Një gomone 10 metra e gjatë u gjet e fshehur në një kamion të ngarkuar me jonxhë. Policia kishte informacion për mjetin lundrues qe po transportohej në mënyrë ilegale dhe ndërhyri mbrëmjen e djeshme në fermën ku u parkua kamioni në fshatin Babicë.
Operacioni i nisur mbrëmë në orën 22:00 po vijon ende në fshatin Babicë të Vlorës. Marrin pjesë efektivët e operacionales, antidrogës dhe forcave shqiponja.
Burime për Report TV thanë se janë kryer kontrolle dhe janë dy të arrestuar, të dyshuar për trafik droge. Në pranga kanë rënë Eduard Alikal dhe Feta Shametaj, të cilët rezultojnë me precedent penal edhe në shtetin Italian.
Ata janë arrestuar pasi gjykata italiane i ka dënuar për vjedhje me dhunë dhe aksioni ka qenë me qëllim ekstradim.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një eskavator. Është ndaluar ndërkohë pronari i objektit ku fshihej gomonia që dyshohej se do të kryhej trafik.
Dy persona të cilët ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar akuzohen për trafikim të mjeteve motorike dhe të agrikulturës u arrestuan për gomonen e gjetur brenda kamionit me jonxhë.
Gjithashtu është sekuestruar edhe një eskavator.
Është ndaluar ndërkohë pronari i objektit ku fshihej gomonia që dyshohej se do të kryhej trafik.
Disa persona janë arrestuar nga policia për gomonen e gjetur në Babicë të Vlorës. Ndërkohë që vijojnë kontrollet e banesave për të zbardhur më shumë detaje mbi gomonen e gjetur që dyshohet se do të përdorej për trafik.
Burime bëjnë me dije se janë sekuestruar edhe disa mjete të tjera lundruese ndërsa policia vijon mbikëqyrjen e vendit të ngjarjes.