Fruta pylli

Vlerat ushqyese të frutave të pyllit

6 Gusht, 22:34| Përditesimi: 6 Gusht, 22:44

  • Share

Përveçse të shijshme frutat e pyllit kanë edhe shumë vlera shëndetësore për organizmin tonë. Në këtë artikull do të njiheni me disa nga arsyet pse duhet t’i konsumoni frutat e pyllit në dietën tuaj të përditshme.

Të pasuara antioksidantë
Frutat e pyllit përmbajnë antioksidantë, të cilët ndihmojnë në kontrollin e radikaleve të lira. Këto të fundit, edhe pse të dobishme në sasi të vogla, mund të dëmtojnë qelizat tona kur prania e tyre është shumë e lartë, duke shkaktuar tek to stres oksidativ. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve ul ndjeshëm rrezikun për t’u prekur nga sëmundjet.

Balancojnë sheqerin në gjak
Studimet tregojnë se frutat e pyllit mund të mbrojnë qelizat tuaja nga nivelet e larta të sheqerit në gjak, të ndihmojnë në rritjen e ndjeshmërisë ndaj insulinës dhe të reduktojnë nivelet e sheqerit në gjak.

Të pasura me fibra
Frutat e pyllit janë një burim i shkëlqyer fibrash. Konsumi i fibrave ngadalëson lëvizjen e ushqimit në aparatin tuaj tretës, duke zvogëluar urinë dhe duke rritur ndjesinë e ngopjes.

Përmbajnë lëndë ushqyese
Përveç faktit që përmbajnë sasi të larta antioksidantësh, ato gjithashtu janë plot e përplot me vitamina dhe minerale. Frutat e pyllit, veçanërisht luleshtrydhet, janë të pasura me Vitaminë C.

Kanë veti anti-inflamatore
Frutat e pyllit kanë veti anti-inflamatore. Në përgjithësi inflamacioni është mënyra me të cilën trupi juaj i përgjigjet infeksioneve apo dëmtimeve të tjera, por me ritmin e jetesës së sotshme inflamacioni është pothuajse gjithmonë i pranishëm si pasojë e stresit, mungesës së aktivitetit fizik, kequshqyerjes, etj. Për këtë arsye, këto fruta janë të domosdoshme në regjimin tuaj.

Ndihmojnë në uljen e niveleve të kolesterolit
Frutat e pyllit janë shumë të mira për shëndetin e zemrës. Mjedra dhe boronica ndihmojnë në uljen e kolesterolit te njerëzit mbipeshë ose me sindromë metabolike. Përveç kësaj, ato kanë efekt parandalues në oksidimin apo dëmtimin e kolesterolit të keq (LDL), i cili është një ndër faktorët e sëmundjeve të zemrës.

Të mira për shëndetin e lëkurës
Frutat e pyllit mund të ndihmojnë në reduktimin ose parandalimin e formimit të rrudhave të lëkurës. Përmbajtja e lartë e antioksidantëve mbajtjen nën kontroll radikalet e lira si dhe bllokon prodhimin e enzimave të cilat zbërthejnë kolagjenin i cili është përgjegjës për strukturën dhe elasticitetin e lëkurës.

Mund të kenë veti anti kancerogjene
Disa antioksidantë tek frutat e pyllit, duke përfshirë antocianinat, acidin ellagjik dhe rezveratrolin, mund të reduktojnë rrezikun ndaj kancerit. 

Mund të konsumohen në pothuajse të gjitha llojet e dietave
Frutat e pyllit mund të konsumohen edhe kur jeni me dietë për shkak të kalorive të ulëta që përmbajnë.

Njerëzit që duhet ta shmangin përdorimin e tyre janë ata të cilët nuk duhet të konsumojnë fibra si pasojë e problemeve me tretjen ose ata që janë alergjikë kundrejt tyre. Alergjitë më të zakonshme janë ato ndaj luleshtrydheve.

Mbajnë arteriet tuaja të shëndetshme
Frutat e pyllit përmirësojnë ndjeshëm funksionin endotelial te njerëzit e shëndetshëm, individët me sindromë metabolike dhe duhanpirësit. Ato ndihmojnë në kontrollin e presionit të gjakut si dhe parandalojnë mpiksjen e gjakut.

Xh.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?