Pamjet nga hoteli ku strehoheshin sirianët në Tiranë, kapen dhe 9 klandestinë të tjerë gjatë arrestimit të pronarit të saj

10 Janar 2021, 08:41| Përditesimi: 10 Janar 2021, 12:56

  • Share

9 klandestinë të tjerë, të cilët do të dërgoheshin drejt Italisë në mënyrë të paligjshme janë gjetur të strehuar në hotelin në pronësi të Fatos Dushes. Ai u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë, nën akuzën se kishte strehuar 50 sirianët e arrestuar dy ditë më parë në Vlorë, ndërsa gjatë kontrolleve në hotelin në pronësi të tij në Tiranë, u gjetën edhe 9 klandestinë të tjerë.

63-vjeçari akuzohet se ka strehuar në ambientet e hotelit në pronësi të tij, klandestinët e evakuuar në Vlorë. Arrestimi i tij erdhi pas dëshmive të klandestinëve sirianë, tw cilwt kanë përmendur emrin e Fatos Dushës. Ai do të hetohet për veprën penale ”Dhënie Ndihmë për Kalim të Paligjshëm Kufiri” e kryer ne bashkëpunim.

Më 8 janar një gomone me 50 klandestinë sirianë dhe 3 trafikantë shqiptarë po tentonin të ikin drejt Italisë, por ka pësuar avari në rrethana ende të paqarta. Një telefonatë SOS “po mbytemi” nga një numër shqiptar ka çuar rojën bregdetarë gjatë natës në grykëderdhjen e lumit Vjosë pranë fshatit Poro.

Emigrantët e paligjshëm u shpëtuan, por 3 trafikantët shqiptarë sipas burimeve u hodhën në det nga anija e rojës bregdetare dhe u zhdukën në afërsi të Triportit, Vlorë.

Emigrantët janë dërguar në kampin e refugjatëve në Durrës, ndërsa 12 prej tyre ndodhet në QSUT pasi ishin djegur me benzinë, ku 4 sirianë ndodhen në reanimacion.

Burimet thonë se benzina është derdhur në gomone dhe nga kripa e detit u ka shkaktuar djegie në trup, ku ka qenë e domosdoshme të shtrohen në repartin e djegieve në QSUT. Gjendja e 4 sirianëve të shtuar në repartin e Djegieve-Plastikës në QUST vijon të jenë ende në reanimacion, mes tyre dy fëmijë, ata janë në gjendje të stabilizuar por po mbahen në monitorim për  shkak të ndonjë komplikacioni të mundshëm.

Ora 12:08
Ja kush është pronari dhe hoteli në Tiranë që strehoi 50 sirianët e kapur në Vlorë (Pamjet)

Gazetari Sokol Dema në Report Tv ka siguruar foton dhe  e 63-vjeçarit Fatos Dusha, i cili u arrestua mbrëmjen e djeshme në Tiranë për strehim emigrantësh dhe  dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm kufiri si dhe pamje nga hosteli "All Stars", ku qëndronin klandestinët.

Fatos Dusha u arrestua me akuzën se në hotelin e tij strehoi 50 sirianët e kapur para dy ditësh në grykëderdhjen e lumit Vjosa, teksa gomonia e tyre pësoi avari.

Hostel ku strehoheshin sirianët dhe Fatos Dusha
Ora 10:30
U kapën në Vjosë, vijojnë në reanimacion 4 sirianët e djegur

1610271111_siriane.jpg

4 sirianët të cilët pësuan djegia nga benzina në gomone gjatë tentativës për të ikur në Itali nga Vlora vijon të jetë e njëjtë. Ata ndodhen ende të shtruar në Repartin e Terapisë Intensive në Spitalin e Djegieve Plastike në QSUT.

Katër pacientët, dy prej të cilëve janë fëmijë, janë jashtë rrezikut për jetën, megjithatë janë në kujdesje të vazhdueshme, për shkak të ndonjë komplikacioni të mundshëm.

Ata kanë pësuar djegie të rëndë. Në gjendje më të mirë gjenden tetë pacientët e tjerë që kanë pësuar djegie të mesme dhe të lehtë. Pacientët sirianë pritet të qëndrojnë në spital deri në përmirësim, për t’u zhvendosur më pas në Durrës.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kalimtari: 10/01/2021 19:40

    Po ky biçim Hoteli,aty ka vite që strehon refugjatë të këtyre llojeve..Ja bo-te muuuu

    Përgjigju
  • vjosa: 10/01/2021 17:58

    TANI E GJETET O IDIOTE NE KETE QAMET E KOHE TE KEQE,,TE MERRNI DETIN E TE RREZIKONI JETEN,....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?