Ndërron jetë foshnja e braktisur në bodrumin e pallatit, ndalohet nëna 30 vjeçare! Dëshmia në polici: E fsheha shtatzaninë se jam e pamartuar

9 Nëntor 2023, 08:25| Përditesimi: 9 Nëntor 2023, 13:22

  • Share

TIRANË-  Megjithë 24 orët përpjekje të stafit mjekësor tek "Koço Gliozheni", bebja i seksit mashkull, që u gjet braktisur dje (8 nentor) në një garazh në zonën e Yzberishtit nuk mbijetoi.
Foshnja e diagnostikuar me shumë probleme është lindur në kushte të tmerrshme nga nëna e saj 30 vjeçare.

Bebi u la në një divan, i hedhur aty për plehra. Të qarët e saj, alarmuan banorët e pallatit, më pas policia e dërgoi në spital.

Kur ajo mbërriti në reanimacion ishte e mbuluar me gjak e baltë me hipotermi të thellë, pa shenja jete, pa frymëmarrje, pa rrahje zemre dhe me kordon në qafë. Foshnja u reanimua intesivisht, iu bë masazh kardiak dhe u intubua, por gjendja e të porsalindurit mbeti e rëndë.

“Me hidhërim të thellë njoftojmë humbjen e jetës së foshnjës!”, njoftoi stafi mjekësor

“Mora një lajm të trishtë ,foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot, policia ka ndaluar nënën” shkruajti ministri i Brendshëm Taulant Balla.

Nëna për të cilën thuhet se është nga Pogradeci, aktualisht ndodhet nën kujdesin mjekësor. Kur ajo të përmirësohet, do të dërgohet te Blloku i Sigurisë, të paktën deri në fund të hëtimeve nën akuzën ‘Braktisja e fëmijëve të mitur"

Në dëshminë e parë të saj në polici, ajo tentoi të mohonte gjithçka, por jpas tregoi që ishte një e re beqare, e pamartuar, dhe nuk pranoi të tregonte atësinë e foshnjës.

“Kisha turp nga opinionini, nga familja, ndaj e fsheha shtatzaninë”

Një histori sa e dhimbëshme, aq e frikshme, kjo e gruas së re, që la foshnjë të vdes në një garazh, po ashtu veten në shok pas hekurave.

Ora 10:59
Tiranë/ Ndërron jetë foshnja e porsalindur, u gjet e braktisur në bodrum në një pallat në Yzberisht

1699474934_WhatsAppImage20231108at9.20.38PM.jpeg

Ndërron jetë foshja e cila u gjet e braktisur në bodrum në një pallat në Yzberisht.

Lajmi u bë I ditur nga një postim I ministrit të Brendshëm Taulant Balla

"Sapo mora një lajm të trishtë nga Drejtori i Spitalit Obstetrik-Gjinekologjik “Koço Gliozheni” , i cili më njoftoi se foshnja e braktisur në zonën e Yzberishtit në Tiranë nuk ia doli dot edhe pse mjekët e spitalit bënë të gjitha përpjekjet. Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ka ndaluar nënën që e braktisi pa na dhënë mundësinë ne të gjithëve, agjencive shtetërore, shoqërisë civile ta gjenim në kohë dhe të mund ta shpëtonim. Kjo është një ngjarje e rëndë që kërkon një reflektim dhe masa konkrete nga të gjithë"

Ora 09:42
La foshnjën e porsalindur në bodrum, urdhër arresti për nënën 30 vjeçare! Akuzohet për braktisje të fëmijës

1699474934_WhatsAppImage20231108at9.20.38PM.jpeg

Burime të Report Tv bëjnë me dije se  nënës që braktisi foshnjën në një bodrum pallati në Yzberisht sapo i është komunikuar urdhër arresti. Sapo të dalë nga ambientet e spitalit do të akomodohet te Blloku i Sigurisë. Ajo akuzohet për braktisje të fëmijës.

Ora 09:29
Braktisi foshnjën e porsalindur në bodrum, dëshmia e nënës në polici: E fsheha shtatzaninë, kisha frikë nga opinioni sepse nuk jam e martuar

1699446990_finalprojekt.00393021.Still084.jpg

Report Tv mëson se nëna e foshnjës së braktisur fillimisht ka mohuar që të jetë ajo nëna e fëmijës, teksa efektivët e kanë shoqëruar në komisariat. Ajo gjithashtu ka mohuar të ketë qenë në dijeni të ngjarjes. Verifikimi i telefonave celularë më pas ka vertetuar dyshimet e efektivëve.

30 vjeçarja rezulton që është e pamartuar dhe nuk ka fëmijë të tjerë. Ajo ka deklaruar se arsyeja që e ka fshehur shtatzëninë e saj dhe ka braktisur bebin ka qenë për shkak se nuk ka dashur që të merret vesh nga familjarët e saj por edhe opinioni, pasi nuk është e martuar.

Grupi hetimor ka pasur dyshime se 30-vjeçarja e ka lindur foshnjën e vetme në garazhin e pallatit ku dhe më pas e ka braktisur dhe është kthyer në banesë. Vajza nuk ka folur fare për babain e fëmijës, por ka kërkuar të mos identifikohet dhe më pas është transportuar për në spital.

