VIDEO-ja e superpolicëve të KÇK-së që do të 'luftojnë' kriminelët dhe trafikantët! Rama: Të hënën në terren

1 Shkurt 2020, 15:27| Përditesimi: 1 Shkurt 2020, 20:12

  • Share

TIRANË- Të maskuar dhe të trajnuar për më se 6 muajsh, specifikisht të një ngarkese të lartë fizike...kjo është skuadra e Operacionit Forca e Ligjit që do të luftojnë kriminelët. Kjo strukturë ka qenë ekzistuese në Policinë e Shtetit, por me krijim i SPAK, do të jetë mekanizmi me anë të së cilit do të vihet në zbatimi ligjit special i miratuar ditën djeshme me akt normativ nga qeveria, Anti-KÇK. Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video nga një moment i stërvitjes së këtyre "superpolicëve" që pritet të dalin në terren ditën e hënë.

"OFL (Operacioni Forca e Ligjit) është Njësia Speciale që pas 6 muajsh trainimesh të specializuara dhe stërvitjeje me ngarkesë të lartë fizike, del në terren ditën e hënë për të zbatuar në bashkëpunim me SPAK-un, Ligjin Special të sapomiratuar për masat pasurore ndaj personave të dënuar ose akuzuar për krim të organizuar", shkruan Rama. 

Postimi i plotë i kryeministrit Edi Rama

Paketa ligjore Anti-KÇK ka hyrë në fuqi ditën e djeshme, në fokus të së cilës do të jetë masat pasurore ndaj krimit të organizuar. Fokusi i vetëm i ligjit anti-KÇK do të jetë pasuria e kriminelëve dhe terroristëve, që janë në hetim ose të dënuar brenda ose jashtë vendit me vendim të formës së prerë për krime të rënda, vrasje, trafik droge, grup të strukturuar kriminal, terrorizëm dhe 44 vepra penale te tjera. Ndryshe nga sa ishte parashikuar në fillim, në draftin final, janë hequr akuzat për shpërdorim detyre të zyrtarëve, korrupsioni i çfarë do lloj forme, përfshirë atë zgjedhor, por edhe atë të gjyqtarëve dhe prokurorëve.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Shah-mat: 03/02/2020 02:26

    O rrusha , komentoni kot. Ka plan me i rene njerezve te thjeshte ne qafe,mendoj. Flisni kot,politike jo Zgjedhje jo Shperdorim detyre jo Korrupsion jo Zytare jo Mileti te palosur 2she e ka gati

    Përgjigju
  • Ersida: 02/02/2020 10:05

    Asnje force policore nuk mund te preki kokat se i takon te arrestoj presidentin,kryeministrin,ministrat e deputetet.Nuk behet kurr ky vend

    Përgjigju
  • Suada: 01/02/2020 23:24

    Kjo skuader policore duhet ti eliminoj dhe jo ti arrestoj kriminelet.Nuk behet kurr ky vend me arrestime pasi dalin nga burgu dhe prap kriminel ngelin.Duhej te ishte nje grup special sekret dhe jo te reklamohet ne facebook.Rendesi ka veprimi e jo reklama.

    Përgjigju
  • Bobobo: 01/02/2020 18:10

    Kete stervitje e ben edhe gjyshja ime 85 vjece..po nejse kur te bejn aksionin keta le te pin nga 2 dopjo raki edhe te nisen ne aksion qe ti dali frika ..

    Përgjigju
  • AltinTop: 01/02/2020 18:03

    Krimi luftohet me fakte...pak rendesi ka forca policore...kto i kapin, te nesermen dalin...u be e modes kjo

    Përgjigju
  • Elda: 01/02/2020 16:52

    Kjo njesi speciale duhet te jet gjithmon ne anonimat,asnje pjestar nuk duhet te njihet dhe te jet sekret dhe i maskuar.Uroj te asgjesojn kokat dhe jo hajdut ordiner.Te shohim cfar autoblindash do i ket ble qeveria pasi ato nuk mund te luftojn krimin me bicikleta.Kam shum pak besim por mbase dhe ndryshon vertet ndonje gje ne ket vend te qelbur.

    Përgjigju
    • Hasani por..: 02/02/2020 04:45

      Eee elda do jet ne anonim se do luftojn me mushkonjat ne lushnje me mish te pjekur ne vlore dhe ne tiran me tallava dhe ne veri me cifteli hajt ta gezojm policin .. nuk behet ky vend o popull..!

