Shtëpia e deputetit të Partisë Demokratike, Xhelal Mziu, në rrugën “Arjan Sala” në Kamëz, u trondit në mesnatë nga shpërthimi i një sasie tritoli, vendosur pranë saj. Në momentin e shpërthimit, në banesë ndodhej vetëm deputeti Xhelal Mziu dhe bashkëshortja e tij. Fatmirësisht, nuk ka pasur persona të lënduar.
Deputeti i PD-së tha se nuk kishte konflikte me njeri dhe se armik kishte vetëm Edi Ramën, duke i dhënë mesazhit drejtim politik. Ndërkaq, nisur nga kjo ngjarje e rëndë, ra në sy edhe vila e deputetit të PD-së, Xhelal Mziu, ku vetëm rrethimi, palma dhe gjelbërimi dukej se kanë kushtuar dhjetëra mijëra euro.
Xhelal Mziu, kryetar i Bashkisë Kamëz për 3 mandate, e ka deklaruar pranë ILDKPKI vilën 2-katëshe në vlerën 5.7 milionë lekë, shumë e cila nuk mbulon as vlerën e dyerve. Deputeti Mziu deklaron se të ardhurat për ndërtimin e vilës burojnë nga puna si emigrant në Greqi para viteve 2000, rrogat dhe një kredi bankare.
Pamjet e vilës janë një indicie për SPAK për të nisur një hetim ndaj Xhelal Mziut për mashtrim me deklarimin e pasurisë dhe pastrim të mundshëm parash. Kujtojmë se Xhelal Mziu u arrestua në fund të vitit 2013 për afera me tenderat, por doli shumë shpejt nga burgu dhe arriti ta mbyllte dosjen me lehtësi.
Mziu është lakuar se është pronar i kamufluar i disa pallateve në Kamëz dhe i një hoteli në Golem, produkt i dyshuar i aferave korruptive kur drejtonte Bashkinë e Kamzës./Prapaskena
Komente

Greqia eshte vendi me fukara ne BE.Sot pagesa mujore me e ulet ne Greqi eshte 780 euro.Ne vitet qe ka qene Xhelali ne Greqi si emigrant dmth para vitit 2000 ka qene 670 euro.Ku i paska kursyer kaq shume euro?Mendoj se problemi eshte ma akut.Ndofta eshte marre ne Greqi me narkotik,ndrydhe nuk ka spjegim.Te verifikohen pagesat mujore te Xheles e te .nxirret konkluzioni
PërgjigjuKjo është hsjdutëri me përmasa galopante,a do tju kërkohet ndonjë herë këtyre shpellarëve se ku i kanë gjetur milionat,as Enveri nuk e ka pasur një vilë të tillë ky derr maloku që ka ardhur nga muti somës.
PërgjigjuFakti qe eshte vene ne murin rrethues, qe po shfrytezohet nga vete personi per ta politizuar, tregon se dinamiti eshte vene me porosine e tij.
PërgjigjuPyesni Shkelqim Ganin ate ustain me cizme qe e ka justifikuar gjithe keto kohe e nuk e ka kallzuar. Eshte usta ai per keto raste se i duhen leket per ne angli ku ka filluar nje “jete te re”
Përgjigju