Infektimet me COVID bien në rang vendi, por shqetësim mbeten plazhet! Në Vlorë dhe Shkodër gjysma e testimeve pozitive! Mjekët: Të prekurit të izolohen në hotele

Gjatë muajit korrik numri i pushuesve të prekur nga Covid-19 është rritur ndjeshëm. Epidemiologu i Vlorës Agron Bashllari tha se ka 250 testime që kryhen në ditë, gjysma e rezultojnë pozitiv.

‘Nga mesi i qershorit, por sidomos nis nga fillimi i korrikut e deri më sot ka rritje të ndjeshme të rasteve krahashuar me periudhën e mëparshme. Pozitiviteti ka arritur në 50 për qind. Pra në të gjitha pikat e testimit ku ne marrim mostra, 50 për qind dalin pozitiv, por duhet thënë se shenjat klinike janë të lehta’, tha Bashllari.

E njëjta situatë është në skajin verior, në plazhin e Velipojës. Mjeket e qendrave verore shëndetësore tregojnë se kryhen çdo ditë me dhjetëra teste të shpejta.

‘Sot kemi bërë 15 tamponë, 11 kanë dalë pozitivë! Kur pushuesit kanë shenja të lehta izolohet në shtëpi apo hotelin ku janë akomoduar, ndërsa kur kanë komplikacione i dërgojmë në qendra më të specializuara’, tha Elvana Rrogami, mjeke e qendrës verore shëndetësore Velipojë.

‘Jemi në kohë pandemie, bëjmë çdo ditë tamponë dhe rastet qe dalin pozitiv me tamponë lidhemi me DSHP dhe raportohen si raste Covid’, u shpreh Eliesa Bekteshi, mjeke e qendrës verore shëndetësore në Rjoll.

Qendrat shëndetësore verore që operojnë përgjatë zonës turistike Velipojë –Rrjoll përpos rasteve Covid-19 përballen dhe me fluks të shtuar të pacienteve me simptoma të helmimit, pickimeve e tensionit të lartë arterial.

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Andi: 11/07/2022 20:33

    Haha e bukur sot bien rastet me covid, sot u bene 550 testime, shume paskeni bere, dhe nga keto 400 testime Jane bere vetem nga privati.

    Përgjigju
  • Dr llambi Subashi: 11/07/2022 17:57

    Sa të kemi Agron Bashllarin mjekun më të shquar të Vlorë që ka shpëtuar mijëra jetë njerëzish mos e kini frikë covidin,ai bashkë me gruan e tij që mbysin shkollat e Vlorës me veshje të ashtuquajtura veshje nxënësi e kanë në dorë situatën .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?