Politikë

Zbulohet mesazhi i rëndësishëm i Petrit Vasilit dhe kundërvënia ndaj Luan Ramës në Vlorë

4 Maj 2021, 19:02| Përditesimi: 4 Maj 2021, 22:27

  • Share

Është e paprecedentë ajo që ka ndodhur në Vlorë me LSI-në, ku njëri nga nënkryetarët e saj, pikërisht Petrit Vasili iu kundërvu hapur zëvendëskryetarit Luan Rama.

Vajtjet e Vasilit në Vlorë dhe shfaqja e tij mediatike me kandidatët e tjerë të listës së LSI dhe thirrjet e hapura e të përsëritura që të votonin numrin 2 Grisejda Myslymin, duke anashkaluar Luan Ramën që përveç se zevendeskryetar ishte edhe drejtuesi politik i qarkut në Vlorë për zgjedhjet e 25 prillit, jane vetëm njera anë e medaljes së luftës së Petrit Vasilit kundër Luan Ramës, me gjasë e komanduar nga presidenti Meta, per sa kohë flitej se Luan Rama ishte shitur të Damian Gjiknuri dhe Edi Rama, ndërkohë që në krah të Luan Ramës u shfaq publikisht vetë kryetarja Kryemadhi.

Por Petrit Vasili nuk u mjaftua vetëm me vajtjet në Vlorë e dërgimi atje si emisarë kundër Luan Ramës edhe i një dyzinë njerëzish të tjerë, por ai përmes një mesazhi të rëndësishëm dërguar në grupin e komunikimit në ëhatsapp te kandidatëve te LSI në qarkun e Tiranës, i urdhëron ata nen titullim “Mesazh shumë i rëndësishëm”, që të evidentojnë menjëherë çdo lidhje apo kontakt që kanë në Vlorë!

Me tej ai thotë se çdo informacion i siguruar do ti jepet vetëm Afrimit. Pra është e qartë që gjithçka e komanduar nga Vasili synonte jo vetëm shmangien e Luan Ramës siç e konfirmon edhe mesazhi që po publikojmë, por edhe kundërvënien ndaj tij.

Çfarë kishte ndodhur në Vlorë që e detyroi Petrit Vasilin të shpërndante këtë mesazh shumë të rëndësishëm?!

Nëse duheshin evidentuar menjëherë të gjitha lidhjet apo kontaktet që kandidatët e LSI në Tirane dhe shtabet e tyre kishin në Vlorë, përse ato i duheshin dërguar Afrimit qe nuk specifikohet në mesazh se cili është, dhe jo Luan Ramës që është zëvendëskryetar i LSI-së dhe ishte drejtuesi politik i kësaj partie ne qarkun e Vlorës dhe njëherësh edhe i pari i listës në atë qark?!

Pra, alibia e tradhtisë së Luan Ramës që u përhap në Vlorë dy javët e fundit të fushatës, nuk paska qenë një sajesë mediatike, por një histori që më shume se sa ne hotelin Paradise në Vlorë gëlonte korridoreve të LSI-së në Tiranë, ku Petrit Vasili u angazhua me gjithë kapacitetet e veta intelektuale dhe politike ta zgjidhte siç në fakt e zgjidhi, duke i humbur LSI-së mandatin në Vlorë dhe duke marrë për vete 360 vota në Tiranë ç’ka është treguesi më i qartë i simpatisë që Petrit Vasili ka edhe në rradhët e partisë së vet.(dritare.net)

Mesazhi i dërguar nga Petrit Vasili kandidatëve në Tiranë

Ora 21:10
Vasili mesazh strukturave 'mos raportoni te Luan Rama', përgjigjet ky i fundit: S'merrem me praktika të tilla okulte e të neveritshme

Zvëvendëskryetari i LSI,  Luan Rama

Pas publikimit të mesazhit që nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili i kishte dërguar strukturave, për të mos raportuar te zvëvendëskryetari Luan Rama, ky i fundit ka reaguar duke pranuar ekzistencën e këtij mesazhi.

Luan Rama duket se ka vendosur të injorojë 'thikën pas shpine' nga partia e tij, pasi në përgjigje shprehet se e gjithë vëmendja e tij është përqendruar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve. Mesazhin e dërguar strukturave të LSI, Luan Rama e quan "praktikë okulte të neveritshme".

"Duke e mirëkuptuar “vëmendjen” tuaj profesionale teksa më ftoni përmes pyetjeve që më keni dërguar që të jap një intervistë për Dritaren tuaj pas publikimit të një mesazhi për mua krejt të pavlerë, e gjej me vend t’ju shpjegoj se nuk kam asnjë ngasje të merrem me praktika të tilla okulte e të shëmtuara deri në neveri, pasi shëmtia dhe neveria janë të vetëmjaftueshme e asnjë koment mbi to nuk ka vlerë.

E gjithë vëmendja ime jo vetëm politike, është e fokusuar tek zbardhja e të vërtetës së zgjedhjeve, përmes rinumërimit dhe rivlerësimit transparent të çdo vote e shqyrtimit të çdo fakti që provon manipulimin, mashtrimin dhe tjetërsimin e vullnetit të zgjedhësve, pasi qytetarët shqiptarë duhet ta mësojnë të vërtetën e asaj që ndodhi para dhe gjatë 25 prillit", ka thënë ai për "Dritare.net".

Komento

Komente

  • Likja lakja: 05/05/2021 19:27

    Po cfare mund te presesh nga keta te degjeneruara...njeri pervers plak dhe tjetri biseksual ...

    Përgjigju
  • dibran: 04/05/2021 21:49

    Beju BURRE dhe largohu nga sa me pare.....Por para se te largohesh tregou vendin te gjitheve-BALLEPERBALLe dhe jo skutave si skuth! BURRI FLET PERBALLE dhe te sheh ne sy!!!! IIIIIKKKKKKKKKKKKKKKKKKKKK nga ai gjiriz haleje,IIIIIIIIIIIIIIIIIKKKKKKK! (...gjithmone nese ke kurrajo dhe je BURRE)

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?