Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, zbardhet dëshminë e djalit të anëtares së KLP-së! Kontrata për truallin në Radhimë në këmbim të apartamentit 60 m2

11 Gusht 2023, 09:48| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 11:44

  • Share

Report Tv ka zbardhur dosjen që Prokuroria ka dërguar në Gjykatën e Vlorës për vlerësimin e masës së sigurisë për Rei Metën, i cili më 7 gusht 2023 goditi me grushte duke i shkaktuar vdekjen ndërtuesit Armando Meshau.

Prokuroria ka ngritur akuzën e 'vrasjes nga pakujdesia" neni 85 i Kodit Penal, i cili parashikon dënimin nga gjobë deri në 5 vite burg dhe kërkoi sot 'arrest me burg' për 33 vjeçarin i cili është djali i anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta. 

Ditën kur ndodhi ngjarja Rei Meta kishte shkuar në Vlorë për të takuar shokun e tij si dhe nënën e tij, e cila gjendej në Vlorë. Rreth orës 12.30, ai ka qenë tek një kafe pranë Internetit ku ndodhi ngjarja, pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë.

Pas disa minutash që ishte ulur në lokal, ai ka parë që në rrugë, afër tij rreth 1 m larg, i ka kaluar Armando Meshahu. I ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe"ndërkohë që ai eshte përgjigjur me fjalët  "Ika se kam punë" dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur Rei Meta.

Pas disa sekondash edhe Rei Meta ka shkuar tek qendra e internetit. Brenda ka parë Armandon. i cili ishte ulur tek njëri nga kompjuterat anësorë të internetit.  Është afruar dhe i ka thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi". Ai i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë" ndërkohë shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë" por Armando i është përgjigjur më fjalët "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

Në dosjen e siguruar nga gazetari i Report Tv, Armand Xhelili, Rei Meta ka shpjeguar dhe shkakun e konfliktit. Gjithçka nisi për një kontratë e nënshkruar për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë ku do të ndërtonte Armando Meshau, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

 Rei Meta thotë se nuk ka marrë pjesën e tij dhe për një periudhë prej 7-8 muajsh, Meshau nuk i hapte telefonin.

" Rei Meta shpjegon se me Armandon ai ka nënshkruar një kontratë sipërmarrje si komision për gjetjen e një trualli në fshatin Radhimë, ku do të ndërtonte Armando, ndërkohë që shtetasi Rei Meta do të shpërblehej me 60 m2 apartament dhe në shkëmbim do i jepte Armandos 7.000 euro.

Kontrata sipas këtij shtetasi eshte bërë që në vitin 2020. Pasi eshte bere ndertimi ai sqaron se ka kërkuar të merrte pjesën e tij. por nuk ka mundur, pasi prej 7-8 muajsh shtetasi Armando Meshau, i kishte ndërprerë komunikimin pasi nuk i hapte më telefonin."- thuhet në dokumentin e zbardhur. 

Gjykata e Vlorës pranoi sot kërkesën e prokurorisë për të dhënë masën e sigurisë 'arrest me burg' për Rei Metën. Masa e sigurisë u vlerësua nga gjyqtarja Emiljana Dhima, ndërsa prokuror i çështjes është Arjan Xhaferi. 

Ora 11:02
'Unë të kam paguar dhe dua dokumentin... jo me mua këto muhabete' Çfarë deklaruan në prokurori dëshmitarët që panë vrasjen e ndërtuesit në Vlorë

1691499655_finalprojekt.00242711.Still058.jpg

Administratori i qendrës së Internetit në Vlorë ku ndodhi dhe vrasja e ndërtuesit Armandi Meshau, A.Z por dhe A. L., një tjetër dëshmitar që ka qenë aty në momentin kur ndodhi vrasja janë pjesë e provave që prokuroria ka renditur në dosjen ndaj Rei Metës i akuzuar për vrasje nga pakujdesia.

Ka qenë ora 12:30 minuta kur Rei Meta dhe Armandi Meshau kanë hyrë në ambientet e brendshme të Internetit, dhe konkretisht tek kompjuteri me nr. 16, i cili ndodhet afer deres hyrëse.

"Armando Meshau është ulur tek kompjuteri me nr. 16, kurse Rei Meta ka qëndruar afër tij duke qëndruar në këmbë. Në një moment Rei Meta, i është drejtuar Armando Meshau me fjalët "Unë të kam paguar për shërbimin dhe dua dokumentin". ndërkohë që Armand Meshau i është kthyer me fjalët "jo me mua këto muhabete".

Debati ka vijuar dhe shtetasi Rei Meta, i cili qëndronte në këmbë i është përgjigjur - fol pak me qetë me mua se ka edhe njerëz të tjerë përreth që nuk na njohin", ndërsa Armando Meshau në një moment është çuar në këmbë dhe i është drejtuar me fjalët "seriozisht e ke ti".

Pas këtyre fjalëve, dëshmitari ka parë në një fragment Rei Meta i cili ka goditur të ndjerin dy herë me grushte në fytyrë duke e rrëzuar në karrige, giysem shtrirë.