B.V//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 10/11/2023 00:22

    Shume faktore jane ne kete mes,shoqeria,opinioni,edukimi.Familja mund t'ja pranonte,por dhe mund te mos ja pranonte.Nese ja pranonte familja ,do te ishte zona.lagjja,fshati qe do t'a tregonin me gisht si ate si femijen e saj,do te sajonin 100 histori te verteta,ose te paverteta e me qindra epitete nese doni nje shembull-Salianji! Sa epitete e histori kam lexuar ne komente per te,per nenen e tij e menyren si erdhi ne jete,ndoshta keto histori e emra me te cilet anatemohen nene e bir,jane hiperbolizuar nga statusi i tij si politikan i opozites,ose jane sajesa,por a nuk eshte ky nje shembull i reagimit te opinionit?!Apo ai rasti i asaj zyrtares qe u arrestua para ca ditesh per korrupsion dhe bashke me te dhe nje nga te arrestuarit per te cilen ajo kishte bere shkelje,lidhja e vetme mes tyre nje femije dashurie qe ky maskara nuk i njihte atesine! Pastaj ne mes eshte dhe gjenja ekonomike si dhe niveli i edukimit,sa njohuri kishte kjo femer per /sex te mbrojtur/,per pika ku mund te lesh femijet e padeshiruar ne anonimat e mbi te gjitha per ABORTIN? Per keto gjera duhet mesuar ne shkolla dhe jo ne biseda te bera fshehurazi me gjysem zeri ne mirebesim.

    Përgjigju
  • Muxhi: 09/11/2023 15:38

    Une fajin m te madh i vendos mashkullit qe shkon e derdhet vend e pavend, le me barre tjetren edhe sdo tja dije per as per gruan as per femijen. Ai nuk ghykohet ne kete rast. Por ajo qe e ka bere per hir te nje mentaliteti te dhjere e frike per jeten e saj nese do e conte ne shtepi tek prindi. Kush eshte ai prind qe pranon femije "k*pil" pa babe nga vajza e tij? Sigurisht fajiin e ka ajo vetem. Fajin e ka shoqeria pastaj ajo. Qe nje femer te hedhe femijen e saj ne ate menyre do te thote qe seshte mire menderisht. Qe trauma qe ka kaluar 9-muaj me ate femije ne bark dhe tmerri qe mund te kete perjeturar e kane cuar ne ate situate. Dyshoj se ka nje femer qe eshte mire menderisht te beje nje veprim te tille. Jam e sigurt qe ajo sdo rehabilitohet kurre nga kjo gje, por te jete nje mesim per shume njerez te tjere.

    Përgjigju
  • adela: 09/11/2023 15:15

    epo se di dmth, ka njerez qe vuajne, kalojne vite e ca sbejne jo kura jo mjekime jo ilace e gjera qe te bejne te mundur te kene femije, e shkojne lindin keto prostitutat ordinere e e hedhin tutje. e nuk di cte them. kujt i del te kete femije ketyre qe smeritojne as te jetojne vete jo me te rrisin nje jete tjeter. ajo nena vallaj duhet var mes qytetit e djegur e gjalle pa ktu duhet cik ligj "komunizmi" se ky vend sbehet e vriste ndergjegja, epo sta ka fajin shoqeria ta ka fajin mendja jote qe ske

    Përgjigju
  • Por: 09/11/2023 14:21

    Po për babain nuk interesohet policia?

    Përgjigju
    • Pyka: 09/11/2023 17:07

      Mbase se di as ajo kush esht babai

    • Muxhi: 09/11/2023 15:39

      Babai lahet me nje pike uje , kurse femren se lan oqeani thote populli jone.

  • Burg: 09/11/2023 12:36

    Kjo buce duhet te akuzohet per vrasje jo braktisje . Ti bej ca vite burg

    Përgjigju
    • Noah: 09/11/2023 13:32

      Vrasja e femijes nga nena deri ne 2 vjet denohet, nderkohe braktisja me pasoje vdekjen shkon deri ne 10 vjet. Po si ben pune as burgu nje njeriu te tille. E le femijen ta copetojne minjte.Ska justifikim per cfare ka bere. Ta linte ne nje dere kishe a xhamie, meqe e vriste opinioni, jo ti merrte jeten. Shume trishtim. Uroj te mos gjeje kurre paqe me vehten e ta ndjeke hija e atij femije gjithe jeten.

  • Mentalitet: 09/11/2023 11:21

    Tragjedi Shqiptare ku ende flitet per nderin. Po ku ka si femija, kujt i behet vone per opinioni. Traum e madhe. Trishtim i madh. Uroj te gjesh paqe me veten.

    Përgjigju
    • Hako: 09/11/2023 14:52

      Mos e lidhni cdo gje me nderin dhe gjykimin e njerezve (gje e peshmangshme ne cdo shoqeri dhe per cdo veprim dhe sjellje),jane me mijera femije ne Shqiperi qe lindin dhe rriten nga nena beqare , dhe nuk eshte ndonje tragjedi per askend. Por vrasja e femijes nga nena eshte nje nder krimet me mizore , dhe eshte e denueshme ne cdo shoqeri qe kemi njohur ne te shkuaren dheqe ekziston aktualisht ne bote.

    • Dakord: 09/11/2023 13:32

      Ky është një koment i shkëlqyer.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?