Kronikë

Vlorë/ Aksident i dyfishtë në Dukat-Fushë, 4 të plagosur, 2 prej tyre në gjendje të rëndë! Shkak dyshohet shpejtësia

6 Shtator, 07:00| Përditesimi: 6 Shtator, 08:32

  • Share

Vlorë-Një aksident i rëndë është regjistruar në mesnatë rreth orës 01:00 në fshatin Dukat Fushë, ku një mjet tip ‘Audi’ dhe një Fiat janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të plagosur 4 persona, prej të cilëve 2 ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa dy të tjerë kanë marrë lëndime dhe po marrin ndihmën e parë mjekësore.

Paraprakisht dyshohet se përplasja ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së lartë dhe humbjes së kontrollit nga një prej drejtuesve të automjeteve.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit.

Xh.K/r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me propozimin e Ramës për heqjen e depozitave të ujit nga pallatet?