Kronikë

Vetëdorëzohet në polici një nga të dyshuarit e vrasjes së Taulant Beqirajt në Vlorë, avokati: Klienti s'e kupton pse u përdorën armët (VIDEO)

19 Maj 2021, 18:13| Përditesimi: 19 Maj 2021, 18:41

  • Share

Skerdian Gabrani një nga të dyshuarit e vrasjes së Tauland Beqirajt në rrugën Trasnballkanike në Vlorë, është vetëdorëzuar sot në Polic. për këtë akt, ka folur edhe avokati i tij mbrojtës i cili shprehet se klienti i tij është në një gjendje të rënduar psikologjike dhe se ai nuk e kupton ende se pse është dashur përdorimi i armës së zjarrit në këtë ngjarje. Avokati Ilir Zoto tha në një deklaratë për mediat se klienti i tij ka dal i pari nga makina dhe ka shkuar të flasë me Taulant Beqirajn (viktima) pasi ishin miq, dhe se nuk e ka kuptuar se si ka dalë arma dhe pse është qëlluar ndaj tij. Avokati shprehet se Skerdian Gabrani kërkon që të sqarohen të gjitha rolet në këtë ngjarje, ndërsa shprehet se nga ana e klientit të tij nuk ka pasur asnjë tentativë për ndonjë atentat ndaj Taulant Beqirajt, i cili mbeti i vrarë më 3 mars.

"Vendimi për dorëzim ishte më e mira për të bërë, mbase duhej bërë më herët, por gjendja e tij psikologjike nuk na e lejonte ta bënte këtë vetëdorëzim. Normalisht do të bëhen deklarimet përkatëse nga ana e të hetuarit dhe shpresojmë që të sqarohen të gjitha rrethanat e kësaj çështje dhe secili të marrë përgjegjësitë e veta në lidhje me rolin që kanë pasur. Në kërkim janë edhe persona të tjerë, jo vetëm personi që ka qenë në kërkim me klientin tim dhe shpresojmë që autoritete të sqarojnë sa më mirë çështjen.  Skerdi ka qenë personi i parë që ka dalë nga makina për të komunikuar me viktimën, pasi ato kishin njohje të hershme dhe presupozohej se klienti im ende sot nuk e kupton se si kanë dalë arme dhe pse duhet të dilnin dhe të ndodhte ajo tragjedi. Vetëdorëzimi është jo vetëm për lehtësimin e pozitës së tij, por dhe sqarimin e ngjarjes. Ai nuk ka qenë i dënuar më parë dhe ai ende është në gjenje të rënduar dhe nuk e kupton se pse ka ndodhur kjo ngjarje, pasi nga ana e tij nuk ka pasur as tentativë të tillë dhe as organizimin për ndonjë atentat. Klienti im kishte marrëdhënie të mira me viktimën dhe sot ai është i habitur se pse duhet të ndodhte kjo gjë. Me sa kam dijeni nuk ka pasur asnjë shkelje që të ndodhte kjo gjë. Rruga ligjore është bashkëpunim me prokurorinë dhe të sqarohen një sërë rrethanash që ne i kemi me pikëpyetje", tha avokati.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i Tauland Beqirajt në Vlorë, vetëdorëzohet në polici një nga autorët e dyshuar! Avokati mbrojtës: Klienti s'e di pse u përdorën armët


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?