Foto ilustruese

Vlorë/ Ishte duke u larë në det, mbytet në plazhin e Zvërnecit një 45-vjeçar

6 Shtator 2022, 10:24| Përditesimi: 6 Shtator 2022, 14:19

  • Share

VLORË- Ditën e sotme një 45-vjeçar me iniciale E.B  nga Korça, në Plazhin e Zvërnecit është mbytur aksidentalisht në det.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Ka pasur jo pak raste të mbytjeve aksidentale të pushuesve sidomos gjatë muajve ku plazhet janë frekuentuar nga një numër i madh personash si vendas dhe të huaj.

Nisur nga numri i  jetëve të humbura në plazhet e vendit është ngritur dhe problematika lidhur me praninë dhe rolin e vrojtuesve në parandalimin e tragjedive të tilla.

Report Tv , në rastin e Plazhit të Vlorës ka bërë një vëzhgim, ku dukej qartë se mungesa e kullave të vrojtimit,  e ndërsa ato që janë, duket se janë bosh, në vend që duhet të ishte një person i trajnuar dhe certifikuar dhe i gatshëm në çdo rast për të ndërhyrë në çdo rast emergjence si dhe në dhënien e ndihmës së parë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?