Foto ilustruese

Lifestyle

Varësia nga ekranet po nxit ankth dhe probleme me gjumin

6 Korrik, 09:31| Përditesimi: 6 Korrik, 09:36

  • Share

Ekspertë të shëndetit kanë ngritur alarmin për ndikimet negative që sjell përdorimi i tepërt i pajisjeve dhe rrjeteve sociale.

Sipas mjekëve si Dr. Gagan Saini dhe Dr. Manisha Arora, ekspozimi i gjatë ndaj ekranit,celularëve, tabletave, kompjuterëve, shkakton stres kronik dhe probleme me ritmet biologjike, duke çuar shpesh në:

Ankth dhe pagjumësi

Lodhje e syve dhe dhimbje koke

Edhe të rinjtë dhe të moshuarit po raportojnë për mungesë gjumi dhe përkeqësim të gjendjes mendore, të lidhura me përdorimin pa kufij të pajisjeve.

Si ta luftosh “varësinë dixhitale”

Ekspertët rekomandojnë disa zakone të thjeshta por efikase për një “digital detox”:

Shmagni përdorimin e celularit teksa jeni duke ngrënë.

Bëni shëtitje pa marrë telefonin me vete, për të stimuluar qetësinë nervore.

Mos përdorni celularët të paktën 1–2 orë para gjumit.

Përfitimet që sjellin këto veprime

Përqendrim më i mirë dhe më pak stimulim nervor.

Pushim më cilësor i sistemit nervor autonom, duke ulur nivelet e kortizolit.

Gjallërim i aftësisë mendore, gjumi përmirësohet ndjeshëm.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Rama paralajmëron aksion për lirimin e hapësirave publike, si e vlerësoni?