Politikë

Vasili mesazh strukturave 'mos raportoni te Luan Rama', përgjigjet ky i fundit: S'merrem me praktika të tilla okulte e të neveritshme

4 Maj 2021, 21:10| Përditesimi: 4 Maj 2021, 21:12

  • Share

Zvëvendëskryetari i LSI,  Luan Rama

Pas publikimit të mesazhit që nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i kishte dërguar strukturave, për të mos raportuar te zvëvendëskryetari Luan Rama, ky i fundit ka reaguar duke pranuar ekzistencën e këtij mesazhi.

Luan Rama duket se ka vendosur të injorojë 'thikën pas shpine' nga partia e tij, pasi në përgjigje shprehet se e gjithë vëmendja e tij është përqendruar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve. Mesazhin e dërguar strukturave të LSI, Luan Rama e quan "praktikë okulte të neveritshme".

"Duke e mirëkuptuar “vëmendjen” tuaj profesionale teksa më ftoni përmes pyetjeve që më keni dërguar që të jap një intervistë për Dritaren tuaj pas publikimit të një mesazhi për mua krejt të pavlerë, e gjej me vend t’ju shpjegoj se nuk kam asnjë ngasje të merrem me praktika të tilla okulte e të shëmtuara deri në neveri, pasi shëmtia dhe neveria janë të vetëmjaftueshme e asnjë koment mbi to nuk ka vlerë.

E gjithë vëmendja ime jo vetëm politike, është e fokusuar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve, përmes rinumërimit dhe rivlerësimit transparent të çdo vote e shqyrtimit të çdo fakti që provon manipulimin, mashtrimin dhe tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve, pasi qytetarët shqiptarë duhet ta mësojnë të vërtetën e asaj që ndodhi para dhe gjatë 25 prillit", ka thënë ai për "Dritare.net".


Lajmi kryesor:

Zbulohet mesazhi i rëndësishëm i Petrit Vasilit dhe kundërvënia ndaj Luan Ramës në Vlorë


  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?