Alma Arrazi dhe Erdgys Arrazi

Tragjedia në Bunë/ Alma Arrazi prehet në Durrës pranë të ëmës, përcillet mes lotësh! Djali dhe vajza varrosen në Shkodër, i ati s'lejohet të marrë pjesë

8 Maj, 09:40| Përditesimi: 8 Maj, 14:36

  • Share

SHKODER- 39 vjeçarja Alma Arrazi që u vetëmbyt në lumin Bunë bashkë me 3 fëmijët e saj si pasojë e dhunës dhe tradhtisë së bashkëshortit u varros në qytetin e Durrësit, aty ku prehet nëna e saj.

Mes lotësh dhe dhimbjes ceremonia mortore për Alma Arrazin u zhvillua në orën 12:00 në Durrës, ndërsa homazhet për të u mbajtën në Kamëz. Për ta përcjellë në banesën e fundit, të pranishëm ishin pak njerëz, ndërsa familja e saj, babai, motra dhe vëllai ishin aty.

Kurse 3 fëmijët e saj do të prehen në varrezat e qytetit të Shkodrës pranë familjes së të atit shumë kilometër larg nga nëna e tyre. Ceremonia mortore për to u zhvillua në të njëjtën orë me Almën, ndërsa Erdgys Arrazit i cili po mbahet në paraburgim për shkaktim të vetëvrasjes, nuk iu aprovua kërkesa që të marrë pjesë në funeralin e vajzës 7 vjeçe dhe djalit 3 vjeçar. Prokuroria e Shkodrës dha aprovim për kërkesën e Arrazit, nderkohë që policia e Shkodrës dhe Drjetoria e Burgjeve e kanë refuzuar. Arrazi nuk u lejua as në ceremonië mortore të vajzës 9-vjeçare që u zhvillua dy ditë më parë.

Azem Bushati, babai i të ndjerës Alma u betua një ditë më parë, se të bijën do ta varrosë pranë nënës së saj. ‘Sa të jem gjallë unë goca ime nuk varroset atje (në Shkodër)’,  u betua Azemi. Familjarët, këmbëngulën që vajza e tyre, të mos kishte varrin në Shkodër, për shkak se vdekja i erdhi prej të shoqit, Erdgysit.

39-vjeçarja u hodh nga ura e Bunës bashkë me fëmijët mbrëmjen e 2 Majit. Ngjarja tragjike u zbulua kur u gjet rastësisht nga një peshkatar trupi i vajzës së parë, ndërsa trupat e tjerë u gjetën pas 3 ditë kërkimesh nga polumbarët. Tragjedia e familjes Arrazi dyshohet se është pasojë e dhunës psikologjike dhe tradhtisë bashkëshorte. Në akuzë, si shkaktar i vetëvrasjes është bashkëshorti i të ndjerës, Erdgys Arrazi u la pas hekurave një ditë më parë nga Gjykata e Shkodrës ku para togave të zeza, u shfaq në gjendje të rënduar psikologjike.

Ora 12:47
Përcillet për në banesën e fundit Alma Arrazi, varroset pranë së ëmës në Durrës

1715163224_trupiialmaarrazit.jpg

Familja Bushati i ka dhënë lamtumirën e fundit Alma Arrazit, 39-vjeçares e cila u vetëflijua në lumin e Bunës me 3 fëmijët e saj të mitur. Në varrimin që u bë në Durrës, morën pjesë shumë pak njerëz. Babai, motra dhe vëllai ishin aty për ta përcjellë në banesën e fundit, të renë e cila në kushte depresioni ndërmori aktin e rëndë duke mbytur veten dhe tre fëmijët e saj. Ajo do të prehet pranë nënës së saj.

Ora 10:37
U hodh në Bunë me fëmijët, mjeku psikiatër: Alma Arrazi s'kishte probleme të shëndetit mendor! Para dy vitesh mori shërbim për ankth, s'u trajtua

Mjeku neuro-psikiatër, Gjon Preçi, njëherësh shef i shërbimi të psikiatrisë komunitare, ka deklaruar se Alma Arrazi që u vetëmbyt në Bunë bashkë me 3 fëmijët, nuk rezulton që të ketë pasur probleme të shëndetit mendor, ashtu siç pretendojnë bashkëshorti Erdgys Arrazi dhe familjarët e tij.

Në reagimin e tij ai nënvizon se vizita e fundit me të ndjerën ka qenë para dy vitesh kur ajo  ka marrë shërbim mjekësor për çrregullim të humorit dhe për ankth. Siç nënvizon Preçi mjekimi që ka marrë e ndjera nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike, prandaj ajo nuk është regjistruar si paciente për t’u trajtuar.

"Alma nuk ka qenë paciente me probleme të shëndetit mendor. Para pak vitesh ka marrë shërbim për çrregullim të humorit me ankth. Nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike se po të ishte e tillë do ndiqej nga ne dhe do kishte kartelë dhe do trajtohej. Ajo ka marrë një shërbim për një problem të caktuar siç mund të marrë çdo kush dhe nuk ka qenë paciente kronike me probleme madhore të shëndetit mendor”.

Sipas tij Alma Arrazi, nuk ka qenë paciente me probleme madhore psikiatrike prandaj nuk ka pasur karteë, por nga ana tjetër thekson se nuk ka dijeni sesi ka qenë ecuria e saj në dy vitet e fundit. Nga shërbimet mjekësore, mjeku thotë se nuk është konfirmuar se Alma mund të ketë pasur probleme që e çuan në atë të ndërmerrte vendimin tragjik të vetëflijimit bashkë me fëmijët.

