Policia jep detaje lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Resulaj të Vlorës.
Në fshatin “Resulaj”, Vlorë, rreth orës 18:45, shtetasit E.Z 80 vjeç dhe bashkëshortja e tij shtetasja M.Z, 75 vjeçe, duke ujitur në arë, dyshohet se kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë kanë ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Lajmi kryesor:
Ranë në kontakt me rrymën, ndërrojnë jetë burrë e grua në Resulaj të Vlorës
S.G//ReportTv.al