Pasi ka konstatuar të gjithë ketë situatë, dëshmitari eshte afruar me nxitim atje për t'i ndarë dhe për të ndihmuar të ndjerin te mos rrëzohej në tokë, ndërsa personi tjeter eshte larguar me hapa te shpejta në drejtim të Gjykatës Vlorë.

Në këtë moment, dëshmitari ka ndihmuar të ndjerin duke e shtrirë për toke pasi nuk ndjehej mirë dhe pas kësaj a ka njoftuar menjëherë ambulancën, ndërsa policinë e ka njoftuar një klient tjetër të cilin nuk e njihte.

 Gjithashtu ka deklaruar ndër të tjera se në baze të asaj që ai kishte dëgjuar gjate debatit midis shtetasve e mësipërm, shkak i konfliktit të tyre ishte një problem pronash' shkruhet në dosje

Nga ekzaminimi mjeko ligjor tek viktima nuk janë vërejtur dëmtime kockore ndërkohë në trupin kufomës u morën mostra për ekzaminime të mëtejshme laboratorike për kryerjen e ekzaminimeve histopatologjike që do të ndihmojnë për të zbuluar dhe shkaqet e vdekjes pas goditjeve me grushta.

Ora 10:02
Vrasja e ndërtuesit në Vlorë, biseda e fundit mes Rei Metës dhe viktimës: Hajde pimë një kafe ta zgjidhim! Inxhinieri: Ik shiko hallin se s’më bën dot gjë

1691738290_reimetaarmandomeshau.jpg

Në dosjen e siguruar nga Report Tv, Rei Meta ka rrëfyer edhe bisedën e fundit mes tij dhe Armando Meshaut. Sipas dëshmisë së 33-vjeçarit, ai fillimisht e ka ftuar Armando Meshaun të pinin një kafe për ta zgjidhur çështjen, duke këmbëngulur disa herë ndërsa viktima nuk ka pranuar.

Biseda e fundit mes Armando Meshaut dhe Rei Metës:

Rei Meta i ka folur duke i thënë "Hajde ulu, pimë një kafe", ndërkohë që ai eshte përgjigjur me fjalët "ika se kam punë dhe ka vazhduar rrugën duke u futur tek interneti ngjitur me lokalin ku ishte ulur shtetasi Rei Meta.

Pas disa sekondash edhe ReiMeta ka shkuar tek interneti. Brenda tek interneti ai ka parë Armandon. i cili ishte ulur tek njëri nga kompjuterët anësorë të internetit, konkretisht nga ana e fasadës dhe deres hyrëse. Është afruar dhe i ka thënë "hajde pimë një kafe dhe flasim për kontratën që kemi, dhe ai i është përgjigjur me fjalët "Nuk kemi fare çfarë flasim bashkë, ndërkohë që shtetasi Rei Meta i është drejtuar përsëri me fjalët se "kemi kontratën që kam për të marrë një pronë, por Armando i është përgjigjur më fjalët "ik shiko hallin se nuk më bën dot asnjë gjë".

 Rei Meta i ka folur sërisht me fjalët "hajde të ulemi dhe të flasim që të mos merremi me gjyqe, hajde flasim"

Ndërkohë që pas këtij debati me njëri-tjetrin, shtetasi Rei Meta ka deklaruar se në një moment Armandoja është çuar dhe e ka qëlluar me grusht. Në këtë kushte ai sqaron se i është kundërpërgjigjur instiktivisht dhe e ka qëlluar edhe ai me grushta dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Pasi është larguar ai ka mësuar më pas se Armando kishte ndërruar jetë dhe në këto kushte është paraqitur vetë në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Na u mblodh gjith fisi per te gjukuar nje sekser: 13/08/2023 12:00

    Po pse analizoni vetem ate qe qelloi me grushta, pse nuk e kapni problemin qe nga fillimiqe ku i gjeti leket ky lavatricja qe mori emrin ndertues, , gjurmoni lekun dhe dalin vet kleçkat.

    Përgjigju
  • vlonjati: 12/08/2023 10:07

    A ju kujtohet rasti i pare i djalit te Luiza Xhuvanit qe i shkoi tjetrit ne shtepi gjoja per sqarim por i armatosur,e vrau per vetmbrojtje kur ai skishte as arme?! Edhe ky eshte nje rast identik ku ky Rei i kerkon takim dhe e vret per vetmbrojtje !