“Patjetër që ka gjithmonë zhvillime të papritura por dy vjet më përpara që kam pasur një kontakt më të nuk e di se si janë zhvilluar gjërat tek ajo dhe nuk është konfirmuar nga shërbimet tona se mund të ketë pasur probleme që e kanë çuar drejt atij vendimi. Para dy vitesh ka marrë shërbimin e fundit dhe këtë ma kanë kujtuar familjarët sepse unë nuk e mbaj mend si paciente. Mjekimi që ka pasur nuk ka qenë i karakterit të një sëmundshmërie kronike. Duhet që të kalojë një periudhë e caktuar që një person të quhet kronik.

Nëse ka ankth, pagjumësi apo të tjera si këto dhe fakto se ka një recetë nuk presupozohet se ka qenë me një paaftësi të rëndë rreziku për veten apo të tjerët. Në gjithë botën tentohet t’i fshihet dokumentacioni zyrtar për një shërbim të caktuar kur nuk është kronik, kjo edhe nga rreziku i stigmatizimit në shoqëri ku mund ti thonë ik se je i marrë, apo e marrë. 50% apo 60% e rasteve nuk dokumentohen në gjithë botën dhe kjo është statistikë. Ne i regjistrojmë në raste të tjera kur kërkojnë të punësohen, për një biznes apo kërkesa të tjera atëherë ne i themi prit se ka këtë kusht. Natyrisht që palët paraqesin në gjykatë dokumente që mendojnë se vlejnë”, shtoi ai.

Në reagimin për mediet, Mjeku neuro-psikiatër tregon se është telefonuar edhe nga prokurori i çështjes të cilit i ka sqaruar gjithashtu se e ndjera nuk është regjistruar dhe trajtuar prej tyre përveç vizitës që ka kryer dy vite më parë.

“Kam pasur një telefonatë nga prokurori dhe i kam thënë më jep kohë sa ta sqaroj dhe në bisedat me stafin tim nuk është konfirmuar si person i regjistruar dhe i trajtuar nga ana jonë dhe ja kam dhënë këtë përgjigje", tha mjeku.

Ora 10:05
Tragjedia në Shkodër/ Erdgys Arrazi kërkon leje për të varrosur dy fëmijët, Prokurori jep pëlqimin, policia refuzon ta lirojë! 'Burgjet' pa përgjigje

1715155779_ooooo.JPG

Erdgys Arrazit, bashkëshorti i të ndjerës Alma Arrazi ka kërkuar leje nga Drejtoria e Burgjeve për të marrë pjesë në varrimin e 2 fëmijëve të tij të cilët u mbytën në lumin Buna së bashku me nënën e tyre dhe motrën 9 vjeçare. Teksa prokurori ka dhënë pëlqimin, kërkesa e Erdgysit është refuzuar nga policia e Shkodrës ndërsa nga Drejtoria e Burgjeve nuk ka ende një përgjigje. Ai ndodhet në paraburgim nën akuzë për shkaktim të vetëvrasjes.

 

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kiras: 08/05/2024 17:50

    Zoti mos ja lshoft kuj kyt fatkeqsi se ske gja ma te ran ne tok…sa per Gysin e Colin ma diem negativa si ka shkodra mrena bashk me shokt e tyne mund te ken ba 1mi te zezat po veprimi nuses tij nuk ka zot si ta fali se nuk mund te ndeshkosh as burrin as grin tu ju marr jeten fmive te tu me durt e tuja…shpirti ne pace atyne 3engjujve te vegjel e zoti i past pran vetes

    Përgjigju
    • araboja: 08/05/2024 19:05

      shum e vertet kto jane dy djem te pabes shume kan vra shokun e tyne endrin dhe dicka nk shkon ktu sa doli kunati nga burgu ik kjo vret vedin dicka nk shkon kjo gruja ka dit dicka ne lidhke me krimet e dy vllezerve.jam dakort qe gruja ska justifikim per krimin qe ka ba sepse kishte mujt mu divorcu dhe me mqrr fmit me vidjot qe ka pas ne cel asgja se justifikon vrasjen e fmive gjithmone nese e ka ba siq po flitet

  • Lotet: 08/05/2024 15:14

    Te urojme nje policia te beje punen sic duhet dhe te dali e verteta e paster, e vertetaaaaa.

    Përgjigju
  • Lui: 08/05/2024 15:06

    Ketu ka dicka qe nuk shkon takohet me kunaten e say 4 dit Masi doli kunati nga burgu pastaj mbytet the kto Hora drogaxhi nuk bejne as denoncim po pin kafe never qytet per day dit nuk kerkon se ku ka femijet ,parmaket e uses Jan shame te gjere the eshte e pamundur qe nje grua te kapi tre femijet e ti helli ne uje sidomos 9 the 7 vjecaret ,po kto drogaxhite dicka mshehin

    Përgjigju
  • Malesia: 08/05/2024 14:07

    Avokati paska thënë që është shkelur ligji që nuk e kanë leju babain ne varrimin e fëmijëve. Po çfarë m...t avokatit B bazhdari ky nuk din as me fole se i merret goja. Te gjithe e njohin për një të korruptuar që ka qenë i lidhur me gjyqtarët me të korruptuarit ne shkoder.

    Përgjigju
    • [email protected]: 08/05/2024 21:23

      Duket qe nuk paske bere burg, o boti. Prandaja flet

  • Endri: 08/05/2024 12:03

    Me mire keshtu. Te varroset larg femijve qe vrau.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?