VLORË- Dy persona janë arrestuar në lidhje me vdekjen e 17-vjeçarit, Jaup Bekotaraj që u godit aksidentalisht nga një skrep në një kantier ndërtimi ditën e djeshme. Ata janë Ersel Mullai, 32 vjeç, me detyrë drejtues teknik dhe Bujar Xhakeri, 29 vjeç, me detyrë manovrator i mjetit gërmues. Ata u arrestuan gjatë punimeve për hapjen e një shesh parkimi në lagjen "Ujë i Ftohtë", ku goditën me mjetin gërmues 17-vjeçarin duke e lënë të vdekur në vend.
Policia ka marrë kamerat e sigurisë në disa biznese për të vërtetuar nëse ai punonte atje apo jo. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se 17-vjeçari ka qenë në kantier dhe brenda ndodhen 2 fadroma. Në momentin e ngjarjes të dy fadromat kanë qenë të ndezura çka hedh dyshime se 17-vjeçari punonte pa kontratë në kantier për shkak të moshës së mitur. Policia po kqyr kamerat e sigurisë për të marrë intenerarin e ngjarjes dhe për këtë priten të merren në pyetje e të shoqërohen të tjerë persona.
Ah vlorezeza thuaj..
Përgjigju