Report Tv ka zbuluar detaje të reja lidhur me arrestimin e Spartak Dyrmishit në Vlorë. 45-vjeçari ishte në kërkim nga Greqia pasi akuzohet si përdhunues serial i disa grave dhe vajzave në shtetin fqinj.
Sapo konstatoi se ishte shpallur në kërkim, Dyrmishi u arratis drejt vendlindjes së tij, Vlorë. Ai ishte në monitorim prej ditësh nga efektivët në Vlorë, sapo ishin lajmëruar nga autoritetet greke.
Dy ditë më parë, policia kishte tentuar të ndërhynte sërish në banesë por askush nuk ishte përgjigjur. 45-vjeçari jetonte aty me qira dhe prej dy ditësh ishte ngujuar në banesën e tij me derë të blinduar. Efektivi i policisë u fut nga ballkoni i banesës së autorit me qëllim kapjen e tij.
Lajmi kryesor:
Abuzoi seksualisht dhe dhunoi disa gra e vajza në Greqi, prangoset në Vlorë 45-vjeçari shqiptar, i dorëzohet autoriteteve greke! Autori: S'kam bërë asgjë
G.MO/ReportTv.al