqiptar! Greqia do babe Erdoganin te marre vesh se keta palaçot tane jane te gjithe te shitur.

    Përgjigju
  • e drejta: 13/05/2023 12:45

    SA CUDI ,SA ARRESTOHEN KETA BATAKCINJE SEMUREN...

    Përgjigju
  • Te flliqur: 13/05/2023 11:46

    Pretendime thon, A jeni ne terezi ore, vjet Pandeliu ka bere transplant zemre e ju thoni qe po shpik. Turp tju vije E turp te te vije dhe ty o kryeminister se ne burg fut njerez pa mbeshtetje. Vazhdo me Erdoganin dhe hajde te te jao ca dylbi te kalibrit te gjate per te pare Europen me sy!

    Përgjigju
    • Kistra: 13/05/2023 13:52

      Nese per ne BE kalohet nga Beleri, te q**** Europen!

    • Niku: 13/05/2023 13:33

      Ik mor jevg grek

    • Himara: 13/05/2023 13:20

      Pse tani u sëmur ky pandi? Po kur blinte vota ishte sëmurë? Sa për Europën kurr mos shkofshim në se do u bëjm lëshime fëlliqsirave si ata. Maskarej kan qën dhe të till do mbeten Në burk e ka vëndin një terrorist si Beleri. Dhe ti mos u dil shum në mbrojtje.

    • Cameria: 13/05/2023 13:07

      Na plasi trapi per BE o grek i poshter

    • Vorio: 13/05/2023 12:47

      O grek o jevg muti

    • Grekqiresi: 13/05/2023 12:41

      Ik or jevg.

    • arber: 13/05/2023 12:36

      Po mbeti Europa ne dore te Greqise ......larg qofte. Te zgjidhin njehere problemet e veta , pastaj te merren me te botes.

    • Deni: 13/05/2023 12:36

      Shko mer i felliqur pirdhu me gjithe salushet e ramet e metet…idiot kujt i plasi trapi se ka pasur mderhyrje ne zemer? kur i di problemet qe ka,ca i duhet ajo pune? Si ka mundesi qe nuk mendohen asnjehere pasojat? Le te qendroje bashke me zemren e diabetin ne burg. Kane kryer krim kushtetues,idiot!!!! para ligjit duhet te jene te gjithe njesoj,me zemer e pa zemer. Ato jane dhe tipat si puna e tyre jane thjesht shkershata njerez,bashke me ty qe mendon ashtu.

  • Fredi: 13/05/2023 11:37

    O cme beri reaksion blerja e votes hahah

    Përgjigju
  • Reforma: 13/05/2023 11:13

    Gjykata nuk duhet te trembet nga keto shqipfoles te shitur tek greku serbi dhe rusi. Ne burg te gjithe!

    Përgjigju
  • Emri: 13/05/2023 10:55

    O zot po keta qenkan me gjysem shpirti, me diabet, me bajpas, me zemr, me melçi, me veshka e me te gjitha. po ç'dreqin ju duhet juve politika dhe Vorioik mor idioter? rrini rehatr ne shtepi dhe lejani çunave te rinj keto pune

    Përgjigju
    • Hahaha: 13/05/2023 11:38

      Po shefi i ktij 80 vjeçar kur ta rrasin ne Reç me çfare smundje do dal? Majasell cerebral?

  • Shqiperia: 13/05/2023 10:21

    Ç’fare popull jemi!? Si mund ti shkojne mbrapa Saliut dhe Metes qe hapur jane shpallur tradhtare!? Ata me e pakta duhen rrahur…

    Përgjigju
  • Alb: 13/05/2023 10:14

    Mir se ky i sherben grekute. Po mete dhe sala kujte i sherbejn?

    Përgjigju
    • e drejta: 13/05/2023 10:23

      SERBIT,,,GREKE E SERBE ME NJE POC PJERDHIN...

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?