Politikë

Vlora/ Kush janë kandidatët e PS që futen në Kuvend, Gjiknuri mbledh 10 mijë vota! Berishës i digjet edhe një nga lista e sigurt

14 Maj, 09:43| Përditesimi: 14 Maj, 14:04

  • Share

Në Qarkun e Vlorës ka përfunduar numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ndërkohë që vijon vetëm numërimi i votës së diasporës. Nga ky qark, PS e cila ka marrë 9 mandate në total, fut në Kuvend 5 deputetë nga lista e hapur (4 burra dhe 1 grua). I pari më i votuari është Damian Gjiknuri me 10.031 vota, i ndjekur nga Vullnet Sinaj me 8757 vota. I treti më i votuari në këtë qark është edhe Ardit Biodo, një prej figurave më të spikatura që Rama përzgjodhi si kandidat për deputet, i cili ka arritur që të sigurojë mandat edhe pse ishte në listë të hapur. Ndërkohë, është duke u pritur numërimi i votës së diasporës për të parë nëse Vasil Llajo do të ruajë karrigen në Parlament apo do të jetë Klevis Kaso.

Kliko këtu për të lexuar përditësimin e rezultateve në kohë reale dhe votat e kandidatëve

Deputetët e PS për Qarkun Vlorë
Bledar Çuçi (lista e mbyllur)
Zamira Sinaj (lista e mbyllur)
Erjona Ismaili (lista e mbyllur)
Pirro Vengu (lista e mbyllur)
Damian Gjiknuri 10.031 vota (lista e hapur)
Vullnet Sinaj 8757 vota (lista e hapur)
Ardit Bido 7360 vota (lista e hapur)
Bruna Mersini 4892 vota (lista e hapur)
Vasil Llajo 4894 vota (lista e hapur)

Ndërkohë, koalicioni i Sali Berishës në qarkun e Vlorës nuk merr asnjë deputet nga lista e hapur, pasi ka mbetur me vetëm 3 mandate. Kështu, Berishës i digjet edhe një prej deputetëve të listës së sigurt Artird Hoxha. Në Kuvend nga PD futen vetëm 3 deputetët e listës së mbyllur.

Deputetët e PD-ASHM në Vlorë (lista e mbyllur)
Bujar Leskaj
Ina Zhupa
Vangjel Dule--aleat nga PBDNJ

Në tabelë mund të shihni votimet për secilin kandidat


Lajmi kryesor:

Numërohen votat e kandidatëve/ PS merr 37 deputetë nga lista e hapur, PD vetëm 7! Gonxhja kryeson në Tiranë, Gjiknuri në Vlorë, Sara Mila më e votuara! Tabaku e para nga PD, Meta s’futet në Kuvend


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A do ndikojë vota diasporës në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve?