Vlora ka 4 plazhe publike, pa pagesë ku pushuesit mund të qendrojnë me cadra e tyre por në terren, situata lë shumë për të dëshiruar.
Në një vëzhgim të Report TV në zonën turistike të Zvërnecit, vihet re mungesa e e një plazhi publik të aksesueshëm për pushuesit. Në vend të shezlonëve, janë vendosur vetëm çadra nga bashkia. Për më tepër, kushtet e higjienës lënë shumë për të dëshiruar, në kontrast me pastërtinë dhe rregullin e plazheve private.
"Nuk ka shezllonë, vetëm disa cadra të vjetra. Pjesa më e mirë është zënë nga privatët", tha një pushues, ndërsa një tjeter tregon grumbujt e plehrave të papastruara në rërë.
Në Plazhin e Vjetër mungojnë çadrat, rojet, pastërtia dhe çdo shërbim tjetër. Në Lungomare, vetëm një segment pranë ish-Akademisë së Marinës, bashkia ka vendosur cadra dhe dushe falas, por pak më tutje, situata ndryshon.
Në Orikum, plazhi publik është mes gurëve dhe betoneve, për shkak të punimeve për zgjatimin e Lungomares. Pa asnjë komoditet për pushuesit. Mungesa e rojeve të plazhit është problem në gjithë vijen bregdetare.
Në Lezhë, sezoni veror ka nisur me një riorganizim të plazheve publike. Ndryshe nga Vlora plazhet po mirëmbahen por pushuesit paguajnë për shërbimin.
Besmir Frroku, administrator i ‘Lezha Invest’ tha se “kemi rritur ndjeshëm hapësirat publike”. Sipas tij, ka vende ku pushuesit mund të qendrojne falas, por ka dhe plazhe të menaxhuara ku një çadër kushton nga 300 deri në 500 lek.
Me nje vije bregdetare prej 52 km, nga Rana e Hedhun deri ne Tale janë lënë 268 parcela për plazhe publike.
Komente

Në Orikum ku ta gjesh mes gurëve e betonave. Në Orikum si gjatë vitit me 3-4 mijë banorë, si në pikun e sezonit me 3-4 fishin e banorëve që arrin të paktën 10 mijë, makina e plehrave kalon max 1 herë në ditë. Përfytyrojeni vetë tani sa pastër është. Pastrues këmbësor nuk kam parë kurrë. Për mos thënë dhe për një fushë disa hektarë ku shkarkohen mbeturinat e gjithë zonës, mbase edhe mbeturinat e pasanikëve të palasës. Mjafton hapni google maps dhe në fund të bypass-it “panoramik” që na dhuroi kryeministri, pak metra para rrethrrotullimit që ndan rrugën Orikum-Llogara do të gjeni një fushë të madhe plehrash. Rroftë Shqipëria turistike…!!!
PërgjigjuPlazhet e Vlores qe jane publike jane plot me mbeturina kurse ne Lezhe jane te paster por me pagese , atehere keni ngateruar adrese se krahasimi behet midis plazheve publike dhe jo njerit qe eshte me pagese dhe tjetri pa pagese ok ?
Përgjigju