Vlorw- Aksioni për pastrimin dhe lirimin e hapësirave publike në Vlorë ka vijuar edhe në orët e mbrëmjes së sotme.
Struktura të Policisë së Vlorës, forcat e policisë rrugore, si dhe drejtues të Bashkisë së Vlorës, ndodhen sërish në terren për të monitoruar situatën dhe për të ndërhyrë aty ku është e nevojshme.
Këtë mbrëmje, vëmendja është përqendruar te mjetet e parkuara në zona që janë hapësira publike, të cilat po largohen me karrotrec. Të gjitha automjetet e bllokuara transportohen në pika të caktuara bllokimi, ku më pas ndaj pronarëve të tyre vendosen edhe masa administrative.
Sipas autoriteteve, aksioni do të vijojë deri në orët e para të mëngjesit, me qëllim lirimin e plotë të të gjitha hapësirave publike të zëna në mënyrë të paligjshme.
Komente

Vazhdoni me Tiranën,filloni me pedonalen që është kthyer në një pisllik mbushur me biznese...
PërgjigjuZoti kryetar te shikohet edhe shkodra , lagja gjuhadol dhe pedonale Jane zaptuar nga karriget e lokaleve , ndotja akustike ne maksimum .
Përgjigju