    Përgjigju
  • Goni: 11/08/2023 21:09

    Ka sh qe thone vetembrojtje vetembrojte, po ai plera e sulmoi egersisht me qellimin per ta demtuar rende. Do donit tju sulmonin femijet tuaj thjesht per nje grusht qe fundja as nuk e ndjeu fare

    Përgjigju
  • Vlonjati: 11/08/2023 20:24

    Niperit e Armandos me precendente penale te theksuar ne Firence dhe Malaga. Rei nena po te shpeton nga burgu, ama mbaje mend se ke te gjate ne Radhime e Shqiperi. Ata kane rregulluar gjyqtar ne Spanje e Itali per biznes, jo nje djale qe i vrau familjarin e tyre e mbrohet nga nje nene juriste. Ngaterrove shenjester o Rei. Te fala babait qe ka kadastren e motres prokurore

    Përgjigju
  • Asnjanes: 11/08/2023 16:09

    Djali ska pse ben asnje dite burg duhet ta kishin liruar qe sot (Nuk e njoh dhe skam asnje interes per ta mbrojtur ) e para ishte ne kushte vetmbrojte pasi u sulmua ne fillim ai nga viktima dhe djali mund te ishte rezuar e te godiste koken e te vdiste dhe ai ,e dyta per viktimen pyesni ne vlore se per cfar njihej,nuk eshte mire te flitet per dike qe ka vdekur por personi ne fjale ne vlore njihej nga te gjithe per mashtrues ordiner dhe dallaveraxhi qe nuk mbante asnjeher fjalen e dhene ,me kete rast i morri te gjitha me vehte.

    Përgjigju
    • E verteta: 11/08/2023 20:56

      Ky birbo po i bente presion apo nuk e sheh videon? Me cfare atributesh bente rolin e sekserit ky djali qe i thua ti? Vertete mendon se e ka pare rastesisht viktimen? Vdekja duket qe eshte aksidentale por cilat jane shkaqet qe u arrit deri aty? Ka vend per nje hetim te thelle dhe te pandikuar per shkaqet e ngjarjes dhe veprimtarine e paligjshme te ketij birboje boxier. E kupton ti qe njerez si ky kane zaptuar administraten dhe e marrin rrogen kot pa asnje merite dhe pune? E kupton tani perse duhet hetim i thelle dhe i pavarur?? Nese viktima ishte mashteues ky ti drejtohej prokurorise ose ndryshe veora klasifikohet si vetegjyqesi dhe shtrengim per dhenie pasurie.

    • Alb: 11/08/2023 20:16

      Se kuptoj kete vetmbrojtjen a ia ke iden qe vetmbrojtja realizohet ne kushte te paevitushme dhe ne te njejten forme dhe intesitet me rrezikun pa tejkaluar kushtet dmth e para nga vidio ka qen e evitueshme sulmi e dyta fuqia dhe presioni kundrejt vikzimes ka qen me i lart autori thot sdoja ta vrisja por qe ka pas parasysh shkaktimin e demeve sepse e ka godit viktimen pameshir mbi 6 7 her.

  • Edi: 11/08/2023 15:36

    Se ca kane nuk e dime,po vrasesi reagoi per vetmbrojtje...,ju ca do benit?

    Përgjigju
  • Gripi: 11/08/2023 13:17

    Per cfare do shkonte ne gjyq ky birbo djali i KLP? Ku e kishte legaluar kontraten e sekserllekut? Do behet serioze prokuroria apo bisha qe eshte ende ne KLP si e jema e ketij birbos ja ka mbyllur gojen? Vrasja ka ndodhur si rrjedhoje e shtrengimit per dhenie pasurie, kete akuze perse se ngre prokuroria? Kujton ky birbo se me te jemen do bejne pak burg dhe do i shmangen hakmarrjes? Duhet te denohet ashper per cfare ka bere dhe asgje me teper. Duhet te hetohen pasuria e ketij birbos, ndrikulles te jemes dhe cfare ka nga pas. Kjo do quhej drejtesi dhe drejtesi e pavarur. Ndryshe kam pershtyojen se do lihet hapur nje shteg hasmerie qe keta fshataret Meta e kane te veshtire ta perballojne sado para te kene. Ka vajtur ne Vlore qellimisht, ka bere shantazh dhe ka vrare pa dashje. Te gjitha keto rrethana te akuzez i japin minimumi 12 vite.

    Përgjigju
  • Juristi: 11/08/2023 12:37

    Sikur ta dija, akuze e dobet. Duhej plagosje e rende me dashje me pasoje vdekjen dhe te akuzohej maksimale 15 vjet burg pastaj se ca vendoste gjykata tjeter pune.

    Përgjigju
  • Ka shtet: 11/08/2023 10:27

    Bravo vetingu,ky zotria vrau dike dhe i VENDOSET neni qe e denon me gjobe?!!!!Turp per kete vend se ku po na con.Spaku eshte per ne hallexhit se per familjaret e tyre ska denime.TURP

    Përgjigju
    • Ka shtet2: 11/08/2023 13:28

      O zoti Sunny kush e vendos marrveshjen ligjore?!dmth kush e vendos se cili nen eshte i pershtatshem sipsa situates?!A mund te me tregosh perse prokuroria e cilesoj ndryshe vrasjen qe beri vjet polici ne plazh me jaht dhe ndryshe kete te djalit te KLP?! Te 2 nga pakujeesia jane por njeri e mori demimin 10 vjet e lart ndersa ty i KLP me gjobe e larte?!!!kjo pra kjo eshte pabarzaia e njerezve te thjeshte

    • Sunny tirana: 11/08/2023 10:46

      O shqiptare, ka hik koha e te fortit, respektoni marreveshjet ligjore.

  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?