  • Alush: 01/02/2020 16:48

    Ne Terren per te pire kafe

    Përgjigju
  • ren: 01/02/2020 16:29

    te henen do dalin ne terren te japin fukarenjt qe vjedhin shpia dhe bicikleta, kurse politikane gjygjtare prokurore ministra presidenta kryeministra qe neser e tutje jan t elire te bejne cte duan, jo se 30 vjet nuk. kan bere cte duan por ligji KÇK nuk i prek fare, kshuqe bjerini ne top o plehra politikane, se ne burg dihet kush do shkoj fukarai shkret qe edhe nese ben ndonje gabim e ben sepse esht shum fukara.

    Përgjigju
  • Gezim.i vecante per Popullin..: 01/02/2020 16:27

    Me ne fund Populli ,,Prinder Nena dhe Femije,,,do te Jetojne te qehte .. Nuk do te kete me Njerez Arusha ". Toke zanun" por do te kete fuqia e Ligjit... Plus Kriminelet as brima e miut nuk do ti te me...

    Përgjigju
  • Une: 01/02/2020 16:25

    Them se nuk luftohet kunder krimit vetem me pompa toke. Edhe policine me te afte ne bote te kesh nuk lufton dot kur ke gjykates edhe prokurore te korruptuar/te pa afte. Edhe kjo reklame eshte e destinuar te deshtoje pa suportin e juridikut

    Përgjigju
    • Ilir Hoxha: 01/02/2020 20:01

      Kurse unë them,për kafshët e egra ,në qoft se ato do kishin ligj pa perjashtim ,të gjitha kafshët e mëdha mishngrënëse ,do ishin të denancuara nga kafshët e vogla ,po e njëjt është edhe me njerzit ,bëni ligjet si tu interesojë ,po sa për drejtësi ,as ka pasur as ka e as do të ketë ,se ligjin e bën Maliqi .

    • Ne tiron: 01/02/2020 17:18

      Drejt e thene

    • Toni: 01/02/2020 16:57

  • Blenard: 01/02/2020 16:24

    Rama per ke ishte kjo kck per horrat apo morrat? Po reforma rama ku esht? Po presim ne apo do te votoim dhe njeher se te duhet kohe dhe nje 4 vjecar tjeter se kshu e keni ju 40 everi 20 sala i do dhe ti o burr15 te tjera pastai flasim bandita jeni te gjith

    Përgjigju
  • Lusi Nishtulla: 01/02/2020 16:21

    Ke do kapin? Po ne durres kane b... me kap ndonji kto forcat e tuja speciale? Edhe pronat dhe tendetat e portit dihet kush i ka fitu ne durres nuk e ke kaq te veshtire po ske b.....me i bo gjo attne.

    Përgjigju
  • Cufi: 01/02/2020 16:15

    Keto pune behen ne vere o debile....ne dimer ben det e mund te mbytesh,,,me pwshkarexha po mundet ne dimer....

    Përgjigju
  • Kledi: 01/02/2020 16:14

    Jam kurioz te shikoj llojin e blindave dhe armatimit qe do ken si pajisje....apo do i nxjerin dhe kto cuna me vetura e furgona sic nxjerin RENEAN?

    Përgjigju
  • Arbër: 01/02/2020 16:08

    Kjo është njisia yte personale prandaj, leri llafet se populli nuk është duke ngrën bar...!!!

    Përgjigju
  • ani: 01/02/2020 16:03

    hahahah nje strukture tjeter ne kurriz te taksapaguesve. nuk mendoj se ka nevoje per polic, se prej kohesh ky i joni eshte kthy ne shtet policor, por ka nevoje me ik me vrap nga ky vend qe ska shanc te behet

    Përgjigju
  • shqip: 01/02/2020 15:59

    E frikshme qenka si ISIS ne europe. Kto do vjedhin hajdutat me ligj tani

    Përgjigju
  • Kafsha: 01/02/2020 15:58

    Më në fund... dërrmojini gjith bajgat ku janë e ku s janë nga Konispoli në Vermosh qe degjeneruan vendin dhe emrin e vendit për 30 vjet! Mblidhni minjtë!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?