Vdekja e 56-vjeçarit në Selenicë, policia: Shpërtheu bombola e një sobe të vogël me gaz

1 Shtator 2023, 13:09| Përditesimi: 1 Shtator 2023, 13:10

  • Share

1693565580_page.jpg

Policia ka reaguar zyrtarisht në lidhje me vdekjen e 56-vjeçarit Durmish Glluçaj. Sipas policisë 56-vjeçari ka gjetur vdekjen pasi ka shpërthyer bombola e një sobe të vogël me gaz.

'Dokumentohet me prova ligjore se në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj, ka shpëthyer bombola e një sobe të vogël me gaz. Si rezultat i veprimeve të shpejta hetimore dhe procedurale, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor i ngritur për këtë rast, dhe nga eskpertët xhenierë, në drejtimin e Prokurorisë së Vlorës, të cilët shkuan në vendngjarje menjëherë pas njoftimit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi me prova ligjore i ngjarjes së raportuar në sallën operative të DVP Vlorë, rreth orës 06:15 të mëngjesit të sotëm.

Nga hetimet rezulton se mëngjesin e sotëm, në territorin e jashtëm të banesës së Durmish Glluçaj. 56 vjeç, ka shpërthyer një sobë e vogël me gaz. Nga shpërthimi është dëmtuar shtetasi D. G., i cili si pasojë ka humbur jetën, gjatë transportimit në spital. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.'- njofton policia.


Lajmi kryesor:

VIDEO/ Shpërthen soba e gazit, vdes 50-vjeçari i verbër në Selenicë


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?