VLORË - Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:30 në fshatin Dukat Fushë, ku një mjet tip ‘Audi’ dhe një 'Fiat' janë përplasur me njëri-tjetrin.
Policia njofton se është vënë nën hetim drejtuesi i 'Audit', Fadil Bodo, 22 vjeç, pasi dyshohet të ketë qenë ai shkaktar i aksidentit, ndërsa kanë mbetur të plagosur 2 pasagjerët që udhëtonin me 22-vjeçarin, Flavio Qepi, 20 vjeç, dhe D.K., 21 vjeç. Ky i fundit është dërguar për trajtim mjekësor më të specializuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Po ashtu, i lënduar ka mbetur dhe drejtuesi i automjetit 'Fiat', Gabriel Lazemetaj, 20 vjeç.
"Po këta specialistë referuan materiale në Prokurori dhe nisën procedimin penal për shtetasin F. B., 22 vjeç, pasi më datë 06.09.2025, rreth orës 01:30, në aksin rrugor Orikum-Himarë, duke drejtuar automjetin tip “Audi”, është përplasur me automjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin G. L., 20 vjeç. Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të dëmtuar dy drejtuesit dhe 2 pasagjerët në automjetin “Audi”, shtetasit F. Q., 20 vjeç, dhe D. K., 21 vjeç. Ky i fundit është transportuar në Spitalin e Traumës, për ndihmë mjekësore të specializuar, ndërkohë që 3 shtetasit e tjerë ndodhen në spitalin e Vlorës",- njofton policia.
Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.
Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.
Komente
