Politikë

Në akuzë për korrupsion e pastrim parash, Veliaj ankimon në Apelin e Posaçëm masën arrest me burg

16 Shkurt, 12:31| Përditesimi: 16 Shkurt, 18:44

  • Share

TIRANË- Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj i është drejtuar Apelit të Posaçëm, duke kundërshtuar vendimin në mungesë të 9 shkurtit të dhënë nga gjyqtari Erion Bani, vendim që i hapi rrugë arrestimit të tij një ditë më pas të hënën e 10 shkurtit.

Burimet konfirmojnë se kërkesa është dorëzuar me postë në Sekretarinë e Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë, në datën 14 shkurt, vetëm nga mbrojtja e Veliajt dhe jo nga bashkëshortja Ajola Xoxa, ndërsa pritet që të hënën e 17 shkurtit të mbërrijë në Apel. Mbrojtja e Veliajt thotë se është duke pritur zbardhjen e vendimit të 12 shkurtit, të seancës ku kryebashkiaku u mor në pyetje si dhe iu rikonfirmua arresti në burg, për t’iu drejtuar Apelit të Posaçëm me një tjetër ankim.

Erion Veliaj mbahet në qeli me kërkesë të SPAK dhe vendim të GJKKO për korrupsion pasiv në të paktën 9 episode dhe për pastrim parash, kryer në bashkëpunim. Në seancën e vlerësimit të masave, GJKKO rikonfirmoi 6 nga 8 masat e sigurisë, përkatësisht “arrestin në burg” për Erion Veliaj dhe biznesmenin Elman Abule, si dhe 4 masa të tjera detyrim paraqitje për biznesmenët e ndërtimit Shkëlqim Fusha, Gentjan Sula, Fatmir Bektashi e Meriman Palushi.

Për bashkëshorten e kryebashkiakut, gjyqtari Erion Bani zbuti masën nga “arrest shtëpie” në detyrim paraqitje, përkundër qëndrimit të prokurorëve Ols Dado e Altin Dumani, që kërkuan vijimin e masës së arrestit shtëpiak. Ndërkohë deri më tani nuk është konfirmuar ende ekzekutimi i masës detyrim paraqitje për biznesmenin Sokol Kryeziu, i cili rezulton të jetë jashtë vendit.

Veliaj sipas SPAK, dha një mori lejesh ndërtimi biznesmenëve, teksa këta të fundit paguanin fatura të majme kryesisht përmes OJF-ve të Ajola Xoxës, në formë sponsorizimesh të aktiviteteve artistike apo konsulencës ligjore. Veliaj aktualisht ndodhet në paraburgimin e Durrësit ku u dërgua menjëherë pas vendimit të dhënë në 12 shkurt nga gjyqtari Erion Bani, që rikorfimoi masën e mëparshme.

SI.E./A.Q/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taven Manushi.: 17/02/2025 08:33

    O popupull katran pa din e iman, mos je gjē prokuror si Bami qē liroi kriminelin nga burgu e ky flliqsir vazhdon e ēshtē prokuror se Edi Rama ēshtē hor. Se po tē ket shtet ktē maskara as roje te dera e drejtēsis se meriton o popull hajvan.Taven Manushi

    Përgjigju
  • Lindi: 16/02/2025 21:51

    Tigri iku nga frika, e dinte që kishte vjedhur. Pse nuk iku Erjoni? Nuk i friket ligjit, ndihet i paster dhe me burre se tigri frikacak.

    Përgjigju
  • populli: 16/02/2025 13:23

    TANI AHA,,JE SHUME VONE,,,PSE NUK IKE SI SHOKU YT AHMEYAJ,,,KEMBET E SHPEJTA E FAQJA E BARDHE,,,DHE TE JEPTE ZVICRA AZIL POLITIK,,,JA SHIKO ARBENIN RRI NE ZVOCER SI PASHA DHE HAN LEKET QE VODHI...TI U NISE POR U KTHEVE PRAPE NE TIRANE....SOT DO ISHE NJERI I LIRE ERION VELIAJ DHE DO HAJE LEKET QE NA KE VJEDHUR NEVE.... , rri tani ne burg dhe ha supen me krimba aty...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?