Luan Kapaj, njëri nga zjarrfikësit që mbeti i lënduar teksa po punonin për shuarjen e flakëve të zjarrit në malin e Dukatit në Vlorë, është rikthyer në terren pavarësisht vështirësive të ditës së djeshme.
Në një intervistë për Report TV nga terreni, ai theksoi se situata sot paraqitet e vështirë për shkak se era mund të përhapë flakët drejt disa banesave dhe staneve në fshat.
“Sot përballemi me situatë të vështirë, se terreni i thepisur, bimësia e dendur, era, përhapja në mënyrë të pakontrolluar na bën që të mos lokalizojmë këtë vatër zjarri që të mos vazhdojë në drejtim të parkut të Llogarasë. Zjarri nuk është shumë afër parkut, por bën të mundur që mund ta çojë dhe brenda parkut. Aktualisht jemi në krye të fshatit se zjarri tenton të kapë edhe banesa dhe stan me bagëti.”, tha ai.
Lajmi kryesor:
Përparon zjarri në Dukat/ Report Tv në ‘zemër’ të flakëve, 3 avionë nga Italia dhe Greqia! Vengu mbledhje urgjente në Dibër (VIDEO)
Xh.D/SI.E./ReportTv.al