Administratori i qendrës së Internetit në Vlorë ku ndodhi dhe vrasja e ndërtuesit Armandi Meshau, A.Z por dhe A. L., një tjetër dëshmitar që ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja janë pjesë e provave që prokuroria ka renditur në dosjen ndaj Rei Metës i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.
Ka qenë ora 12:30 minuta kur Rei Meta dhe Armandi Meshau kanë hyrë në ambientet e brendshme të Internetit, dhe konkretisht tek kompjuteri me nr. 16, i cili ndodhet afer deres hyrëse.
"Armando Meshau është ulur tek kompjuteri me nr. 16, kurse Rei Meta ka qëndruar afër tij duke qëndruar në këmbë. Në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshau me fjalët "Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin". ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët "jo me mua këto muhabete".
Debati ka vijuar dhe shtetasi Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë i është përgjigjur - fol pak me qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin", ndërsa Armando Meshau në një moment është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët "seriozisht e ke ti".
Pas këtyre fjalëve, dëshmitari ka parë në një fragment Rei Meta i cili ka goditur të ndjerin dy herë me grushte në fytyrë duke e rrëzuar në karrige, giysem shtrirë.
Pasi ka konstatuar të gjithë ketë situatë, dëshmitari eshte afruar me nxitim atje për t'i ndarë dhe për të ndihmuar të ndjerin te mos rrëzohej në tokë, ndërsa personi tjeter eshte larguar me hapa te shpejta në drejtim të Gjykatës Vlorë.
Në këtë moment, dëshmitari ka ndihmuar të ndjerin duke e shtrirë për toke pasi nuk ndjehej mirë dhe pas kësaj a ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa policinë e ka njoftuar një klient tjetër të cilin nuk e njihte.
Gjithashtu ka deklaruar ndër të tjera se në baze të asaj që ai kishte dëgjuar gjate debatit midis shtetasve e mësipërm, shkak i konfliktit të tyre ishte një problem pronash' shkruhet në dosje
Nga ekzaminimi mjeko ligjor tek viktima nuk janë vërejtur dëmtime kockore ndërkohë në trupin kufomës u morën mostra për ekzaminime të mëtejshme laboratorike për kryerjen e ekzaminimeve histopatologjike që do të ndihmojnë për të zbuluar dhe shkaqet e vdekjes pas goditjeve me grushta.
Lajmi kryesor:
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet dëshminë e djalit të anëtares së KLP-së! Kontrata për truallin në Radhimë në këmbim të apartamentit 60 m2
S.G/ReportTv.al