Viti 2025 do ta gjejë Vlorën me një projekt të ri, me muzeun Hebraik që projektohet nga studio izraelite Kimel Eshkolot.
“Muzeu hebraik i ka kaluar të gjitha proceset ligjore që do të thotë fillimisht është kryer procedura e shpronësimit të godinës ku do implementohet muzeu Hebraik shqiptar. Pas miratimit të projektit konstruktiv dhe aritektonik , faza e zbatimit do zgjasi dy vite dhe brenda vitit 2025 qytetit të Vlorës ti shtohet muzeu hebraik”, tha kreu i drejtorisë rajonale të trashëgimisë Vlorë.
Pas likuidimit të shpronësisë së mëparshme dhe kalimit të pronësisë për Ministrinë së Kulturës dhe drejtorisë rajonale të trashëgimisë Vlorë, është vijuar me ftesat kombëtare dhe ndërkombëtare për të krijuar projekte.
Orges Feimi ka konfirmuar se do të jete një muze me te gjithë aksesoret e nevojshëm qe konfirmon bashkëjetesën mes hebrenjve dhe shqiptareve në Vlorë , kryesisht në periudhën e Holokaustit dhe duke konfirmuar ndihmën që shqiptaret i dhanë komunitetit hebre në Vlorë. Janë tejkaluar tashmë te gjitha fazat e nevojshme dhe pritet vetëm nisja e punimeve.
“Muzeu do të jetë në qendrën historike shumë pranë vendit ku kanë jetuar hebrenjtë në Vlore në godinën e ish-klubi patriotik “Labëria”. Hebrenjtë në Vlorë kanë një histori të gjatë bashkëjetese ndërsa muzeu nxjerr në pah edhe mbrojtjen që vlonjatët dhe shqiptarët u dhanë hebrenjve gjatë holokaustit . Sipas informacioneve kanë qenë rreth 200 familje në Vlorë, të cilat kanë jetuar dhe bashkëvepruar me vlonjatet deri në largimin e tyre nga Shqipëria”, tha Feimi.
Muzeu hebraik është i katërti pas muzeut Kombëtar të Pavarësisë, Etnografik dhe atij Historik.