Banorët e fshatit Resulaj, të bas ku çifti i të moshuarve Eqerem dhe Mynyre Zykaj, 80 dhe 75 vjeç humbën jetën pasditen e sotme tregojnë se ata kishin pasur probleme me energjinë.
Më tha se është këputur teli. I thashë thirr elektricistët, se do të zërë korrenti. Bëri hatanë e zezë dhe e zuri korrenti”
Ndërkohë një tjetër banore tregon se kishte parë momentin kur po dilte flakë nga kabulli.
Ata tregojnë se fshati i tyre vuan prej mungesës së dritave por dhe të ujit.
“Ne vuajmë nga dritat. Një orë ujë në ditë. Kemi qenë 3 ditë pa drita. Kemi marrë në telefon. E lidhim me alumin telin ditë për ditë“ thotë banorja.
Ata thonë se janë ankuar por askush nuk është përgjigjur.
“I marrim në telefon dhe nuk përgjigjen”
Lajmi kryesor:
Ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës
S.G//ReportTv.al