Vdes në moshën 98 vjeçare, Manolis Glezos, 5 vite më parë tha se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare

30 Mars 2020, 16:09| Përditesimi: 31 Mars 2020, 09:27

  • Share

Ka vdekur në moshën 98 vjeçare heroi grek i rezistencës dhe politikani Manolis Glezos, ish deputeti që pesë vite më parë mbajti një fjalim të fortë në Parlamentin e Greqisë duke thënë se të paktën 13 deputetë kishin prejardhje shqiptare duke qenë arvanitas.

Glezos mbahet mend mbi të gjitha për aktin e tij heroik, së bashku me Lakis Santas në vitin 1941, kur u ngjitjën natën në kodrën e Akropolit në Athinë për të rrëzuar flamurin nazist, një veprim që i shkaktoi një goditje të fortë simbolike forcave okupuese gjermane

Ky veprim tepër i guximshëm më vonë dëshmoi se ishte vetëm fillimi i rezistencës së madhe greke ndaj terrorit nazist, një akt që i bëri grekët të bësonin se ata mund t’i rezistonin nazistëve, pavarësisht forcës së tyre ushtarake, ishte një demonstrim i qartë i fuqisë së padurueshmërisë së shpirtit njerëzor kundër fuqisë së armëve.

I Lindur në fshatin Apiranthos (Aperathu), Naxos, Glezos u shpërngul në Athinë në vitin 1935 së bashku me familjen e tij, ku disa vjet më vonë ai mori pjesë në krijimin e një grupi rinor antifashist.

Glezos kërkoi të bashkohej me ushtrinë greke përgjatë frontit shqiptar për të luftuar kundër Italisë në fillim të luftës së dytë botërore, por ai u refuzua sepse ishte i mitur.

Fundi i Luftës së Dytë Botërore nuk ishte fundi i mundimeve të Glezos. Më 3 mars të vitit 1948, në mes të luftës civile greke, ai u gjykua për bindjet e tij politike dhe u dënua me vdekje disa herë nga qeveria kombëtare e asaj kohe.

Dënimi i tij me vdekje u ul në burgim të përjetshëm në vitin 1950. Megjithëse ishte ende i burgosur, Glezos u zgjodh anëtar i Parlamentit Helenik në vitin 1951, nën flamurin e së Majtës së Bashkuar Demokratike, e njohur edhe si EDA.

Gjatë katër dekadave, Glezos u burgos shumë herë nga gjermanët, italianët dhe më pas nga qeveritë e krahut të djathtë dhe ushtria greke, madje u torturua dhe u vendos në izolim.

Në vitin 2016 për Financial Times , ai deklaroi: "Thonë se për të mbijetuar në burg duhet të dush veten, të hani dhe të lexoni. Epo, nuk e kam dashur kurrë veten time, nuk kam kujdes për ushqimin, por lexoj vazhdimisht.

Ai u zgjodh anëtar i Parlamentit grek nën siglën e lëvizjen socialiste Panelenike (PASOK) në zgjedhjet e tetorit të vitit 1981 dhe 1985.

Në vitin 1984 ai u zgjodh Anëtar i Parlamentit Europian.

Glezos u zgjodh deputet për partinë radikale të koalicionit të majtë (SYRIZA) në zgjedhjet parlamentare të Greqisë në qershor të vitit 2012.

Ai shërbeu gjithashtu si kandidat i SYRIZA-s për Parlamentin Europian në zgjedhjet e 25 majit 2014.

Në moshën 91 vjeç, heroi i rezistencës u bë gjithashtu anëtari më i vjetër i zgjedhur ndonjëherë në Parlamentin Europian në zgjedhjet e 2014-ës.

Glezos kërkoi falje publikisht në janar të vitit 2016 për besimin te Kryeministri Alexis Tsipras pasi qeveria e këtij të fundit një shpëtim të dhimbshëm financiar. Veterani politik u shpreh në atë kohë "Unë nuk jam i zhgënjyer, jam zemëruar".

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Thot Zeusi: 31/03/2020 11:06

    Po pse s'thua qe 85% e Grekeve Jane Arvanitas/Shqiptare..,deri ne 1881 qe Moreno Pamvarsine nga Imp.Ottomane flitej Shqip/Arbanitika..Greqia eshte Fake/Fallico=sajesa e Fuqive te medha Megalomane..

    Përgjigju
  • Koli: 30/03/2020 16:54

    Po qe ka bere homazhe dhe ka ardhur ne varrimin e liderit Enver Hoxha ne 1985 e dinit apo jo? Dhe kur i thane ne kufi qe nuk lejohet te hysh ne Shqiperi pasi ka procedure ai u tha autoriteteve Shqiptare: - Neper vakira si nga ju dhe nga ne nuk ka ftesa dhe do vije te nderoj vellain qe me ka vdekur! Burre i nderuar respekte

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?