Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës. Nga ky qark, PS e cila ka marrë 9 mandate në total, fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e hapur (4 burra dhe 1 grua). I pari më i votuari është Damian Gjiknuri me 10.031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota. I treti më i votuari në këtë qark është edhe Ardit Biodo, një prej figurave më të spikatura që Rama përzgjodhi si kandidat për deputet, i cili ka arritur që të sigurojë mandat edhe pse ishte në listë të hapur. Ndërkohë, është duke u pritur numërimi i votës së diasporës për të parë nëse Vasil Llajo do të ruajë karrigen në Parlament apo do të jetë Klevis Kaso.
Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve
Ndërkohë, koalicioni i Sali Berishës në qarkun e Vlorës nuk merr asnjë deputet nga lista e hapur, pasi ka mbetur me vetëm 3 mandate. Kështu, Berishës i digjet edhe një prej deputetëve të listës së sigurt Artird Hoxha. Në Kuvend nga PD futen vetëm 3 deputetët e listës së mbyllur.
Në tabelë mund të shihni votimet për secilin kandidat
Lajmi kryesor:
Numërohen votat e kandidatëve/ PS merr 37 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm 7! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë! Tabaku e para nga PD, Meta s’futet në Kuvend
SI.E./ReportTv.al